Ai na detyroi të jetonim me të dhe me një

0
65

👉Kur babai u divorcua nga nëna ime, ai na detyroi ta harronim atë dhe na ndërpreu çdo lloj komunikim me të.
Ai na detyroi të jetonim me të dhe me një
njerkë të keqe. Vëllai im largohej nga shtëpia për një ose dy netë. Dënimi që e priste ishte shumë i rëndë, shumë shkelma dhe goditje në kokë derisa humbiste vetëdijen. Miku i vetëm që kisha ishte vëllai im, por ai nuk më tha se ku i kalonte netët kur largohej , Ndoshta sepse isha pak frikacak dhe kishte frikë mos tregoja. Herën e fundit ai u largua për pesë ditë rresht, kur u kthye, babai im dhe njerka e goditën fort në kokë, ai ra në dyshemenë e dhomës i mbytur në gjak ..atëherë kuptova se do të isha vetëm nga tani. Më thanë ta harroja….
Disa ditë më vonë, në një natë të ftohtë dimri, gjeta një letër nën jastëkun e tij. Ai më kish shkruar:
“Vëllai im, tani ti vazhdo të vizitosh nënën tonë, ajo është e verbër dhe e paralizuar, zëri ynë është i njëjtë, vazhdo të kujdesesh për të, në këtë mënyrë ajo nuk do të kuptojë që njëri prej nesh ka vdekur”

Huazuar nga facebook i Tonin Ndoja