Adil Ujkashi,marangoz dhe kompozitor popullor.

0
18

Lindi në Shkodër,më 3 korrik 1923.
Ai ishte një marangoz i talentuar,jo vetëm në prodhimin e mobiljeve shtëpiake por edhe një shpikës dhe prodhues i veglave muzikore,si kitarra,mandolina,prim etj.
Adili ishte autor i poezive shumë të bukura që u bënë edhe frymëzimi i tij për të krijuar këngë të ndryshme të cilat kanë mbetur në repertorin e muzikës qytetare shkodrane.
Repertori i tij krijues është mbi 50 këngë dhe si interpretues është shumë i njohur dhe i çmuar në koncerte,festivale,manifestime të ndryshme.
Në librin e tij,botuar në vitin 1999,me titullin “Ndër gëzimet tona” ,Adili na sjell shumë informacione të vlefshme dhe disa prej kangëve të tija të krijuara ndër vite .
Për punën e tij është dekoruar me “Medalje Pune”
Disa prej krijimeve të Adil Ujkashit:-
“Zemra ime këndon në mal” , “Ti moj Shkodër lulja ime” , “Fort të du”, “Syzezës” , “Vjollc ‘ e bukur” , “Maraku më ka zanë mu” , “Nji djalë kam andrru”, “Zogu i pranverës” , “Nuk të harroj”, etj.
Vdiq në Shkodër me 22 Maj 2002

Burimi/Facebook/RTSH Shkodra