2 miliardë dollarë investim për portin e Durrësit/ Kunati i Bashës dhe njerëzit e tij fshihen pas kompanisë offshore

0
66

Erion Isufi, i njohur ndryshe si “kunati i Bashës”, njeriu i cili është akuzuar që ka marrë benefite nga kreu i PD, ka dalë sërish në skenë.

MCN tv, ka siguruar disa dokumente që vërtetojnë se si ky i fundit do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, përmes partneritetit me kompaninë Symphony Real Estate Development.

Kompania Symphony Real Estate Development vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Ajo ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

Dokumentet tregojnë se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar.

Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

Por kush është Oltion Hoxholli?

Nga të dhënat e QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Por, mesa duket, Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë Moveo Albania.

Erion Isufi, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i Moveo Albania, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit.’

Burimi/cna.al/