Ahmet Bendo – Yllkat dhe yjet e shkolles Mesonjetorja ndricuan me fort se kater yjet e Hotel Park Canoa!

0
26

Diten e diel date 5 Qershor kurorezuam me sukses, pas nje pune vullnetare te kryer me pasion, mbylljen e vitit shkollor 2021-2022!
Jane té bukura eventet kulturore té prezantimit té nje libri e autorit qe shpjegon ngjarjet historike, poezine, novelen, romanin etj.
Jane té bukura po ashtu dhe dreka e darkat me miq e té aferm sado té lodhshme qofshin ato.
Keto takime té bukura jetohen për momentin e dalengadale kalojn në harrese.
Por, pergatitja e realizimi i nje programi artistik dhe dreka me femijet e shkolles Mesonjetoria Brescia si dhe prinderit e tyre, té lene mbresa vecanta e nuk mund té harrohen kurre .
Keta femije te mrekullueshem te dielen shkelqyen me shume se 4 yjet e hotel park Canoa!
Eventi u pasurua gjithashtu nga pjesemarrja e Profesor Ndue Shabaku, Skender Lazaj president i shoqates Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve, perkthyesja e poetesha e talentuar Valbona Jakova.
Realizimi I eventit té se dieles eshte merite e punes vullnetare té ekipit didaktik té mesueseve té nderuara té shkolles té cilat kan punuar me pasion e deshire té madhe pergjate gjithe vitit shkollor .
Keto mesuese té nderuara té cilat pervec se cojne perpara familjet por gjejn kohen e mundesine, here duke ardhur dhe nga larg, qe ti japin mesim nxenesve tane.
Keto e shume arsye te tjera perse nuk mund te harrohet takimi i te dieles ne Hotel Park Canoa.
Me kete rast perfitoj te faleminderoj te gjithe te pranishmit, prinder, nxenes, poeten Valbona Jakova, Profesor Ndue Shabaku, poetin e presidentin e shoqates Lidhja e poeteve e artisteve zoti Skender Lazaj.
Falenderoj perzemersisht mesueset Silvana Tika, Elisabeta Zyka, Blerta Arapi, Leta Sulmina, Gjyla Turku si dhe zonjushen Amantia Qeveri.
Në momentin qe mbyllet nje vit shkollor menjeher mendon për vitin qe do té vi, vendos objektivat dhe planifikon realizimin e tyre.
Ankthi te shoqeron duke menduar nese femijet do té kthehen serisht e sa femije té rinj do té na bashkohen për vitin e ri.
Pavaresisht pasigurive, ne mbetemi shume optimist e besojm se ne té ardhmen do realizojm vite shkollor akoma dhe me té bukur se ato qe lam pas, si për femijet ashtu dhe mesueset.
Gjuha shqipe jo vetem qe nuk do te asimilohet por do te vazhdoje e do te kemi nje rritje te prinderve qe regjistrojn femijet e tyre në shkollen Mesonjetoria Brescia .
Ju faleminderit për vemendjen tuaj.
Presidenti i shoqates Associazione Comunità Albanese in Italia dhe Kordinatori i shkolles shqipe “Mesonjetoria” Breshia Ahmet Bendo!
Breshia: 07.06.2022

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 9 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook/Autori