A do ndryshojë sjellje E. Rama për Kosovën pas 25 Prillit 2021

0
48

Nga Skënder Sadri KAPITI

A do ta ndryshojë qëndrimin dhe sjelljen e tij kryeministri Rama në lidhje me Kosovën dhe ndaj politikës dhe shtetit të pavarur të Dardanisë?

Politikanët shqiptarë , politika dhe interesi i tyre personal duhet të jenë brënda interesit kombëtar dhe në pëputhje dhe në shërbim të vizionit, dhe dëshirës dhe të aspiratave kombëtare gjithshqiptare, ku Shqipëria e Kosova dhe interesi kombëtar të jetë mbi atë të pushtetit, mbi atë personal dhe mbi atë të politikës.

Urojmë që tani pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 në Shqipëri, dhe me rastin e fitores të së drejtës për ta qeverisur Shqipërinë edhe një mandat tjetër, urojmë që politika e Edi Ramës ta shohë nga afër Kosovën, ta shohë nga Prishtina dhe jo nga Beogradi; shpresojmë që ta dëgjojë dhe ta mbështesë Kosovën; shpresojmë që ai tashmë të ketë mësuar dhe që të mësojë realitetin historik të saj; shpresojmë që kryeministri i Shqipërisë të ndjejë shpirtërisht si shqiptar përgjegjësi dhe dhimbje për vuajtjet dhe sakrificat mbinjerëzore të popullit martir të Kosovës, dhe ta ndjejë edhe moralisht detyrën që duhet të ketë Shqipëria dhe ai si kryeministër në mbështetje të zhvillimit e të konsolidimit të shtetit të ri shqiptar të Kosovës, të interesit gjithshqiptar mbi atë politik,partizan e personal.

Urojmë dhe shpresojmë që ai të mos tregohet arrogant, as paternalist dhe as tallës dhe injorues ndaj politikës dhe shtetarëve të Kosovës, dhe të bashkëpunojë me politikën dhe institucionet e Kosovës dhe jo me Baton Haxhira dhe vetëm me me ata të cilët ai i ka shok e miq, se interesi kombëtar nuk është interes miqsh e shokësh.

Dhe aq më tepër , nuk mund të jesh pajtimtarë, dhe as shok e as mik me ata të cilët janë zhytur në krim e genocid dhe që janë armiq të vëllezërve e të bashkëkmbasve të tu.

Ai dhe qeveria e tij ta njohin genocidin serb dhe të bëjnë një rezulutë për ndëshkimin e tij; urojmë dhe besojmë që Rama të respektojë institucionet e Kosovës dhe vullnetin heroik, politik, demokratik e patriotik të popullit të Kosovës dhe të kontribuojë realisht për integrimin brënda shqiptar, shqiptaro-shqiptar së pari dhe jo për atë të minishengenit, pasi së pari është interesi kombëtar dhe pastaj ai rajonal e ballkanik.

Edi Rama e ka për detyrë kombëtare dhe kushtetuese si kryeministër i Shqipërisë për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve kudo në botë; për të kontribuar për njohjet ndërkombëtare dhe për integrimin e Kosovës, për mbrojtjen e sovranitetit të saj territorial kundër cdo tentive për ndarjen e saj , kundër përpjekjeve për coptimin e saj dhe të kontribuojë sa të mundet për integrimin e Kosovës në organizma dhe në organizatat ndërkombëtare.

Këtë pret Kosova nga Shqipëria.Kosova ka nevojë për Shqipërinë dhe jo për reklama, batuta e dukje simbolikash, takimesh e mbledhjesh rutinë dhe pa kurrfarë efekti si deri më tani.Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë pret Kosova nga Shqipëria.Kosova ka nevojë për Shqipërinë dhe jo për reklama, batuta e dukje simbolikash, takimesh e mbledhjesh rutinë dhe pa kurrfarë efekti si deri më tani.