Abdi Përgjegja – Falëni dashuri

0
12

Pesë herë
tetështiva këtë mëngjes,
teksa lexoja Nostradamsin Profecitë.
Pastaj po vetë vetes i urova shëndet,
e nisa të çfletoj ndër miq poezitë.

S’munda
gjatë të lexoja vjersha,
ndeza televizorin të shoh ndonjë film.
Një duel mes Tigrit e Krokodilit ndesha,
betejë e ashpër e krejt pa kuptim.

Ndërrova stacion,ndalova tek “Jonuzi”,
në fakt kështu e quan Nana ime me humor !
Vetëm pak qëndrova krejt filli më humbi,
Bota mbarë m’u duk nën terror…

I lashë të gjitha mora një gjysëm fletë,
sirtarëve një laps si dikur kërkova.
Gjithë emocionet i ktheva në vjershë,
rruzullin nga dhimbja m’u duk se çlirova.

Po dhimbja reale s’shërohet me varg,
as nga konfliktet që pjellin vetëm zi !
Mënyra e vetme për të mbajtur t’keqen larg,
falëni o njerëz
sa më shumë dashuri…

   Miku Artit 
 Koplik, 2015.

Burimi/Facebook/Autori