31 arsye pse sot jam me Lulzim Bashën?!

0
7

Nga Elvi FUNDO

Në një komunikim të fundit me Lulzim Bashën, disi të tensionuar të ditëve të fundit, kreu në minorancë i përkohshëm i Partisë Demokratike, shkruan se nuk do të donte kurrë të kishte dëgjuar nga unë apo CNA.al, një fjalë të mirë. Por, kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi thënë shumë fjalë të mira për Lulzim Bashën dhe kemi shumë arsye, ndoshta gati 30 arsye, pse jemi sot me Lulzim Bashën.

Gjithçka e fillojmë nga koha kur ka qënë ministër.
E para- U bë ministër i Transporteve, ndërtoi Rrugën e Kombit për dy vite. Sa bëri tenderin se pastaj iku me detyrë tjetër. Mëgjithëse rruga përfundoi shumë vonë, Luli e ndërtoi.

E dyta- Shkoi në Ministrinë e Jashtme. Firmosi marrëveshjen e ujërave territoriale me Greqinë dhe nuk fali asnjë centimeter, po asnjë cm të detit shqiptar. Por, pastaj e anulloi Gjykata Kushtetuese, Luli na mbrojti.

ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”
Protesta e 21 janarit 2011
E treta – Shkoi ministër i Brendshëm dhe nuk ka bërë asnjë gjë, asnjë krim. Bëri rend e siguri nuk ka lënë katër të vrarë në Bulevard, gjatë kohës që ka qënë ai ministër.

E katërta – U bë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por, si mund të mos jesh me Lulin, me atë Tram aq të bukur të ndërtuar në kryeqytet, që sot e ka zili jo vetëm Shqipëria, por gjithë Europa.

E pesta e disa të tjera – Futi Shqipërinë në NATO, na hoqi vizat etj. etj. etj. Ky i bëri të gjitha, se Luli ishte kryeministër, ministër Integrimi, ministër i Financave, edhe drejtor i pyjores, Luli ishte për 8 vite. U bë kryetar në vitin 2013, me vota të ndershme, me zor e bënë ai nuk donte.

E gjashta- Lulit ju lutën për kryetar, fitoi i vetëm. Garë e ndershme, as ndërhyrje asgjë, pati dhe Sali Berishën kundër dhe ja doli.

E shtata- Mblodhi Kundendin Kombëtar zgjodhi strukturat e partisë, zgjedhje në bazë, bashkoi partinë shumë fort. Grusht bashkuar rreth Lulit.

E teta – Në 2015 fitoi zgjedhjet lokale, pasi mori pjesë në Reformën Territoriale. Atje qëndroi fort dhe mori plot 14 bashki, pas një reforme të suksesshme, ku opozita ishte alternativë kryesore dhe forca që vendosi projektin e saj.

E nënta- Po si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, kur ai Ligjin e Arsimit të Lartë të Edi Ramës e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi.

E dhjeta- Ai mbështeti studentët në protestë, nuk I përçau, dhe nuk i tradhëtoi kurrë.

E njëmbëdhjeta – Si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, kur ai mori pjesë në Reformën në Drejtësi. Premtoi se nuk do ta votonte kurrë dhe kështu bëri.

E dymbëdhjeta- A ka arsye të mos thuash një fjalë të mirë për Lulzim Bashën, i cili më pas bëri gjithë ato akte të suksesshme dhe fitore. Nuk u fut në çadër. Nuk pranoi ta bënte atë,

E trembëdhjeta- Ai nuk bëri kurrë marrëveshje të fshehta me Edi Ramën , nuk pranoi kurrë 16 milionë euro për familjen e tij, por kundërshtoi Edi Ramën ashpër dhe e tronditi fort atë.

E katërmbëdhjeta- Kurrë nuk bashkëqeverisi e nuk pranoi lëmoshën e Ramës dhe Rilindjes, as ministra as drejtorë.

E pesëmbëdhjeta- Asnjëherë nuk i bëri vetë listat e kandidatëve për deputetë në 2017-ën. I bëri me me kryesinë, me diskutime, mblodhi Këshillin Kombëtar.

E gjashtëmbëdhjeta- Nuk hoqi asnjë njeri nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2017. Nuk u mbyll në zyrë, ishte i hapur, lista ishte spektakolae.

E shtatëmbëdhjeta -Po si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 2017 dhe solli PD në pushtet.

E tetëmbëdhjeta- Nuk mund të mos jesh me Lulzim Bashën, i cili edhe pse fitoi dha dorëheqjen. Kush nuk e di, e ka gabim. Nuk ngrin ai, kurrë.

E nëntëmbëdhjeta – E si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, kur kujton betejen në Unazën e Madhe. Nuk i tradhëtoi banorët, nuk i la vetëm. Megjithëse ai shkoi edhe kur policia shkoi t’i mësynte dhe i ktheu ata pas, forcat e Edi Ramës.

Protesta tek Rruga e Kombit
E njëzeta- Si mund të mos thuash një fjalë të mirë dhe të mbështesësh sot, Lulzim Bashën, kur nuk i tradhëtoi asnjëherë djemtë e Kukësit, të cilët nuk guxuan të protestonin për traun në Rrugën e Kombit. Luli ishte aty, i ngriti, protestoi me ta, ishte në krah të tyre. Nxori kunatin me zor nga zyrat e koncesionarit.

E njëzetenjëta- Ai ka folur kaq shumë për inceneratorët dhe korrupsionin e tyre. Nuk ka marrë kurrë lek nga ata. Ato që fliten lart e poshtë, janë të gjitha gënjeshtra.

