13 DHJETOR 1990 – PER MOS ME HARRUE!

0
97

MIQ! Me 13 Dhjetor 1990 populli antikomunist i Shkodres u ngrit ne nji protest kunder rregjimit politik,u ngrit ne mbrojtje te revoltes politike te Studenteve, si dhe u ngrit per te rrezuar nji her e pergjithmone Tiranine!!!!!!!
Asht hera e pare ne historine e komunizmit kur busti i Diktatorit hidhet poshte nga REVOLTA e popullit.
Dhe kjo nuk ndodhi rastesisht ne Shkoder, Shkodra me kohe e kishte filluar Revolucionin, e kishte filluar me Prek, Calin, me levizjen e Postribes, duke vazhduar ne vite me shperndarje traktesh kunder Komunizmit, me 14 JANARIN, tentativen per rrezimin e bustit te Stalinit, do ta vazhdonte me Demostraten ne varrimin e PELLUMB PELLUMBIT, djaloshit shkodran i cili pasi u kap ne kufi u vra nga forcat kufitare per tu sjelle ne Shkoder si “shembull”,( ne nje kohe kur vepra penale e arratisjes, ishte kthyer ne kalim te paligjshem te kufirit…… ku max i denimit ishte mase administrative oes thane ma mire GJOBE) pra u vra per tu nxjerr per shembull…..
Protesta vazhdoi ne format ma te ndryshme, derisa me fillim e revoltes studentore ne Tirane,kulmoi!!!!!!!!!
Kulmoi te nesermen e formimit te te parit formacion politik te pavarur PD……
formacion apo shoqate, politike e pavarur??????? ne perputhje me dispozitat ne fuqi(ramiz alia fjala para Pleniumit te KQPPSH)………..
Por le te kthehemi te na ne Shkoder.
Ate dite rreth ores 10-30 minuta jena mbledh para Universitetit, sepse ne takim do te vinte sekretari i pare!!!
disa nga ne kan depertu ne rradhet e studentave te cilet per hir te vertetes nuk ishin per linjen Radicale te Levizjes, dua te theksoj se gjihçka ka ndodhur ne menyren Spontane!!!! te vetmit qe na kan mbeshtet kan ken shoket dhe miqte e Gjimnazit “Jordan Misja” i cili ndodhej aty afer.
Ma pas Demostarta asht spostu nga lulishtja e Universitetit drejt Qendres.besoj se turma ka fillu te rritej hap pas hapit,te kryqzimi i dollarit jena kthy majtas, ne fillim te rruges ishte pllakate me emrin
“RRUGA ENVER HOXHA” Aty asht ngrit nji shok e mik i joni OLSI LORJA me te cilin fatkeqsisht as ne miqt e as familja nuk ka kontakt qysh ate nate, dhe me nji çekiç e ka thyer!!!! Aty besoj se Protesta ka marr qellimin e vet politik, gjate rruges degjoheshin thirrjet:
ENVER-HITLER
NEXHMIJE-RRUSPIJE
LIRI-DEMOKRACI
E DONA SHQYPIN-SI TAN EUROPA
SE MJAFT NE ROBERI
O E MJERA SHQIPERI
O DJEM RREMBENI ARMET E
JA VDEKJE -JA LIRI…..
KTO KAN KEN THIRRJET DHE KANGA E CILA KA SHOQNU TAN PROTESTEN DERI KUR U FUTEN NE LOJ SIGURIMI I SHTETIT them Sigurimi i shtetit se manej Protesta degjeneroi, u kthye ne thyerje te vitrinave dhe dyqaneve, duke vjedhur dhe plaçkitur ate qfare i “kishte” mbijetuar sistemit….. dua te theksoj nje detaj:
Ate dite shum prej dyqaneve mbylllen, duke filluar te ” ruanin” mallin shitesie dhe shiteset e moren neper shtepite e tyre, pra e hoqen nga dyqanet!!!!
me fillimet e Demokracise shum prej tyre u gjenden me nji kapital!!!!!!!!!!!
nejse edhe ky nji detaj i “pa vlere”……….
Te kthehemi te Protesta…………
turma ka marr drejtimin edhe nji here nga Truma e Dugajve te reja, ne kry te rruges ne krahin e majte te saj, ka ken nji dyqan librash!!!! ku numrin me te madh e kishte propoganda politike, vepra te diktatorit,histori e PPSH etj, etj, kesaj dugaje jan nxjerr librat jashte dhe jua vu flaka!!!!! Jashte pra dhe jo brenda, pse e them kete se qellimi jon nuk ishte shkaterrimi i prones se perbashket ose private(se e dishim se dugajt ishin te privatve edhe pse ishin te shtetizume), qellimi jon ishte shkaterrimi i çdo lidhje qe kishte Diktatura me jeten e perditshme.
