A e dini pse popujt Skandinavë janë njerëzit më të lumtur në botë?

0
194

Shtetet skandinave si Suedia, Norvegjia, Islanda, Danimarka dhe Finlanda nëpër shumë anketa rradhiten si vendet me njerëzit më të lumtur në botë, si për nga jetesa ashtu edhe për nga standardi jetësorë.

Konkretisht, këto vende kanë qenë përherë në dhjetëshen e parë në Raportin Botëror të Lumturisë që kur u lansua për herë të parë në 2013.

Sipas Bright Side kjo nuk mund të jetë një rastësi dhe patjetër që ka diçka të veçantë, që i bën popujt skandinavë të veçohen nga pjesa tjetër e botës.

Ata vlerësojnë ekuilibrin në jetë

Skandinavët nuk mundohen të bëhen miliarderë. Ata dinë të jenë efikasë në punë, por poashtu kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë e tyre dhe u kushtojnë kohë pasioneve dhe hobeve të tyre.

Skandinavëve u pëlqen të kalojnë kohë në natyrë

Kalimi i kohës në natyrë mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj fizik dhe me ndor. Edhe pse motit të ftohtë, skandinavët dinë tëkënaqen me natyrën rreth tyre. Ata madje kanë një thënie: “Nuk ka mot të keq, vetëm rrobat të këqija”.

U besojnë të tjerëve

Të jesh i aftë të besosh te të tjerët do të thotë se ata besojnë se të tjerët janë po aq të ndershëm sa ata dhe se të gjithë kujdesen për të mirën e përbashkët. Kështu që ndërveprimet shoqërore bëhen më të mira, ashtu si janë raportet që ndërtojnë skandinavët.