Agim Dauti – VRASËSI I PADUKSHËM AKOMA NA RRIN MBI KOKË

0
147

Kaloi një vit prej kohës kur OBSH-ja shpalli pandeminë vrasësin e padukshëm me emrin CORONA ose COVID-19!
Prej ditës së parë Kryesia e BV Dollogozhdë mbajti mbledhjen urgjente me të vetmin qëllim që t’i dalim në mbrojtje banorëve tanë dhe jo vetëm nuk lam anash as Poum dhe as Bogovicë! Veç dezinfektimit të vendbanimit njerëzit në nevojë i shërbenim me pako ushqimore dhe higjienike! As një vendbanim tjetër nuk i dërmorr këto hapa, dhe për fat të keq në vend që një grupacion edhe nëqoftëse nuk ndihmonte por le të mos pengonte!
I gjithë aktiviteti mirrej me ironi, kurse vrasësi i padukshëm mori jetë njerëzish, shumë të tjerë e kaluan atë me vështirësi të mëdha!
Po sot????!!!
Po edhe sot vrasësi i padukshëm na rri mbi kokë!
Edhe sot patëm humbje në njerëz! Zoti u faltë Xhennetin të gjithëve që nuk i kemi në mesin tonë, familjarëve ZOTI durimin!
Akoma vlen lajmërimi dhe sygjerimet tona
PANIK JO – KUJDES PO, le ti respektojmë rekomandimet!
Të mbrojmë vehten, familjen dhe shoqërinë

Burimi/Facebook