Agim Jakupi – Për realitetin tonë, ngushëllohemi me Dostojevskin

0
32

Në mendjen e gjithsecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh mbrapa.

(Dostojevski)

Që në fillim dua të theksoj se nuk i vë në llogaritje akuzat që mund të vijnë nga partizanët e partive politike për përmendjen e thënies së Dostojevskit, kuptohet për shkak të kombësisë së tij. Prirjet e fundit të shumë nga vertikalja politike janë llomotitja, ndoshta, e fundit që mund të dëgjohet. Përderisa lexoja kolumnën e prof. dr. Ali Pajaziti: “Arti dhe politika”, mendoja rreth artit si e kuptojm ne dhe si e kuptojnë të tjerët. E njejta edhe për politikën, ku kemi gabuar që kemi një “konfiguracion” të tillë që nuk i përmbahet asnjë parimi moral. Si duhet kuptuar politikën, është edhe politika arti më i çmuar për të lëvizur gjërat për të mirën e qytetarëve, apo është vetëm një pjesmarrje për të notuar në ujërat e tenderave? Po, shpesh kemi dëgjuar se ata janë shumë të “zotit” për të vjedhur! “Zotësia” e këtillë është “arti” i vetëm i këtij nënqielli.

Nëse e vazhdojmë të shkruajm në këtë drejtim kemi për të thënë shumë, por e përmbyllim me këtë fjali: ata janë të zhveshur nga morali dhe për ate është krijuar ky mozaik.

Kur jemi te thënia e Dostojevskit, çështjen e analizojm mbi mendjen, kufirin, rrezikshmërinë dhe të mbeturit mbrapa.

Ç’është e vërteta, mendjen e palodhur për të ardhmen duke folur vetëm për të kaluarën është fenomeni më i dëgjuar gjatë fjalimeve politike. Ata që kanë lindë pasluftërave të fundit në Ballkan më veç e dine se kush çka është, se kush e prishi fantazmën jugosllavi. Nëse mendon se duhet besuar në përrallën e politikës që paraqitet me retorikën e shkatërrimit të një shteti, duhet të ndaleni dhe të mendoni rreth të bërave të të njejtit në politikën aktuale. Do të vëreni se gjatë kohë është gurë varri në qeveri. Është mirë, që të dëgjohen argumentet dhe të flitet me fakte e jo duke treguar emocione të flitet për histori dhe të mbetësh në llaçin e viteve ku proklamohej leninizmi. Çështja tjetër mbetet kufiri i ndërgjegjies politike. Fjalimi i zjarrët i politikanit në mëngjes bëhet fjalim i zjarrëfikësit në mbrëmje! Në këta rrethana pyesim, ku është kryeministri? Më është e ditur se me manovrat që shfaqin, ka mbetur lecka e flamurit të patritizmit, gjithnjë si kuptohet nga ata, ngase flamuri për ne mbetet po ai i Ismail Qemalit. Mbrenda këtij kufiri ata nuk kanë çka të humbin, ska dinjitet, ska moral, ska vizion… humbës mbetemi të gjithë ne që shkelim çdo ditë mbi parimet tona, duke i përkrahur ata. Dhe pse bëhet kjo? Gjatë kohë është shkatërruar arsimi, ekonomija dhe shkelja mbi ligjet e vendit. Duke qenë në pozitën e të kërkuarit të një vend punë, qytetarët trokasin dhe hapin dyert e partive që participojnë në pushtet. Shpresë e kotë, që shfaqet fenomeni i rrezikshmërisë së vazhdueshme. Duhet shumë kohë që shërohemi nga frika e politikanit që në fund të fundit jeta politike e tij varet nga ne.

Mbetja mbrapa, do të thoja kemi mbetur te shumë i përfoluri “kali i shemës”. Shumë njerëz janë të interesuar për përmasat e kësaj krijese që u fut në përditshmërin tonë, u bë simbol i politikës shqiptare. Bashkqytetarët tonë maqedonë kuajt dhe kafshët tjera i shiqojnë te kopshti zoologjik, nëpër komunat e tyre temë më nuk e kanë kanalizimin dhe ujësjellësin, nuk fotografohen se po pastrojnë rrugët… e në anën tjetër, në komunat tona flitet për ujësjellës, kanalizim dhe duhet hipur gomarit se makina nuk lëvizet për shkak të mbeturinave dhe llaçit rrugëve që çojnë në shtëpi!

Nga Agim Jakupi