30 VJET ME PARE U THEMELUA NE SHKODER,SHOQATA ATDHETARE-KULTURORE “KOSOVA”…!

0
155

Dashamir Uruçi

Me 5 Shkurt te vitit 1991 u themelua ne Shkoder,shoqata Atdhetare-Kulturore “KOSOVA”.
Kemi hyre keshtu ne vitin jubilar,ne 30 vjetorin e themelimit.
Natyrshem na vjen ndermend ajo nate e ftohte dimri ne nje nga ambientet kishes se Fretenve,ne Shkoder,ne ate kohe pallati i kultures apo kinema“PUNTORI”te cilin e drejtonte ne ato vite,artisti Bashkim Alibali.
Erdhen te gjithe themeluesit,te gjithe ata qe kishin dhene fjalen.
Situata ishte e elektrizuar, ishte e ngarkuar me eren e ndryshimeve te medha qe do te vinin.
Ishte shpallur krijimi i Partise Demokratike te Shqiperise dhe shqiptaret masivisht i dhane mbeshtetje kesaj Partie qe ishte vene ne krye te levizjes per ndryshim,ne krye te perpjekjeve per shembjen e sistemit komunist.
Menjehere,ne kete situate te re te krijuar ne Shqiperi hartova programin e statutin e shoqates “KOSOVA”.
Se bashku me Skender Drinin e Marketin Martinin filluam takimet me intelektuale te mirenjohur nga familje patriotike te Shkodres te cilet e desheronin pavaresine e Kosoves dhe bashkimin kombetar te shqiptarve.
Takuam Ahmet Osan,Jusuf Shpuzen,Perparim Durakun,Isa Alibalin,Bedri Islamin,Menduh Dergutin,Nikolle Tushen e te tjere.
Pasi rame dakort, te gjithe se bashku shkuam drejt nates themeluese te 5 shkurtit te vitit 1991.
Pranuam programin dhe statutin e organizates dhe i dhame fjalen njeri tjetrit per te punuar per Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare ne Ballkan.
Me pas, me ne u bashkuan Mentor Quku,Nexhat Grezda,Anton Fistani,Bajram Xhafa e shume te tjere.
Nisem veprimtarite ne te gjithe vendin dhe krijuam dege te shoqates “KOSOVA”,ne Tropoje,Kukes,Puke,Shkoder,Lezhe,Kruje,Durres,Tirane,Elbasan,Vlore e te tjere.
Me 2 shtator 1991 nxorem numrin e pare te gazetes “BESA”,organ i shoqates tone nderkohe ne i kishim propozuar nje gazetari e studiuesi te mirenjohur te merrte drejtimin e kesaj gazete.
Me vendimin nr.20 te majit 1991,kryesia e shoqates “Kosova” do te emeronte kryeredaktorin e pare dhe te fundit te gazetes “BESA”,patriotin Nikolla Spathari.
Per tre vjet me rradhe,ai do te nxirrte ne tregun politik te Shqiperise nje nga gazetat me te kerkuara te kohes.
Ajo do te shperndahej edhe ne Europe e deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Gazeten tone e bekuan Sami Repishti,Jup Kastrati,Din Mehmeti,Moikom Zeqo,Dritero Agolli,Martin Camaj e shume te tjere,te mirenjohur per kohen.
Shoqata “Kosova” do te punonte me perkushtim per te bere te njohur historine e Kosoves,genocidin e pashembullt te ushtruar nga shovinistet serbe, kunder popullit shqiptar te Kosoves i cili per me shume se 100 vjet do te vritej e dhunohej pa pushim duke detyruar bijte e bijat e saja me te mire te merrnin rrugen e kurbetit.
Shoqata e jone do te punonte per te sensibilizuar institucionet euro-atllantike si dhe personalitetet e politikes botrore per gjendjen shume te rende ne te cilen ndodhej populli shqiptar ne trojet e veta ne Ballkan.
Ne kete veprimtari te gjere se bashku me mua, pa u ndalur, 17 vjet me rradhe do te ishin Ahmet Osja e Nikolla Spathari te cilet mbeten deri ne fund, bashkepuntoret e mi me te afert.
Ne do ti shkruanim Presidenteve te Amerikes Bush e Klinton,organizates se Kombeve te Bashkuara,Institucioneve te Europes Komunitare e te tjere me thirrjen “NDIHMONI POPULLIN MARTIR TE KOSOVES”.
Kjo do te ishte edhe thirrja e pare publike ne Shqiperi per Kosoven ne fillimet e tranzicionit demokratik.
Ne muajin Shtator te vitit 1991 ne do te organizonim festivalin e pare mbarekombetar te kenges kushtuar Kosoves ndersa ne Nentor te vitit 1992 do te organizonim festivalin e dyte ku do te merrnin pjese per here te pare ne nje festival mbarekombetar kengetare nga te gjitha trojet ku jetonin shqiptare.
Per organizimin e ketyre festivaleve ne ngarkuam ISA ALIBALIN dhe profesorin e muzikes XHAVIT UJKANIN.
Pas gazetes “BESA”,shoqata e jone do te botonte edhe shume libra per levizjen tone kombetare te cilat do te plotsonin obligimet qe anetaret dhe aktivistet e saj kishin shpallur ne programin dhe statutin qe kishin pranuar ne diten historike te themelimit.
Ne vitet 1998 e 1999,organizata “KOSOVA” do te vihej teresisht ne mbeshtetje te luftes ne Kosove.
Ajo do te ndihmonte te ardhurit nga Kosova ne disa rrethe te vendit,do te mblidhte deshmite e luftes per tribunalin i Hages,do te organizonte veprimtari te njepasnjeshme per te ushqyer mikepritjen si dhe ndjenjen e larte te solidaritetit njerzor aq te nevojshme ne ato vite te tmerrshme e te paharruara te luftes.
Drejtues dhe aktiviste te shoqates “KOSOVA”do te ndihmonin e do te percillnin ilegalet e luftes çlirimtare si dhe do te dergonin ne Kosove, literature e materiale te tjera, ne ndihme te saj.
Qysh nga dita e themelimit e deri me 17 Shkurt 2008,deri diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves,intensivisht, organizata “KOSOVA” do te zhvillonte veprimtari atdhetare e Kulturore, ne sherbim te lirise e pavaresise ne Kosove.
Ajo do te vleresohej nga Presidenti MEJDANI me dekoraten e larte “NAIM FRASHERI I ARTE”.
Per veprimtarine e saj do te shkruanin studiuesit Hysen Matoshi,Emin Kabashi,Gazmend Shpuza,Fetnete Ramosaj e te tjere.
Ne veprimtarite e saj do te pershendesnin Rexhep Qosja,Idriz Ajeti,Paskal Milo,Pellumb Xhufi,Lulezim Hana,Bujar Hoxha…!
Ne kete vit jubilar te 30 vjetorit te themelimit kemi vendosur te publikojme ne faqen e UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE -USHC,here pas here, fotografi e dokumenta te ndryshme me te cilat do te sjellim ne kujtesen e veprimtarve tane e te publikut shqiptar, kontributin e shoqates “KOSOVA”ne vite, ne sherbim te atdheut,KOSOVES e kombit shqiptar…!