20 VITE ME RADIO KANALIN SHQIP- PROJEKT 21 !

0
32

Sot behen 20 vite qe filloi trasmetimi i radio kanalit shqip ne Danimarke – PROJEKT 21 ! Shume shpejt ky radio kanal shqip u be i njohur ane e mbane botes ku ka shqiptare .
Ky radio kanal shqip u quajte qe ne fillimet e tij – Radio e familjes, per vete programet qe ai trasmetonte, qe permbante programin e femijve, nje program shume i ndjekur , jo vetem nga femijet, por edhe nga te rriturit .
Nga kjo radio u organizua per 15 vite me ralle – Festivali i femijve . Nje festival qe filloi me femijet e bashkeatdhetarve ne Danimarke dhe me pas u pershkallezua, duke marre pjese femije te bashkeatdhetarve , nga Gjermania,Suedia, Norvegjia, Anglia . Femijet ne kete festival , kendonin, recitonin, vallezonin ,por njekohsisht amvisat shqiptare ne Danimarke, pregatisnin dhe kuzhinen shqiptare, me ushqime te bollshme , per mysafiret e pranishen ne kete aktivitet te rendesishem per femijet.
Por nuk duhet harruar se nga ky radio stacion u organizuan shume aksione humanitare , duke grumbulluar shuma te konsiderueshme te hollash , per operacione te ndryshme per femijet ne vendelindje, qe nuk kishin mundesi finaciare, per familje ne nevoje , por jane grumbulluar edhe para per te ndertuar shtepi. Po ashtu dhe per te ndihmuar familje te ushtarve te UCK dhe shume e shume ndihma te tjera.
Nuk u ndal asnjehere duke ndihmuar, por ky radiostacion percjell programe te ndryshme, informacione, intervista me figurat me te shquara, te politikes, te artit e te kultures, deputet, e gazetare, shkencetare, patriote, luftetare qe kane marre pjese ne tre luftrat ne trojet tona. Percjell muziken me te bukur dhe te zgjedhur shqipe 24 ore ne shtate ditet e javes.Programet drejtperdrejte jane nga studio e Shkupit, nga e hena ne te ejte, nga ora 19.00 – 22.00 dhe diteve te premte dhe te dielave, nga studio nr. 2 , nga ora 20.00 – 24.00 . apo me shume .
Radioja ka 5 vite qe nuk ndihmohet fare as nga shteti dhe sponesoret shqiptare ne Danimarke. Te gjitha shpenzimet mbulohet nga stafi i radios.
Stafi i radios eshte i hapur per bashkepunime, kush don te kontriboje , qofte ne mbeshtetetjen e tij me reklama te ndryshme, por dhe nese dikush ka nje ide, nje projekt eshte i mirepritur te bashkepunoje me stafin e radios, per te sjelle nje risi ne radio Projektin 21.
Stafi i radios falenderon te gjithe ata qe kontribuan, qe nga dita e pare e deri me sot , ne kete radio kanal shqip .
Gezuar te gjithve ! Kjo eshte nje dite gezimi per te gjithe per rrugen e bukur te 20 viteteve te radio kanalit shqip – PROJEKT 21 !

G E Z U A R !