E njëzet e dyta – Si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, i cili nuk i dogji kurrë mandatet e deputetëve dhe qëndroi stoik. Nuk pranoi kërkesën e amerikanëve për djegien e tyre.

E njëzet e dyta- Thjeshtë dhe lehtaz fitoi zgjedhjet lokale të 2019-ës. Nuk i bojkoton Luli zgjedhjet se i thonë amerikanët. Është njeriu që fitoi zgjedhjet lokale, nuk dha dorëheqjen. Ai qëndroi aty dhe udhëhoqi fitoren e partisë.

E njezet e treta- Ka ngritur grupe pune. Listat e kandidatëve që i bëri siç i votoi baza e partisë, Luli ia ka dhënë kompetencën popullit. Dhe siç i votoi anëtarësia, ashtu i çoi Luli në KQZ.Riciklimi i kandidatëve dhe përmbysja e komisionit të vlerësimi/ A është PD partia që duan qytetarët

E njëzet e katërta- Krijoi komisione vettingu në parti dhe mos i dëgjoi deri në fund. Ka ngritur grupe pune. Listat që bëri grupi i punës, pushtetin që kanë dashur ata në bazë, Luli ua ka dhënë. Listat i bëri siç i kërkuan ata dhee siç i votoi anëtarësia, ashtu i çoi Luli në KQZ.

E njëzet e pesta- Kush thotë që Lulzim Basha i bën vetë listat e kandidatëve për deputetë? Aspak. Nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë. Ai vuri ata që e meritonin. Thonë që mori ndonjë lek. Por, janë gënjeshtra. Janë të pavërteta.

E njëzet e gjashta- Hyri në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe fitoi. Po, si nuk do fitonte. Kush e diskutonte fitoren e tij. Luli është një lider që vetëm fitore ka. Ai ka bërë vetëm të mira. Nuk ka humbur kurrë. Ai vetëm kë fituar. Kështu ndodhi edhe në 25 prill.

E njëzet e shtata- I janë lutur të qëndrojë kryetar partie, edhe pas kësaj fitoreje. Por, u largua me dorëheqje.

E njëzet e teta- Nuk pranoi zgjedhje farsë në parti e shpejt e shpejt. Nuk pranon ai të kishte veprime të tilla.

E njëzet e nënta- Nuk e përçau kurrë Partinë Demokratike. Nuk përjashtoi një njeri nga partia. As Sali Berishën, që e rriti, e futi në parti, e bëri dhe kryetar. Luli jepte dorëheqjen, Berisha e mbante. Luli Basha nuk ka tradhëtuar kurrë. Ai është një lider i madh që këto të mira që i përmendëm më lart, ndoshta nuk i ka lexuar.

E tridhjeta- Po si nuk shtoi pasurinë me një qindarkë, nuk mori kurrë vila, kurrë para nga oligarkët. Po ku ka burrë më të ndërshëm se Lili.

E tridhjetë e njëta- Po si nuk gënjëu kurrë ky njeri. Sa i vërtetë, sa i sinqertë, sa i drejtë. Po s’bëri një pabësi kurrë, si nuk i hëngri fjalën një njeriu. Brilant, simbol i të vërtetës.

Është mbyllja e më poshtme që përveç 31 arsyeve na jep mundësinë të flasin dhe për disa gjëra të vogla, që ndihmojnë Lulin të jetë kaq i veçantë.

Fillon me ekipin e shkëlqyer dhe të sukseshëm të fitoreve, me të ndershmen Desada, me Ergysin, me Fitimin apapa çfarë ekipi. Po kunati, Odeta, instagrami i Aurelës me tigan, thinjat e tij fisnike….

Këto të gjitha, t’i lexojnë dhe t’i mësojnë ata që sot shajnë, kritikojnë, dhe shpifin ndaj kryetar Lulit. I cili ka bërë kaq e kaq të mira. Dhe ne shpresojmë që ai një ditë të mendohet shumë, të vërë dorën në zemër dhe të rrijë kryetar i partisë.

Të mos ikë, ashtu siç ka bërë. Të qëndrojë, sepse me gjithë këto të mira, ku do gjenim një Luli tjetër.

Kush tjetër mund ti kishte bërë kaq shumë të mira Shqipërisë dhe Partisë Demokratike, përveçse Lulit, i cili sot ka nevojë t’i lutemi të qëndrojë në krye të PD-së. T’i lutemi të qëndrojë kryeministër i vendit. T’i lutemi të qëndrojë kryetar i Bashkisë së Tiranës. T’i lutemi të qëndrojë ministër i Jashtëm. T’i lutemi të qëndrojë ministër i Brendshëm. T’i lutemi të qëndrojë ministër i Transporteve.

Le të jetë Luli gjithçka, sepse është më i miri.

Luli është më i bukur, është më i ndershëm. Luli është burrë. Dhe ato që thotë Gaz Bardhi lart e poshtë, nuk janë të vërteta.

Dhe këta kritikët e tjerë si Grida Duma, Ervin Salianji, apo Agron Gjekmarkaj, të gjithë këta që e kritikojnë Lulin, bashkë me ata që flasin e bëjnë zhurmë në grup parlamentar, nuk janë të vërtetë.

Luli është një lider i madh. Dhe meriton t’i ketë të gjitha. Ai dhe vetëm ai është më i miri.

Prandaj unë sot jam me Lulin./CNA.al