16 shkurti i 1919 – U themelua klubi i futbollit Vllaznia.

0
83

16 shkurti i 1919 mbahet mend në Shkodër, pasi zyrtarisht u themelua klubi i futbollit Vllaznia. Në 102 vite histori, kuqeblutë ia kanë dalë të sigurojnë 17 trofe të rëndësishëm në Shqipëri. Vllaznia ka fituar 9 herë kampionatin e Kategorisë Superiore, 6 herë Kupën e Republikës dhe 2 herë Superkupën. Por si nisi të luhej futboll në Shkodër?
Loja më e bukur në planet daton në Shkodrën e kulturës qysh në vitin 1908, kur prifti malazez Atë Gut Ruter solli me vete nga udhëtimet një top futbolli. Gjithçka mori rrjedhë në këtë moment, me topin që nuk do ndalej së qarkulluari.
Edhe pse jo si një klub sportiv i mirëfilltë, Indipendenca Shkodër nën drejtimin e Palokë Nikës nisi të fundksionojë në qytet deri në 1913, kur u zhvillua ndeshja e parë “zyrtare” me austro-hungarezët. Humbje 2-1 dhe Palokë Nika shëonon golin e parë dhe të vetëm.
Qysh prej asaj date e deri në konsolidimin si një klub futbolli, Vllaznia njeh datën 16 shkurt 1919 si formimin e një klubi profesionist, I cili është më i vjetri në Shqipëri./newsport.al