102 vjet nga vdekja e babait te kombit Ismail bej Vlores (Ismail Qemalit). 24 janar 1919 – 24 janar 2021.

0
139

Foto nga moment i daljes se arkivolit te babait te kombit Ismail bej Vlores nga xhamia e Agallinjeve (Agallareve) apo Çeshmes (Çezmes ose burimit) ne Vlore ku moren pjesë autoritetet më të larta të qeverisë, autoritetet lokale, autoritet “pushtuese italiane” dhe qytetarë të Vlorës.12/02/1919.
▪️Ismail bej Vlora vdiq ne 24 janar 1919 ne Peruxha te Italise, pas 19 ditesh pritjeje te padurueshme trupi u kthye ne vendlindje ne Vlore.
▪️Ishte dite e merkure me 12 shkurt 1919 nga ku u mbajten edhe dy fjalime nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi.
Mbas heshtjes u ekzekutua hymni mbretëror italian.
▪️Ishte ora 10:00 ku nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u nis për në Kaninë.
▪️Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj.
▪️Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh.
▪️Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme Jone të kompozitorit italian Petrella.
▪️Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga Djelmoshat e Vlorës, të shoqërisë me po këtë emër.
▪️Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria Djelmoshat e Vlorës dhe nga gazeta Kuvendi.
▪️Mbas këtyre vinte Shoqëria djaloshare.
▪️Pastaj ecte banda ushtarake që luante Marshin funebër.
▪️Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë.
▪️Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh.
▪️Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemtë e Ismail Qemalit.
▪️Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë.
▪️Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në Sheshin e Flamurit me 28 nëntor 1932.
▪️Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.
▪️Ismail bej Vlora u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora atje ku kishte dhene edhe amanetin.
«…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,- shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,- duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal bej Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit…”
Shkruar nga Vlora Ime.

Burimi/Facebook/Avokat Edmond Petraj