Me pas kena pas konfrontimin e pare me Policine gati perballe me VETSHERBIMIN aty per hir te se vertetes, balle per balle kam pasm shefin e policise, (i cili ishte edhe kojshi i jemi) na ka ba thirrje qe te protestoni por pa thyer dhe djegur!!!! dikush nga pas nesh e ka qelluar me gur apo diçka te tille sepse asht rrazu para meje tan gjak, e kena marr bashke me shpoket e tjer dhe spostu, aty shum prej pjesmarresve kan fillu me luargu nga friga e reagimit te policise, situat e cila u kap ne dor menjiher dhe njerzit u rigrumbulluan, protesta vazhdoi, Dilaverin(Dilaver Papare) keshtu quhej shefi i Policise i Shkodres, e cuan ne spital.
Ndersa ne vazhduam me Protesten, protest e cila kulmoi me perballjen e dyte me policine te Gastranomi, aty ku policia qelloi ne ajer, ndersa ne me gur te cilet u moren ne rrugen para lulishtes 1Maji sepse ishte nji kanal i hapun ne krah te rruges!!!!
me pas policia asht terheq, i jena afru bustit para Komitetit Ekzekutiv, nga godina e komitetit te Partise shihej levizje trupash ushtarake, nje oficer nga cepi i murit qellonte drejt turmes, ku kan mbetur te plagosur shum persona……
nji nder ta asht
BEPIN ZEFI, ose (Bep torta)
pas disa tentativave per rrezimin, duke mos ja arritur qellimit asht perdor lende plasese dinamit, me tentativen e pare busti eshte shkaterruar, “dikush” ka hyp siper dhe ka urinuar siper tij!!!!!!!!!!
Ate person e njeh Shkodra e njohin ata qe ishin me te………
Me pas asht shku te Rdio Shkodra ku ka has qendresen e forcave te rendit te cilat per hir te se vertetes nuk ishin instruktuar sesi te perballeshin me nje revolte.. Per ta çdo kush qe ngrihej kunder ishte ARMIK i Partise!!!!!!!!!
rreth ores 15-30 personalisht edhe nene shoqerin e shum prej miqeve dhe shokeve qe ishim jam largu per ne banese sepse e pashe dhe vendosem qe te largoheshim, qellimi jon ishte arritur, ndersa tani revolta po merrte nje drejtim tjeter……
Kjo asht e verteta e 13 DHJETORIT 1990 e perjetume ne vet te pare, sigurisht ka shum njerez te cilet e kane perjetu ne momente ne ndryshme, ne kande te ndryshme vezhgimit dhe veprimit. Kjo asht e verteta jeme per at dite!!!!!!!!!!!!!
Jam arrestu dhe denuar per vepren pernale te DIVERSION IDEOLLOGJIK
ORGANIZIM I BANDAVE TE ARMATOSURA ME QELLIM RREZIMIN E PUSHTETIT POPULLOR
TERRORIZEM,(si personi qe kisha perdorur dinamit si te busti dhe te radio shkodra)
Bashke me mua jane arrestuar dhe denuar:
PAULIN GJOMPALI
HYSEN KULLOLLI(paste rahmet)
BEPIN ZEFI(TORTA)
ARTUR MEKSHI
ARDIAN RRAGAMI
PAULIN NOSHA
SOKOL NDOJ
ROLAND PRELA
Gjithashtu jan arrestuar dhe denuar me masa administative shum shok e miq per pjesmarrje ne miting te paligjshem.
jane masakruar ne dhomat e izolimit te komisariatit te Shkodres.
Du me kujtu me respekt te gjith ata persona te cilet nuk jetojn ma:
Te gjith ata shok, miq, te cilet ashtu sukur un kan marr rruget e Kurbetit duke mos pas alternativ ne vendin ton…
du me kujtu:
te gjith rinine e lagjes SARREQ, DERGUT, RUS, (KATOLIK E MUSLIMAN)
SKENDERBEG, PARRUC, ARRA E MADHE,XHABIJEJT, e shum e shum te tjere.
SOT KJO DIT NUK KUJTOHET NGA PUSHT-TETI SEPSE SHKODRA I INTERESON VETEM PER TU PERDORUR, SHKODRANET JANE TE MARRE( (do te deklaronte dikur nji drejtus politik)
Por kjo DITE NUK DO TE HARROHET KURRE NGA PROTAGONISTET E ASAJ DITE, NGA FAMILJARET E TYRE TE CILET PER GATI NJE VIT U SOLLEN BURGUT TE SPACIT PER TI TAKUAR DHE MBESHTETUR, NUK DOT HARROHEN NGA SHKODRA DHE SHKODRANET
RROFT LIRIA DHE DEMOKRACIA
POSHTE KLYSHAT E KUQ
POSHTE NEOKOMUNISTAT
RROFT SHQYPNIJA.
me respekt
SOKOL DRRASATI

Burimi/Facebook/Shabe Ndoc