Abdi Përgjegja – Çmimi i artit

0
24

“Ju shkruani bukur miku im,
çuditem që të lexojnë kaq pak !”
Është koha kur gjithçka ka çmim,
po çmimi i artit është nivel qesharak.

S’di çfarë të them për ju mike,
vargu më duket pa shpirt i thatë.
Megjithatë ju mbushin me lule e like,
se çmimi i likeve është bërë qesharak.

As për vete nuk di ç’të them,
shpirtin shpesh ma mbulon trishtimi.
Në dhjetë shkrime një poezi nuk e gjen,
në secilën duket qartë zhgënjimi.

Ndaj dhe ky varg është idhnak,
por dikush do thotë:ke shkruar bukur !
Ngaqë çmimi i artit u bë qesharak,
Arti i vërtetë i trembur është strukur…

@ Miku Artit

Burimi/Facebook/Autori