Agron Tufa: Parlamenti po përgatit ligjin për mbrojtjen e ish oficerëve të sigurimit

0
94

Nga Agron Tufa

Pasi shokët ish oficerë të Sigurimit, Gani Zeneli dhe Xhavit Shala, humbën gjyqet (kërkonin vendime gjykate se nuk kishin qenë oficerë Sigurimi) dhe paralelisht AIDSSH refuzonte t’u përgjigjej komisionerëve të vetingut të Policisë, tashmë është ndërprerë procesi verifikues ndaj tyre, si dhe në ditët e fundit të mandatit të Kuvendit, po përgatitet një ndryshim i ri në ligjin në fjalë. E mbron partia armatën e ish oficerëve të Sigurimit, të punësuar sot gjithandej.

LIGJI QE PO PERGATITET

Katër deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e vetingut në Polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas projektligjit, i cili mban firmën e 4 deputetëve dhe kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të fokusohet fillimisht te vetingu i SHÇBA-së si strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, ky ndryshim thuhet në projektligj që do të mundësonte kohën e nevojshme qe institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partnerët ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Burimi/standard.al/