Agetina Gega – Histori e vertet ne kohen e komunizmit.

0
43

Interrnimi!
Nji nat e nxeht si zjarmi i kuq pushtues po shkrumonte ate siluet njerzore ne skajin e katundit kufitar te Sterbecit … Ajo nuk myllte sy pse kishte nji flak te madhe qe po i gulconte shpirtin perjashta.
“O burr cuo a po ndigjon?”
“Flej moj ca dreqin ke se asht 4 e nadjes! Flej edhe dy or!”
“Po si po me flehet mor burr he mos fjetsha ma! Kam shikju ka oda è fmijve po nuk ka ardh Brahimi ne shpi sonte.”
“Athuuu.., mos..,” i merret goja dhe i dridhen buzt Lanit te shkret.
“Njat po kam frik he mas kjosha ma mir”
Ah maj gru duhet me shku, me lajmru se na ka ik djali se po u bane 24 or pa e padit zhdukjen na pret internimi”…
“Po ti ske lujt mendsh me e padit djalin pa dit ku asht he mjer na. Pash Zoten prit edhe sonte”, thot ajo me za te mekun prej lotve.
Kalon edhe nji nat shpreset è djegun si peni i qirit ne marim, por asnji lajm, as nga lajmet e malit te Zi shqip dhe as nga njerzit è katundit nuk peshperitet asgja. Lani hap kutin è duhanit mush duhanin mbi tefter qe mbante mes dy gishtash dhe zakonisht è thurte cingaren ne pak sekonda por dora po i dridhje aq shum saqe duhani i derdhet pertok te pragu i sofres. Ishte nata e par qe i tepronte rracjoni i buks asaj familje te madhe. Te nesermen hip ne nji rrimorkjo skodet e fill te dega e mrendshme ne Shkoder.
“Kam ardh me ba padi”
Polici i msum me ket shprehje i thot :”Plotso formularin.
Ktu ke me shkru ke padit.
Ma posht pse è padit dhe ne fund firmen”
Lani e plotson tuj u dridh dhe ja zgjat evidencen è vogel sa nji pllam doret policit. Pollici i hedh nji shikim dhe me vrap kalon ne krahun tjeter te godins. Dalin 4 polic dy prej te cilve e mbarthejn dursh per karrige ku ishte i ulun. Nji tjeter e godet me dy shputa ne faqe me sa forc kishte, i fundit fillon nji seri pytjesh. “Qe kur s’esht kthyer djali ne shtepi”
” Sonte naten” !
“Ti a i ke tregua djalit gjat rritjes se si vendlindja nuk ka apo e ke edukuar desertor??.” ..
Ajo paradite u mbulu me pytje te ndryshme, te dhunshme derisa nji telefonat konfirmoj dyshimet e hetuesve te cilet u terbun edhe ma teper ne Lanin.
“Ti qe ke rritur dezertor, tradhtar, armik te partis dhe te ndertimit socjalist dhe ke vonuar padin qe ti japesh mundsi djalit te arratiset ne emer te popullit ti me gjith familjen tande denohesh me interrnim!”
Lani u kthye te kulla e tij ne Sterbec. Hyni ne oden e pritjes dhe i ulun ndejun pak prej lodhjes e prej merzije fiksoj tavanin me nostalgji. Syt ju mbushen me lot tuj fiksu shqiponjen e kuqe ne qender ku varej llampa. Ajo shqiponj simbol ne ate kull u imprenju ne zemer spese shpejt do mbetej kujtim…
Sigurimi i shtetit po debatonte ku ta dergonte at familje te madhe qe te gjindeshin sa ma keq. Trajektorja è Kalvarit shum shpejt u ba destinacjoni ne nji katund , ma i varfni ne pothujse gjith vendin. Aty ku dita e puns ishte vetem 42 qindarka, per ta lujt sa ma mir lojen è giljotins komuniste familja muslimane u vendos ne nje qel prifti ne zemren e katundit te Jubanit…
Aty, aty, familje muslimane ne zemer te katolikve me ju dhunu ate cka kishin ma te shejt, qelen priftnore…
Ne krahun tjeter familjen muslimane me e dhunu psikologjikisht tuj e dergu me profanizu besimin.
Por vujtja è popullit te Jubanit ka lekuren è vrazhd perjashta e zemren plot humanizem permrendi. Shum shpejt ajo familje u gjend è perkrahun nga katolikt e Jubanit. Femijt è Lanit edhe pse te medhenj ne mosh lidhen shoqni, punojshin, lujshin bashk pa asnji diferenc ideologjike apo fetare.. .
Sigurimi me fantazmat e nats te pagume prej shtetit despotar po cmendeshin. Shantazhi politik, ideologjik, ndaj familjes se Lanit kishte deshtu. Zemra è mir e popullit nuk mundte me u sjell keq me mysafirt. Ato i ndihmun, i respekun, i ftune ne dasma me sofer mjerimi edhe pse denimin po e vunin bashk. Internimi ishte burgu i hapun i atij katundi qe numronte 5 klerik te burgosun, 2 te pushkatum dhe 2 te vdekun ne birucat e burgjeve te katallanit me làsh te kuqe.
Katundi ishte i gzum per fatin qe ma ne fund kishin marr vesht qe Brahimi kishte mrrit ne Amerik…
Vitet e gjata te internimit mbarune. Dita kur familja e Lan Caushit po kthehej tek kulla è tij ne Sterbec u mbush me surprize te jashtzakonshme. Familja e Lanit me ma shum se 10 pjestar e la qelen e priftit, per her te fundit dhe zbriti ne rrugen qendrore te asfaltume. Ato pritshin me u largu pa zhurm por per habi u gjinden ne mes nji populli qe po ju shterngonte doren njeni mas tjetrit, po i perqafnin me dashamirsin e nji miqsie te paster e te sinqert. Askush nuk mbeti pa i pershndet dhe uru fat ne jet . Ekumenizmi fetar ishte fakt i jetum dhe shtjellum me zemer, Reflesi i te padukshems del gjithmon ne pah, si dhomat e zemres qe filtrojn gjakun e keq ashtu edhe populli filtroj me jet te keqen ne komunizem. Nocjonet jemi ne, deshmitaret e durimit, qe s’mund te prekemi nga ndotje fjalesh, paragjykimesh, sepse tepsia me amelcinen e gjuhs se perbashket asht virtyti shqiptar. Feja asht peni i pa dukshem qe Zoti ka lidh me cdo shpirt njerzor per te cilin te kapena fort. Ai nuk shihet, nuk perzihet, nuk gjuhet, nuk gjykohet sepse po e ngatrrume penin e shpirtit do kputet e ma s’do gjejm rrugen è drits amshimit ne terrin e ksaj jete.

Burimi/Facebook/Autorja