501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po të plaste lufta në Shqipëri (Foto)

0
41

Apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej shtabi i përgjithshëm madje dhe kuvendi popullore. Brenda bunkerit ku ishte vendosur dhoma e gjumit për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun.

Lufta Rusi-Ukrainë, shqiptarëve tashmë i ka sjell në vëmendje bunkerët, nëpër rrjete sociale shohim shumë komente për bunkerët e ndërtuar nga Enver Hoxha. Bunkeri më i veçantë në Shqipëri është ai anti-bërthamor i ndërtuar nga regjimi i asaj kohe.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, pas Luftës së II’të Botërore, bëri që shumë shtete të mobilizoheshin për mbrojtje në rast të përdorimit eventual të tyre. Në Shqipëri u ndërtuan 221 mijë e 143 bunkerë brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare.

Nëse do kishte luftë bërthamore Enver Hoxha dhe byroja politike e sistemit komunist planifikohej të strehoheshin te bunkeri anti bërthamor i ndërtuar nga regjimi komunist.

Bunkeri antibërthamor në periferi të Tiranës, një ndërtim gjigand 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve, ka 501 dhoma nën tokë, ku në rast lufte strehohej byroja politike.

Sipas një studimi bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton. Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses. Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë, tani ky bunker shfrytëzohet si galeri ekspozite për periudhën komuniste të Shqipërisë.

501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po
501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po
501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po
501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po

Burimi/VoxNEWS.al