13-vite pa mjeshtrin Nazmi Lishi!

0
24

📆Mjeshtri i fizarmonikës shkodrane dhe më gjërë, Nazmi Lishi lindi më 20 Qershor 1950 dhe ndërroi jetë më 15 Shtator 2009
Rrjedh nga një familje muzikantësh të traditës popullore.
🪗Për disa vite me formacionin e Estradës Profesioniste të Shkodrës,të drejtuar prej tij,dha shumë koncerte të muzikës popullore dhe asaj të lehtë,duke i dhënë këtij formacion një frymëmarrje të re,më rinore dhe duke arritur kulmet e karrierës së tij pikërisht me këtë formacion.
📆Në vitin 1976 drejton formacionin e vogël orkestral në Festivalin e RTSH Tirana,ku dhe u vlerësua më diplomë.
📍Në vitin 1979,kontributi i tij ishte maksimal,kishte arritur të depërtojë në zemrat e artëdashësve kudo ku përformoi,puna e tij e palodhur premtonte një rizgjim të kulturës së qytetit të Shkodrës.

Burimi/Facebook/RTSH Shkodra