Agim Doçi – BALLADAi e Pleshtit

0
103

MISKONJAT E DIVJAKES DESHTUAN….TASHTI E KAN RADHEN PLESHTAT!
LEXOJENI KETE POEM TE SHKRUAR NGA UNE ME TITULL “BALLADA E PLESHTIT”………..PASTAJ FUTUNI, DHE BENI “DETYREN”.

BALLADAi e Pleshtit

Pleshtit nuk i vjen mërzi.
A je qen, apo njeri
A e ke leshin t’ bardhe a t’ zi,
Frrup…gjen vend për mrekulli.

Ndonse kruhesh pa ja nda
Gjithsekush një plesht e ka!
Bile thonë se rraca e pleshtit
Mbijeton vetëm prej leshit.

Kam ndigju se ka do pleshta
Që zen rrushi nepër vreshta
Ka dhe pleshta nepër lopë
Pleshta plehu në çdo gropë.

Unë ksaj here kam mendu
Për do pleshta të tjerë me shkru
Për këtë rracë tejet mizore
Që bezdisë rracën njerzore!

Askërkush nuk dëshiron
Ta ketë pleshtin nepër shtat
Sepse pleshti frekuenton
Në veçanti leshin e gjatë.

Ndaj dhe rruhen mbahen pastër
Mos me e rritë leshin ma shum’
Sepse pleshti s’mban me hater
Je në qytet, a je në katund.

Me i ra shkurt pra miqt e mij
Po u tregoj një histori
Që i ka ndodhe pleshtit qyqar
Tuj shetit kombin shqiptar.

Pra ky plesht kishte ndigju
Se në Ballkan, qefli me u kru
Janë shqiptaret në troje të veta
Që për lesh s’u dhimbset jeta!

…Filloj pleshti punë për s’mbarit
Me zgjedhë leshin ndër shqiptarë
Iu fut mjekrës së Kryetarit
Mjekërkuqit, lesh pa larë!

Por nuk mundi të qëndronte
As një dite në mjekër të tij
Sepse leshi kundërmonte
Wischy, brandy dhe raki!

Ku të futej pleshti i ngratë!?
Lesh të dredhun kanë dhe gratë.
Ndaj u fut në Qeveri
Që t’a zgjidh hallin e tij!?

Sallë luksoze, e mikrofon
Kryeministër kokë bidon
Por pranë tij një leshraverdhë
Floku i saj, me dorë ish dredhë.

Ah! – tha pleshti,- të qofsha falë
Se prej teje s’kam me dalë!
Dhe u fut në mes të shalëve
Që ma mirë t’u ruhej fjalëve!

Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti
Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti!
çfarë arome, oh ç’ deodorant!
S’kishte lesh !… interesant!?…
Pleshti ndenji diversant !!!!

Aj soj vendit i preferuar
Për dreq leshin e kish rruar!
Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur
Që ai vend, s’kish lesh të rritur!

Ban vaki,- mendoj i shkreti,
Ndoshta këto… i ka pushteti!
Dhe e zuri pa e kuptuar
Gjumi i embël, në lesh të rruar!

Pa kaluar as gjysëm e natës
Sheh një endërr i turbulluar
Që leshverdhës, oh të ngratës
I vjen mjekrra lesh pa rruar…

I del gjumi plesht fatziut
Dhe gjen vehten për çudi
M’u tek mjekrra e njeriut
Wischy, Brandy e Raki!

Dreq o punë, – tha, – po këtu isha
Ndaj kërkova transferim!
Vërtet leshin nuk e kisha!
Ama kisha Qeverin!

S’e kuptonte plesht hajvani
Se ku ishte në fakt sekreti!
Për një plesht digjet jorgani
Rruhet leshi, e jo Pushteti!

Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
Nga kish ardhur na u kthye
S’kruhej dot…ai me Pushtetin!

Agim Doçi

Burimi/Facebook