A mund të jesh pro amerikan…?

0
62

Nga Kastriot Islami

Në Shqipëri ka shumë individë që janë pro amerikanë por ka edhe shumë që hiqen se janë pro amerikanë pa qenë. Madje ka disa prej tyre që mbahen për pro amerikanë thjesht e vetëm për të përfituar por që në thelb janë anti-amerikanë…

Po ashtu ka disa individë shqiptarë e jo-shqiptarë, madje edhe me nacionalitet amerikan, që me sjelljet e veprimet e tyre përpiqen pa sukses ti shndërrojnë shqiptarët pro amerikanë në anti-amerikanë, siç ka edhe prej tyre që përpiqen të shesin për pro amerikanë disa shqiptarë që në thelb janë anti-amerikanë…

Ish-Sekretarin amerikan i Shtetit, nën dy presidentët, Ricard Nikson dhe Xherald Ford, Henri Kisinger, që aktualisht është 98 vjeç dhe konsiderohet një nga politikanët e urtë e parashikues amerikano-hebre, ka deklaruar se ‘të jesh armik i Amerikës mund të jetë e rrezikshme, por të jesh mik i saj është katastrofike …’ Për shumë shqiptarë pro amerikanë kjo thënie është invariante për qëndrimet e tyre…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, s’mjafton të duash të jesh i tillë, por mesa duket duhet të plotësosh disa ‘kritere/kushte’ të nevojshme… Së pari e mbi të gjitha duhet të duash lirinë, demokracinë e pluralizimin, pavarësinë e sovranitetin dhe të respektosh të drejtat themelore të njeriut, familjen, pronën e zotin…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të respektosh dhe luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të respektosh aftësitë, pra parimet e meritës, pra të jesh kundër paaftësisë, mediokritetit dhe injorancës…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të respektosh shtetin ligjor, kushtetutën, ligjet dhe institucionet…, pra të mos jesh voluntarist, arbitrar, abuziv, mashtrues…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të luftosh me ashpërsi e pa mëshirë pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, krimin e trafiqet, pra duhet të luftosh për vendosjen e demokracisë dhe garantimin e sigurisë e stabilitetit…të vendit tënd, të rajonit dhe të planetit…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të luftosh për drejtësi dhe sistem drejtësie të barabartë për të gjithë, profesional, të paanshëm dhe të pavarur nga politika e nga kushdo tjetër…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet që e gjithë sjellja dhe veprimet e tua të lidhen me të vërtetën dhe vetëm me të vërtetën, qoftë edhe duke sakrifikuar çdo gjë më të çmuar…qoftë edhe jetën…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të jesh aktiv dhe aspak klintelist e servil… apo kukull në duart e dikujt tjetër kushdo qoftë ai dhe sa do i pasur apo i fuqishëm qoftë ai…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet që mbrosh fuqimisht interesat e vendit tënd, por jo vetëm…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të jesh paqësor dhe kundër luftërave, kundër pushtimit, kundër shfrytëzimit e nënshtrimit të tjetrit…kundër dhunës e torturës…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, duhet të kontribuosh për zhvillimin e vëndit, rajonit, planetit…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, s’mjafton vetëm të duash apo aq më pak të hiqesh, por duhet të luftosh çdo minutë jo vetëm për të plotësuar të gjithë ‘kërkesat’ e mësipërme e shumë të tjera, dhe në asnjë rast të mos lejosh askënd, qoftë ky apo kjo edhe me nacionalitet amerikan, të të mërzisë e bezdisë që tenton të të kthejë në indiferent e antiamerikan…Por të luftosh me mish e shpirt të mbetesh pro amerikan…

Që të mund të jesh e mbetesh pro amerikan, s’duhet në asnjë rast të mos ligështohesh nga cilido, që tenton të të shndërrojë në antiamerikan, po ta mbrosh dhe ruash pro amerikanizmin tënd me vuajtje e sakrifica deri edhe me humbjen e jetës sic ka ndodhur me shqiptarët e burgosur e të persekutuar prej 50 vitesh nga regjimi komunist…

Pra pavarësisht nëse je ‘armik apo mik’ i Amerikës…

Burimi/SYRI.net