A është Elita e sotme Politike – Elita që duhet të drejtojë vendin?

0
73

Frederik Ruço
Në një komb kur populli rri heshtur do jetë i rrezikuar për zhdukje nëse nuk i delë për zot elita Kombëtare me taban atmëmdhetar. Theksoj!!! Nëse një individ që i përket ati (X) kombi dhe nuk merret me politik mbrojtëse kombëtare, duhet të largohet ose përzën.
Duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe ndodhitë gjatë Shekujve XX-XXI e sidomos pas viteve 90’ta; kundruall kësaj edhe duke bërë një retrospektivë të historisë të paktën nga fillimet e Pavarësisë të 28 Nëntorit të 1912tës, që s’bashku bëhen 108 vite, ka dalë në pah se kush janë grupet elitarë që e kanë drejtuar vendin tonë, dhe pasojat që kanë sjellur qytetarëve në Shqipërin e copëtuar gjeografikisht nga pazaret e fuqive të mëdha.
Përse gjatë këtyre 108 viteve të “pavarësisë”, Shqipëria nuk ka qënë e stabilizuar as nga ana politike as nga ana ekonomiko-financiare, dhe as nga ana social-kulturor-fetare? Sepse s’kemi patur mbrojtje prej elitave në fjalë? Shqipëria: në fillimin e shekullit të XVIIII është lënë pasdore apostafat nga ndikimet mbretërive të Europës që u krijuan pas shekullit IX dhe ka vazhduar deri më sot, dhe kjo është nga arësyet bazë.
Dihet që gjatë 108 viteve “pavarësi” në Shqipëri; përjashto 1945-1990, ka patur cdo 7-11 vjet çrregullime politiko-sociale-ekonomiko-kulturore. Pse kanë ndodhur? Përsëri elita politike e varur nga konspiracionet. Dihet gjithashtu se Shqipërisë i u shkëput nga trungu i saj një pjesë e territoreve dhe bashkë me të edhe një pjesë e popullatës. Sipas statistikave 3/5 e sipërfaqes dhe ½ e popullatës mbeti jashtë trungut bazë. Dhe gjatë gjithë 108 viteve të fundit, vetëm nga Shqipëria janë larguar me periudha të caktuara me qindra mijra vetë.
Gjatë luftës së parë botërore disa dhjetra mijra, në fund të luftës së dytë botërore disa dhjetra mijra të tjerë, dhe sigurisht gjatë ndërrimit të sistemeve në 90’-92, 97-98’, eksodet qenë politiko-ekonomike. Pra; nga 1990-2013 janë larguar 1/3 e popullsisë shqiptare apo 1.3 milionë njerëz. Në trojet shqiptare, eksodi ka qënë më i madh në Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali Zi. Duke përfshir të dyja Luftrat Botërore, janë larguar ose dëbuar nga Shqipëria, rreth 05 milionë shqiptarë.
Gjatë periudhës së Titos janë larguar apo emigruar rreth 560 mijë njerëz për në Turqi apo në Gjermani dhe në perëndim. Largimet masive të popullatës shqiptare të pas viteve`90, konsiderohen nga më të mëdhatë e të gjithë shekujve dhe krahasohen me eksodin masiv pas vdekjes së Skëndërbeut.
Atëhere ku qëndron problemi; përse Shqipëria nuk ecën përpara? Përse ka vonesa në integrim, dhe përse ka konflikte të mëdha politike-ekonomike sidomos në kohët e sotme? Mesa duket problemi kryesor krahas problemeve të tjera kombëtare, elita e këtyre 108 vjetëvë nuk ka qenë e aftë a po e ka qenë dhe vazhdon të jetë e kapur nga konspiracionet. Kërtu qëndron “thembra e Akilit”. Sot është domosdoshmëri që shqiptarët të zgjedhin vërtet një elit që të ketë dëshirën me zemër drejt Kauzës.