5 vjet pas këngëtares së njohur, ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës

0
17

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës. Lajmin e ka konfirmuar vetë vajza e çiftit, Irma Rodiqi.
5 vjet pas këngëtares së njohur, ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës
16 Korrik, 2019
SHQIPËRI– Ndahet nga jeta bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Vaçe Zela, Pjetër Rodiqi.

Lajmin për vdekjen e Rodiqit e ka konfirmuar vetë vajza e çiftit, Irma Rodiqi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t’u kuruar nga nje sëundje e rëndë. Madje vetyëm pak kohë më parë Pjetër Rodiqi tha një intervistë ku edhe fliste lidhur me jetën e tij me këngëtaren e njohur.

(k.m/dosja.al)

13:51Vdes bashkëshorti i Vaçe Zelës, e bija përlot me dedikimin e saj: Do të kem gjithmonë në zemër
Irma Rodiqi
Pas ndarjes nga jeta të babait të saj, vajza e Vaçe Zelës dhe Pjetër Rodiqit, Irma ka përlotur rrjetin me dedikimin ndaj tij.

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Irma shkruan se tashmë babai i saj ishte kthyer në një yll në qiell dhe ndriçonte pranë të ëmës.

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi. Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij. Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.”

Irma Rodiqi