Agim Doçi – Tre zemërimet e Poetit

0
64

Padyshim që vargjet e mija e kanë një qëllim! Këto janë shpërthimet e mija dhe nuk më shqetson se dikujt nuk do t’i pëlqejnë. Mirëpres VREJTJE dhe pse edhe REAGIME…

1.
Dhe nëse ma shajnë Shqipërinë time
Gazetat e Europës putanë!…
Edhe nëse shkruajn e vënë Lajmërime:
“Vdiq Çështja Kombëtare në Tiranë!…”

Dhe nëse ngrihen të gjith maskarenjtë
E çirren: “Morri fund Shqipëria!…”
Unë do ngre nga varret Shqiptarët e Mëdhenj
Ata faqebardhët që përmend Historija!

Pa do t’I marr vargjet nga Ata Fishta i Kombit,
Balladat dhe prushin nga “Lahuta e Malcis”
Do t’i mbledh shqiptarët anemban Globit
Me “Hymnin e Flamurit” dhe Flakën e Djalëris.

E ashtu të përzgjuar nga fatkeqët e shekullit
Që humbën metropoleve të Botës anë e mban.
Do ia bëjmë Gjyqin dhe Atij kokërjepurit
Që përmjerr mbi Kombin dhe çmendi një Tiranë!
2.
A e dini e njerëz djallëzinë e maskarenjve?!
Që vjedhin e plaçkisin…pastaj ngrenë një lulishte
Që asfaltojnë një rrugë me stilin e shkërdhenjve
Pastaj sa marrin Votën…”na ishte seç na ishte…”

S’u ngopët me premtime, në Tranzicion u rritëm.
Pa dritë…pa ujë…pa Rend…madje me frikë në palcë
Ata që vidhnin vendin, u fshehën…po ku ikën?!…
Hajdutët bënin Ligjin…policët me kokë në trastë

E ku t’a fsheh zemërimin?…s’e di se ku ta fus?…
Nuk paska gropë për të, zemërimin e zemëruar!!!…
M’I mbaj duart o Zot, me zemër po të lus,
Më hanë, më kruhen fort për…mish të kalbëzuar!
3.
Po ju o “pis milet”, përse nuk ju ha mortja!?
I shitët të gjith Votat, tashti bëni shamatë!?..
U rrudhët, u zvogluat, me Ne po tallet Bota
U ngopët me lugë bosh…votues shpirt-shkërdhatë!

Firasi dhe PD-ja, “paciente” n’Reanimacion…!
Dërr – dërr na plasët shpirtin, që humbët me Autogola(!)
Askush nuk “pastron shpirtin”…askush s’Analizon…!
As Fryma e Paçës dhe Gjizës…partiçka, pleshta e horra…

Po ku të shkoj ky popull, që u besoj gënjeshtrat!?
Ju Mjeshtra të Mashtrimit, me Llogari Bankare…
Ju trafikoni endrrat, të ardhmen, …Deputetrat.
Politikuaj të qelbur, Ju turpi i rracës shqiptare!!!

Burimi/Facebook