Abedin Kaja – SHQIPTARËT janë vital, intelingjent, punëtor e ndërtues të zot!

0
148

Shqiptarët janë njerëz mjaft inteligjent, punëtor e ndërtues të zot. Veprat e tyre në perandoritë më të mëdha të kohës, nga lindja në perëndim e deri tek Akropuli i famshëm, si themelues dhe rigjallërues të lojrave olimpike apo ndërtues të stadiumit olimpik në shtetin fqinjë Greqi, trgojnë mësëmiri vitalitetin, inteligjencën, forcën dhe karakterin ndërtues të shqiptarëve.

  • Mjafton të përmendim vetëm dy, mes shumë shqiptarve të famshën në botë, arkitekt Sinanin dhe inxhinierin Karl Gega.
  • Arkitekt Sinani i quajtur edhe si Miklanxhelo i orientit është vlerësuar nga një tjetër arkitekt i famshëm, Frank Llojd Wright, si një nga arkitektët më të mirë në botë.
    Frank Llojd Wright ka shkruar se arkitekt Sinani ishte bashkëkohës i italianit Mikelanxhelo, por ndërsa “plasaritjet e kubes të ndërtuar nga Mikelanxhelo vazhdojnë të riparohen me rrathë hekuri nga farkëtarët e Romës, tempujt e Sinanit qëndrojnë të tillë deri në ditët e sotme”.
  • Inxhineri Karl Gega (1802-1860) është bërë miti i historisë së ndërtimit të hekurudhave në Austri.
    Hekurudha e Semmeringut, hekurudha më e famshme malore në bote, e projektuar dhe e zbatuar nga Karl Gega, bëri të mundur kalimin e një lartësie të paarritur më parë, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, duke e futur atë në librin e artë të ndërtuesve më të shquar botërorë. Figura e këtij kolosi të artit të ndërtimit të hekurudhave, bëri që inxhinieri shqiptar të radhitet ndër 100 austriakët më të famshëm të të gjithë historisë së kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezes, Franz Jozefit, Kafkës etj.
  • Edhe sot shqiptarët vazhdojnë të kontribojnë në ndërtimin e shumë objekteve dhe qyteteve në botë.
    Dy fotot e para janë nga qyteti Nur Sulltan, kryeqyteti i Kazakistanit, projektuar dhe ndërtuar kryesisht nga shqiptarët me ndërtues Bexhet Pacolli.
    Pra, siç shihet shqiptarët janë njerëz të ditur, inteligjent e profesioniat të zot, ndaj ata duhet të kthehen për të ndërtuar vendet e tyre, Shqipëritë e hapësirës ballkanike.
    Dihet se emigrimi është fenomen botëror, si i tillë edhe shqiptarët kanë emigruar ndër shekuj e vite.
    Deri në fund të viteve të 80-të, disa shtete evropiane, siç janë Zvicra, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë qenë plot me punëtorë grekë, portugezë, italianë dhe spanjollë, por më pas shumica e tyre janë kthyer në vendet e tyre pasi që ato përjetuan një zhvillim të hovshëm ekonomik.
    Emigrantët e këtyre vendeve u kthyen dhe kontribuan në zhvillimin e mëtejshëm të shteteve të tyre të origjinës, të cilat përfituan edhe nga hyrja në BE.
    Të vetmit që nuk janë kthyer janë shqiptarët.
    Urojmë dhe shpresojmë që edhe shqiptarve të hapsirës ballkanike, që sot ndodhen të shpërndar në shumë shtete të botës tu krijhohet mundësia të kthehen për të kontribuar e ndërtuar vendin e tyre të origjinës, siç kanë bërë dhe po bëjnë edhe shumë popuj të tjerë ballkanik e europian.

Burimi/Facebook