𝗞𝗮 𝗻𝗶𝘀𝘂𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗱𝗿𝗮 𝘁𝘂𝗿𝗶 𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗶 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗿𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲̈𝗻 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲.

0
49

Kryetari i Grupit Parlmentar të PD Enkelejd Alibeaj i shoqeruar nga deputetët Dhurata Çupi e Roland Bejko diskutuan me demokratët e Shkodrës këtë reformë.
Alibeaj tha se ka vetëm 2 alternativa që do mbështeten nga opozita, korigjimi i reformës territoriale ose në të kundërt, nëse maxhoranca nuk pranon, të lihet kështu si është, por jo lojra të tjera.
Enkelejd Alibeaj: 2 alternativa ka për ne kjo reformë. E para korigjimi i saj e dyta të ngelet sic është. Kjo është sfida që kemi ne. Bashkite u shnderruan ne vende pune, pastaj ku beheshin tendera dhe pastaj makineri per te prodhuar rezultatin e 25 prillit. Sot Bashkitë janë jane kthyer në model të pushtetit qendror, larg qytetarëve. Është asgjesuar pushteti vendor, prandaj duhet orientuar kjo reformë e pushtetit lokal.
Nevoja e dytë e kësaj reforme është demokracia. Vendi vuan sot. Përqendrimi pushteteve është në një dorë, atë të kryeministrit. Kryetarët e Bashkive jane vartës të kryeministrit edhe pse zgjidhen si ai me vote. Me një fishkëllimë i mbledh në salla dhe ju bën gjyq publik. Kjo është shenjë e demokracisë. Marrëdhënia e vetme që kanë kryetarët e Bashkive me qytetarët, janë taksa e tarifa por që mungojnë sherbimet. Nuk ke ku të ankohesh. Pra kjo duhet riparë.”
Enkelejd Alibeaj: Me këto takime synojmë të tërheqim ekspertizat më të mira kudo në Shqiperi. Synojmë të marrim më të mirën për PD. Cfarë duhet të arrijmë: Autonominë! Duhet kemi Bashki dhe kryetar të cilët në krye te punëve të mos i shohin çfarë lemoshe i jep kryeministri kur bën buxhetin. Të jetë një reformë që i jep identitet dhe mundësi nje Bashkie që të vetëorganizohet. Reforma e pushtetit lokal nuk duhet të degradojë në një hartë ku vendosim kufijtë. Më e rëndesishme është lëvizja vertikale, pra marrja e kompetencave që i takojnë pushtetit lokal.

Burimi/Facebook/TV1 Channel – Shkodër