4 shkurt 2021 është 94 vjetori i lindjes së “ Artistit të Popullit “ Tano Banushi.

0
83

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij !
Athanas Banushi, i njohur nga publiku si Tano Banushi, lindi më 4 shkurt 1927 në Shkodër. Artist i Popullit, mjeshtër i humorit, që befasonte kurdoherė publikun me forcën e origjinalitetit tė vet, duke krijuar mbi 1000 role të paarritshme si Leo, Pashuku, Fotografi etj, tė cilat mbetėn nė thesarin e kulturės sonė teatrore. Mbi 1000 fytyrat e papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike.
Në dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi”, do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini. Për të vijuar më pas në komedinë “Pashuku” të F. Ndocaj 1946, në rolin e një shërbetori komik. Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve “Vasil Shanto” dhe me pas në rolin e marinarit në “Një tragjedi optimiste” të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë “Prefekti” të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te “Fejesa” e Çehovit; në rolin e Mazllumit te komedia “Hej moj babë” të J.Vojushit; në rolin e Leos te komedia “Këshilli i ndrikullave” të Sh.Mitës.
Në vitin 1958 krijohet estrada profesioniste e qytetit të Shkodrës.Tanoja eshtë një nga themeluesit e saj.
Tano Banushi interpretoi me qindra role nga më të ndryshmet si brigadier, nëpunës, shef, bojaxhi, fotograf etj, të cilat edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të paharruara në kujtesën e artdashësve të humorit. Tano Banushi është një figurë komplekse. Realist. Brenda nje shfaqjeje e shihje në role të ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e veçantë artistike. Tanoja ishte një aktor shumëplanesh. Brilant. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, parodinë, vaudeville, intermexon, etj. Ishte mjeshtër për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi. E personazhi që krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as palaço, por kishte humor të brendshëm, therës, kishte dramë. Një kujtim nga aktori, Mjeshtri i Madh, Bep Shiroka: Tanoja ishte aktori zëmadh i humorit shkodran dhe atij shqiptar. Vazhdues i denjë i humoristëve shkodran Kolë Tivari, Osos së Falltores, Hilë Gegës, etj, shkëlqeu në të gjitha zhanret e humorit. Aktor i madh, regjisor, poet, parodist, këngëtar, kitarrist, prestixhator. I vëmendshëm ndaj çdo roli për ta luajtur sa më mire.
Tano Banushi është vlersuar me tituj e medalje të ndryeshme, titulli ” Artist i Popullit” është një titull që përsonifikon dashurinë e popullit për këtë artist të madh. Tanoja u nga nga ne, me 7 gusht të vitit 1993.

Burimi/Facebook / Teatri Migjeni, Shkoder