A Duhet Ta Ndërroj Udhën Nëse Ma Kalon Rrugen Maca E Zeze ?

0
130

A duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me disa njerëz, po edhe besimtarë muslimanë, ndërrojnë kahen e tyre, gjegjësisht ndërrojnë qëndrimin e tyre kur i ndodh ndonjë gjë, apo kur i del diçka përpara, si për shembull macja (e zezë).Përgjigje:Besimtari musliman, i cili i ka besuar Allahut dhe ka besuar në kada dhe kader, nuk bën ta njollosë besimin e tij me kësi far paragjykimesh.Mush’rikët mekas e kanë pasur nga besimi i tyre, që para se të udhëtojnë, të shohin një zog nga do të fluturojë.

Nëse ka fluturuar nga ana e djathtë, kanë udhëtuar, e nëse ka fluturuar nga ana e majtë e kanë shtyrë udhëtimin.Në gjuhën arabe zogut i thonë “tajr” dhe nga kjo e kanë quajtur “tijere” këtë bindje të tyre. Me ardhjen e Islamit kjo besëtytni është zhdukur në mesin e arabëve muslimanë.Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me këtë ka thënë: “Et-tijeretu (oguri) është sh’irk”.

Po ashtu ka thënë: “Zogu fluturon sipas kaderit”, për t’u treguar atyre se zogu nuk fluturon për t’u treguar njerëzve, se a duhet të udhëtojnë, apo jo.Kështu duhet që një herë e përgjithmonë muslimanët të kuptojnë se edhe macja (e zezë) bredh sipas kaderit të Allahut e jo për t’i dhënë shenjë dikujt se duhet të kthehet nga rruga që ka marrë, apo jo.

Burimi: albislam.com