A E BANI A SE BANI !

0
90

Në shoqninë njërzore sgjuersia dhe marria s’kan kufi!
Njerëzit me inteligjencë normale me të drejt çuditen për zbulimet shkencore prej individëve me zgjuersi mbi normale dhe në të njajten kohë po ashtu çuditen dhe befasohen prej marrinave që të tjerë individë bajnë…!
Ngjarja që po kujtoj , sado e pabesueshme që mund të duket, ndodhi në nji klasë të Shkollës së Gurit të zi, në fillim të vitit 1969 ku unë isha i pranishem.
Me porosi të Partisë, Organizata e Bashkimeve Profesionale e mësueve të zonës së Gurit të zi, organizoi nji mbledhje me “shumë randësi”, së paku kështu na thanë, që do t’u zhvillonte në nji prej klasave të shkollës mbas përfundimit të ditës mësimore ! Kërkush nuk pat entuziazëm për kët njoftim sepse orari mbledhjes përkonte me orën kur autobusi i linies kalonte para shkollës dhe merrte mësuesat për Shkodër, megjithate “urdhni asht urdhën” dhe pjesëmarrja në mbledhje ishte e plotë.
Në podiumin drejtues ishte Sekretari i Partisë dhe Kryetari i Bashkimeve Profesioale (nivel lokal ). Mbledhjen e hapi Sekretari i Partisë i cili me nji ftyrë disi të mërzitun, por me za të fortë tha:
“Të nderuem arsimtarë, sot jemi mbledhë për nji ngjarje teper të randë me karakter moralo politik që ka ndodhë në zonën tonë me protagonist mësuesin e Rragamit me emën T.M. Me porosi të Partisë, shoqja L.S., brigadiere në Rragam, për me dhanë shëmbullin personal drejt emancipimit të femnes fshatare, para dy diëtve, kishte dalë në punë e veshun me pantallona dhe me fund syper tyne, mirpo ket veshje duket se nuk e ka aprovue mësuesi T.M. i cili tue mos vlerësue dhe mos aprovue porositë e Partise ( pasojë e origjinës së tij të deklasueme politike) për emncipimin e femnës fshatare ka mbajte qëndrim të keq tue demostrue nji veprim të pamoralshëm taman në momentin kur rastësisht para tij kishte kalue brigaderja L.S. ( Shënim: në mbledhje nuk ishin prezent as mësuesi T.M. e as brigadierja L.S )
Shokë arsimtarë, vazhdoi sekretari, sot kërkojmë mendimin tuej për ket ngjarje të shëmtueme që i kundërvehet politikës së partisë për emacipimin e grues si dhe masen e dënimit për mësuesin T.M.; A mundet me shërbye ma në arsim T.M. mbas kësaj ngjarje?
Heshtje në sallën e mbledhjes…, asnji person nuk e mori fjalën ! Ndoshta edhe për arësyen e thjeshtë se megjithse sekretari mbajti nji ligjerate mjaft të gjatë asnjeni nuk e kishte kuptue se çka kishte ba konkretisht mësuesi T.M. për me u dënue !
Mbas pak, dikush pyeti: – Mirë more shoku sekretar po e japim mendimin tonë për mësuesin T.M., por çka paska pasë ba ky T.M. se nuk e kuptuem ?
Sekretari: – Ka demostrue sjelljen ma të poshtme, ate që s’ma ban goja me e thanë!
Zani i dytë prej salle: – Thueje he burrë se nuk jemi adoloshenta, çka ka muejt me i ba në sy të tanve mësuesi T.M. shoqes brigadiere L.S.?, ishalla s’e ka hangër me dhamë ? ; të qeshuna në sallë, situata po merrte tjeter rrugë…!
Sekretari filloi me u ba nervoz dhe ndërhyni me shpejtësi : – More a merrni vesh se xhesti i T.M. asht kaq i ndytë sa nuk me lejon morali personal me e deklarue para jush në mbledhje!
Zani i tretë prej salle: – a ka dëshmitar të ngjarjes kaq skandaloze që paska ba T.M. ?
Sekretari: – jo nuk ka, kemi vetem denoncimin e brigadierës L.S.!
Zani i katërt prej salle: – po mësuesi T.M. çka thotë ?
Sekretari: – ai, T.M. mohon gjithëçka!
Zani i pestë prej salle: – Asht e kotë, shoku sekretar, që kërkoni mendimin tonë për nji ngjarje të cilën na nuk e kemi të qartë sepse as dëshmitarë nuk ka, por s’pari fajin e keni ju që nuk na e keni sqarue, bjeri shkurt e drejtë; për çfarë xhesti të poshtër akuzohet mësuesi T.M. ?
Përballë kërkesës së drejtë të sallës, sekretari ra ngusht, deshti me folë , por nuk mbrriti se ju muer goja, ishte ba djersë, por ma në fund e mblodhi veten dhe bërtiti më za të naltë aq sa dikush që nuk e kishte mendje aspak te mbledhja edhe u tremb !

  • Po, po…, po më detyroini…, mësuesi T.M. i ka…, i ka p…dh brigadierës L.S. !
    Të qeshuna në sallë, tashma mbledhja ishta ba si estradë…dhe kur fillon kjo situatë hajde e ndale!
    Nji za prej salle: – po ndoshta… mësuesi T.M e ka ba me goje dhe jo me…
    Përgjigje aty për aty prej salle: – kjo asht edhe ma e randë se nuk i ka shpëtu, por e ka ba me qëllim…
    Të qeshuna kolektive në sallë…por disa goditje të forta të tavolinës e kthyen në çast seriozitetin, ishte Kryetari i Bashkimeve Profesionale që ju drejtue sallës:
  • shokë ju kërkoj me e trajtue me seriozitet problemin
    Në çast ndërhymje prej sallës: – Po çfarë serioziteti, a e dini se na keni mbledhë kot. Askush nuk e verteton ” a e ka ba a s’e ka ba” mësuesi T.M. dhe me qenë se nuk kemi qenë prezent dhe ju nuk keni dëshmitarë , na nuk jemi të bindun për ngjarjen, pra sot nuk mund të japim asnji mendim, unë po çohem e shkoj se boll ma…
    Kaq ishte, mbas tij u çuen të tanë në kambë dhe mbledhja përfundoi pa marrë asnji vendim! Sekretari i partisë nuk mu duk se mbeti edhe aq keq për dështimin e mbledhjes, në fund të fundit ai e kishte ba punën e tij simbas urdhnit prej nalt…!
    ” Por nji gja m’pat mbetë pa da, mësuesi i Ragamit …, a e pat ba a s’e pat ba?!
    Shënim: Inicialet T.M. dhe L.S. nuk kanë lidhje me emnat e vertetë të personzheve.
    F.G.
    ( Pjesë e librit ” Dromca kujtimesh” i dërguem për botim.)

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes