Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami: Ushtria Çlirimtare dhe Kosova sërish në grackat e të huajve, Edi Ramës dhe LDK-së

0
132

Në prag të dekadës tretë të shekullit XXI

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami

USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA SËRISH NË GRACKAT E TË HUAJVE, EDI RAMËS DHE LDK-së

Ku jemi dhe kah po shkojmë?

Nëse letra e A. Vuçiqit dërguar Edi Ramës është e vërtetë (botim i gazetës kombëtare “BOTA SOT”,më 19 XII 2020), atëherë si historian që i njohë hollësisht tri marrëveshjet meskine: Nikolla Pasiq-Esat Pasha (1914 në Nish, 1915 në Tiranë dhe 1919 në Versaj), fakt ky që të lë pa frymë, nuk i preferoj askujtë që ta marrë rrugën e Avni Rrustemit. Por, le të dihet se Edi Rama paska shkuar shumë largë në rrugën e tradhtisë kombëtare, sepse për model politik e paska Pashain e punëve të liga. NUK TË KALON, O EDI RAMA, me KOMPANINË E BATONIT, QË E KE EDHE NË KOSOVË. NO PASARAN! Ka vdekë pazari për ndryshim të kufijëve. E “mini shengeni” shqiptarëve u ka treguar çka është, shebulli i Britanisë. Nuk e japim kombin as tokën e tij, për

profite të tarafeve të drogërisë dhe spiunimit të pistë që përfundon me tradhti, shih duke u mbështetë në: “zejtarinë feudale të Esat Pashës”. Piktor, merre një atelie dhe vizato. Mjerë kombi me kë paska pasë punë, sepse e padite Ramush Haradinin, ke sharë e pshtyrë bashkëbisedues e gazatarë shqiptarë, e në anën tjetër e paske pasë pluhur fjalën, për të humbur gjurmë. Të zbuluan ata që me këtë letër publike të kanë shkatërruar për jetë. Thefsh qafën, nëse e ke model Esad Pashën në politikë.

Politikanë shqiptarë, populli mund tju mallkoi. Është momenti i fundit të mblidhni mend, në prag të dekadës së Tretë të shkullit XXI; t u presë sopata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës Kosovës, në interes të tërë kombit duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie. Kombit i kemi borxh, të gjithë, pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Politikanë shqiptarë, ligësitë që po ia servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsiuonin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitje dhe vjedhje të djersës që buron nga rrudhat e ballit. Reflektoni kah ju therret KOMBI. Shumë kujt, shtresës së varfur (90%) i ka ardhur thika te fyti nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, e jeton, kokën ju ia keni vu në cung të druve.

Sot shumë korba pa “operacion po bëhen” shqiponja Në Republikën e Kosovës është në rend të ditës zgjedhja e presidentit. Është pyetje për histori a më mirë do të ishte që ta propozojmë Shaip Kamberin apo ndonjë hero që është fuksionar në Kosovë sot, madje edhe të atillë që ka trashëgimi patriotike. E dyta porosi, është partiotizëm sot të flasish për histori madhështore në Tiranë dhe Prishtinë, por është heroizëm i momnetit dhe i çastit që e kërkon koha që të mendosh dhe të flasësh mu në parlamentin ku vlon neofashizmi në Beograd, e nepër botë, ama me fakte . E vërteta, ushtruesja e detyrës të Presidentit Kosovës dhe Kryetare e Parlamentit Republikës Kosovës e mbajti një fjalim në Parlemntin e Shqipërisë në Tiranë. Pa e zënë në gojë fare UÇK-në, nuk pati dy mend të tregoi se ka lidhje gjaku me Sulejman Vuçiternën, që e “paska vrarë Enver Hoxha”?. E se dike më të afërm ia paskan vrarë serbët, dihet e nuk dihet, por ajo nuk e dinte se ku ishte Sulejman Vuçiterna, në ofensivën e Rregjimentit famëkeq “KOSOVA” në janar-shkurt 1944. E Zonja ushtruese e detyrës Presidentit Kosovës është dashur ta lexonte njëherë e mirë “Dosjen Sulejman Vuçiterna”, e pastaj ta përmend emrin e tij në foltotre, duke e keqpërdorur mikëritjën, ku i mori nja katër duartrokitje fare të ftofta, por jo prej depuetëve që e njohin historinë. E vërteta, e di që është një kërkesë në Tiranë që mos të botohen shkrimet e mia, se po na e prish “vllazrimbashkimin” me Serbinë. Ore kryadministrator me BaHa (!), unë nuk shkruaj kundër kombit serbian, por shkruaj me argumente për një politikë koloniale të pushtetit serbian, që ka rrëshqitë deri në gjenocid. Pra shkruaj për një politikë që i ka bërë nderimet më të larta Esat Pashës (të cilin ka zëra në Tiranë që provojnë ta rehabilitojnë një tradhtar me dëmkë.). E kjo do të thotë ta nxijnë patriotizmin e Avni Rrustemit. Nuk u kalon kjo politikë e hienave të “pyllit”. Larg keni shkuar ju oportunista politikë, rruga juaj nuk do të jetë e gjatë, herdo kurë do ta kuptoni se notoni në gënjeshtra dhe në rreth të thatë.

E vërteta, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani në Tiranë krijoi një avantazhë politik sepse ua përplasi mu në Parlament faktin se ata që çojnë ujët në MINI SHËNGENIN Ballkanik, ata njëherit e injorojnë dhe gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve për dy shekuj. Çështja vijuese e përparësisë së Vjosa Osmanit ishte se ajo në pjesën më të madhe të fjalimit ishte e drejtë për drejtë, fakt ky që dëshmoi se Republika e Kosovës po krijon një plejadë politikanësh siç është edhe Alibin Kurti, që nuk pranojnë kurrfarë seevilizmi apo inferioriteti. E mu kjo politikë DEMAÇIANE i nevoitet Kosovës. Natyshisht se politikanët e këtij niveli në rend të parë që shikojnë në ardhmëri, nuk është e panevojshme që ta njohin shkëlqyeshëm historinë. Por, në këtë njohje të historisë në rend të parë kryen punë filozofia e historisë, sepse ajo është mbretëreshë e shkencave shoqërore. Pra, marrë në përgjthësi, jo vetëm Vjosës i duhet ende punë për një politikan të nivelit të Adem Demaçit. Pse po e them këtë. Riçard Hollbruk dihet se ka qenë njëri ndër diplomatët e fuqishëm të SHBA-ve në fund të shekullit XX. Me gojë të vetë ma ka thënë në një takim jo të rastësishëm: “Jam njeriu i tretë në hierarkinë e pushtetit në SHBA. Jam takuar me mijra diplomatë. Askujt nuk ia kam drojën. Por kur e di se duhet gjatë këtij viti që po takohëm me ADEM DEMAÇIN, këtij njeriu jo që ia kam drojën, por ia kam edhe respektin, se për një vendi të vogël dhe një popull që ka popullsi sa një lagje e Nju Jorkut, ky njeri NUK ËSHTË INFERIOR. Ta thotë të vërtetën dhe nuk të bënë lajka, por të respekton, fakt ky që të detyron për ta admiruar si karakter dhe si njeri që i ka kryer punë kombit që nuk do të mund t` i kryenin nja dhjetë divizione ushtrake moderene”. ( Nga takimi konfidencial, dhjetor 1998, Prishtinë. Vinte nga Shkupi).

A ka mundësi sot që shumë shqiponja të bëhën korba? Po, po e dijmë se ka edhe Koçi Xoxe të gjallë sot në Tiranë dhe Prishtinë, e që janë pushtetarë, sepse nuk e dijnë Dosjën e tij në Beograd, që peshon nja 2115 faqe flliqësira të çdo lloji, madje duke e akuzuar edhe Leo Fraindllingun, se: “kishte shkruar më 1913 për mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, jo nga pozitat Leniniste”. Me këtë fjali tregohet se korespodencën: Enver Hoxha-Leo Fraindlling, për GOLGOTËN SHQIPTARE 1912-1913, e lexonte Koçi Xoxe në Tiranë, dhe e stoponte Aleksandër Rankoviçi dhe Vllada Zeqeviçi (popi) në Beograd. Lidhur me këtë, më kujtohet kur gjyshja QAMILE (një malësore e shkolluar për kohën) më 1957 u tha tre burravecëve në odën tonë në Ballofc të Llapit: “Ju filluat më 1941 t`i maltretoni disa gra serbe. Marre ju koftë. Nuk ngucën gratë dhe fëmia. Ato ligësi i bëjnë vetëm burravecat që kanë tru bubrreci. Por kurrë nuk guxuat ta vrani Bozhidar Paunoviçin, që m’i ka pre, gri e diegë në zjarrë 54 antarë të familjës në Sharban të Llapit, në shkurt 1921”. (Emrat e të vrarëve në 14 katundet e Llapit janë botuar në: HAK, PRAVDA, SHQYPNIA, SHKUMBIMI. E përplotë janë në fondin e KMKK në Tiranë, madje të prezatuar edhe në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë nga Bedri Pejnai; madje të publikuar më 1979: H B, “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941”, Prishtinë 1981, në 458 faqe, me 4211 referenca; e nxjerrun nga doktorata me 1105 faqe, e mbrojtur si doktoratë nga Prof Dr Ali Hadri më 15 janar 1979 në Fakultetin Filozifik në Prishtinë).

Pse i theksova këto fakte, për qyqarinë e atij që ka lëshuar kërkesë në Tiranë: mos shkruani kundër Serbisë. Sigurisht këtë urdhër e ka lëshuar Baton Haxhiu!

E në këtë shkrim jam i obliguar si historian ta spjegoi një fakt. Lexone Programin e Komitetit Kosovës dhe do ta kuptoni se më 1918, paria politike shqiptare me seli në Shkodër, 30 vjet para se të aprovohet nga KS OKB Konventat e Gjenevës për luftën. E aty tesktualisht thuhet, duke e urdhëruar çdo çetë kryengritëse nacionalçlirimtare 1918-1941, që veprointe në Kosovë, citoi: “NUK GUXONI ME VRA CIVILË SHKIE. KUFOMAT E TË VRAMËVE TË OKUPATORIT, NUK GUXONI T` I VARROSNI PARA SE TË VJENË NJI KOMISION NDERKOMBËTAR….”

Rasti i tretë, këto ditë Vlladimir Putin foli katër orë me gazetarë. E bëri një krahasim në mes Krimesë dhe Kosovës. E tha se Krimea me referendum paska vëndosë t`i bashkohet Rusisë, e që historikisht dihet se nuk ka qenë pjesë e Rusië. E Kosova pati mbajtur REFERENDUM për pavarësi më 1991, pra para Krimesë. E pasi që V. Putin qenka principial pse nuk e njohu Republikën e Kosovës me Kushtetutë të vitit 1990, dhe me Referendum të vitt 1991; e pasi që po kërkon histori, ja ku e ke: Kosova deri më 1912 ka qenë pjesë e okupuar e Shqipërisë etnike, edhe atëherë 94% me popullsi shqiptare. U nevoit një shkull luftëra në kohë të ndryshme që “REFERENDUMIN” me fuqinë e armëve ta përseritë UÇK, e më në fund edhe NATO, për ta çliruar së bashku një popull 97% e popullit autokton, pra nuk llogaritën kolonistët sllavë. Po, në Krime, rusët sot janë shumicë dhe aty janë të KOLONIZUAR, duke i larguar vendasit me dhunë shtetërore. Pra duhet të dihet se Rusët në Krime, janë kolonizatorë dhe më në fund OKUPATORË. Pra rusët nuk janë autoktonë në Krime, siç janë aktoktonë shqiptarët në Republikën e KOSOVËS. Pra edhe Putini flet broçkulla politike, sikurse në disa nyanca oratorja jonë në Tiranë.

TË MOS HARROHEN TRI DETYRA E mbani në mend se Shqiptaria sot i ka 15 milionë banorë me vetëdije të lartë kombëtare. Plus kësaj, UÇK me luftën e saj na ka rreshtuar në miqësi me NATO-n. Sot Shqiptaria e sidomos Republika e Kosovës, në anën tjetër, është lënduar shumë rëndë me arrestimin e kreut të UÇK nga Gjykata e Specializuar në Hagë. Në këtë sprovë shumë të vështirë, provimi i parë për Republikën e Kosovës është zgjedhja e Presidentit. E në këtë pikë zgjedhja më e mirë do të ishte një konsesus i plotë që: Prof Dr Murat JASHARI të nominohet dhe të zgjidhet PRESIDENT i REPUBLIKËS KOSOVËS UNANIMISHT, sepse Familja JASHARI me sakrifica dhe paanëshmëri politike, i tejkalon përmasat kombëtare. Pra kjo zgjedhje jo vetëm që na bën nder, por edhe na faktorizon në tërë botën e civilizuar. Faktori numër DY që duhet patur parasysh në këtë kohë të akuzave nga çdo anë, e që duhet mbrojtur si KOMB, është që ta faktorizojmë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pa hezitim sepse këtu jemi sulmuar me tërë fuqinë e tyre nga armiqët jo të pakët. Faktori numër TRE, është lufta për ta faktorizuar nëpër botë me miqë shumë, shtetin e Kosovës. Pra mos të harrojmë, e të përqëndrohemi në këto TRI obligime kombëtare, për ta patur rreshtimin për fitore të reja dhe të sigurta, në dekadën e TRETË të shekullit XXI. Unë mendoj se tërë kombi do të rreshtohet në këtë valle me plotë sprova: ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe politiko-shtetërore.

Ejani të marrim shembull nga historia Por mbi të gjitha Shqiptaria sot nuk është pa: ABDYL FRASHËR, MYDERRIZ YMER PRIZRENA, HAXHI SADRIA, HASAN PRISHTINA, MIHAL GRAMENA, BAJRAM CURRA, ISA BOLETINA, IDIZ SEFERA, DED XHON LULA, ELEZ ISUFA, AZEM BEJTA E SHOTË GALICA, VOJO KUSHA E QEMAL STAFA, EMIN DURAKA E HAJRO SHAHMANA, HAJRO PLAVA, HYSNI ZAJMA, MARIE SHLLAKA e YMER BERISHA, ADEM DEMAÇA, ADEM JASHARA, FEHMI E XHEVË LLADROFCA, AFRIM ZHITIA E ILIR KONUSHEFCA, MEHË UKA, AGRON RRAHMANA, SHKËLZEN HARADINA, INDRIT CARA, AGIM RAMADANA E SALI ÇEKA, TAHIR SINANA e ZAHIR PAJAZITA, VËLLAZËR BYTYÇI-të gjithë antiokupatorë. E si kampinon të humanizmit nuk duhet harruar kurrë TË SHENJËTËN NËNË T E R E Z Ë N dhe ideologun e emancipimit gjithkombëtar ADEM DEMAÇIN me PROGRAMIN E TIJ (LRBSH) nga viti 1964. Pse jo, në këtë grixhë është edhe KRYEPLAKU i PAJTIMEVE Prof ANTON QETA. Prandaj ju të territ, ligësitë po ju ngushtohën, sepse sot informata është fuqi PRODHUESE në shekullin e INTERNETIT. I dërgoni spiunimet në muze, sepse shumë shpejtë do të zbuloheni. Mendimi, fjala dhe vepra e KOMBIT duhet vënë në lëvizje progresive sot, më shumë se kurrë.

Pse mos të mednohet më thellë E le të dihet se asnjë lloj mjegulle nuk largohët pa e shkrirë dielli. Pra, popull: imitoje diellin dhe rreshtohu me vetëdije kah sakrifica dhe dlirësia, kundër punëve të pista, në mënyrë që varësia dhe varfëria në Republikën e Kosovës, të largohen nga vatrat tona si mjegulla para diellit, ashtu si e larguam robërinë me sakrifica dhe më në fund si porosiste Adem Demaçi më 1964 (LRBSH): “Nëse është nevoja edhe me fuqinë e armës. E nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”. Para opinionit shqiptar shtroi këtë pyetje: Ku ka popull dhe forcë ÇLIRIMTARE që ia fshehë krimet okupatorit dhe hafijeve të tij? Ku ka institucion shtetëror në botë që agjenturat e okupatorit ia sjellin dokumentet në zyrë dhe ato dokumente t`i përdorë për “humanizëm”? Ku ka person publik shtetëror që arrestohet për një detyrë që së pari është dashur të dihet se kush i ka sjellë Dosjet për tërë zingjirin komandues të UÇK-së në kryesinë e OVL UÇK? JO, NUK KA. Por Kosova, le të dihet se është ende një koloni moderne, prandaj ka sjellje të këtilla, aq më pakë që dosjet kanë ardhë me paramendim, sepse e kanë ditë organizatorët qëndrimin e OVL UÇK. Aq më parë popullit duhet bërë e ditur se jemi në sprovë permanente dhe asnjë lloj hapsire nuk le vakum të jemi komodë, siç propogandojnë partitë sot. Shkurt e shqip: BE, e sidomos Rusia dhe Serbia, po i frigohën modelit të luftës së UÇK-së.

Njëqindë e pesdhjetë vite intriga dhe PROGRAME serbe për shfarosjën e shqiptarëve (1836-1999), në stlin: përserite dhe vetëm përserite intrigën dhe krimin, sepse diçka nga ky zanat antinjrëzor do të mbetet shembull dhe mbeturinë për të vepruar edhe nesër. Dhe çka është këtu politikë brutale anticivilizuese, është fakti se po përseritet akuza për të njejtën pasojë e që është realizimi i një pozite koloniale mbi një popull që nuk është ardhacak, sikundër janë serbët, por është autokton siç janë shqiptarët. Nuk ka dilemë, Rusia me Serbinë është kthyer në një aksion të turpshëm politik dhe diplomatik, sa që më shumë është kah investohet për ta sulmuar shtetin njomëzak të Kosovës, se sa politika pansllaviste të mbrohet nga mundësia e Luftës Tretë Botërore. E ndaj kësaj fushate të egër ruso-serbe, në Perendim më shumë po bëjnë sehir, sepse po klithin: “asgjë nuk duhet bërë për drejtëuesit e UÇK-ës për një burgim të gjatë, sepse kemi luftuar 78 ditë për çlirimin e vendit të tyre”. Këso shprehjesh apologjike ke mundur të dëgjoish nepër Evropë nga viti 1924 e deri më shpërthimin e Luftës Dytë Botërore më 1939, atëherë kur shumë kujtë i doli gjumi për rrezikun që i kanosej botës, por çdo reagim atëherë ishte i vonuar. E vërteta, për mizoritë e Luftës Dytë Botërore janë shkruar vëllime të tëra studimesh, por nuk është pranuar publikisht ende një fenomen: deri sa në tërë Evropën po ndiqeshin HEBRENJËT, Shqiptaria atyre të përndjekurve u gjeti strehim. Në realitet, atë humanizëm në Shqipërinë Londineze po duan ta përvetësojnë duke na identifikuar me politikën e Xhafer Devës dhe të Rregjimentiti “Kosova”. E po të hulumtohet detalisht çështja hebreje në viset shqiptare, atëherë më tepër janë shpëtuar hebrej në Shqipërinë Kontinentale, jo më pak se për 1792 persona, madje edhe të atillë të sjellur nga Greqia. Faktet lidhur me këtë çështje po flenë gjumë në një arkivë afër Fariburgut, por kush ti botoi, sepse një pjesë e historianëve shqiptarë që janë shkolluar në Vjenë, më tepër kanë prirje tia kthejnë pushkën vetit, se sa ta zbardhin të vërtetën. Po çfarë informate mund të jetë, kur një diplomat e viziton një trevë kombëtare për dy ditë dhe ta mësoi tërë historinë(!). Këta dhe ata, së pari, duhet ta dinë se Herman Nojbajer e ka ideuar Divizonin SS “Skenderbeg”, për ti mbrojtur kufijtë etnikë të Shqipërisë ligustike në 104.000 kilomatra katrore, sipas hartës së vitit 1876. E Divizioni SS “SKENDERBEG” në asnjë veprim kurrë, kurrë nuk ka pasë punë me Hebrenjë. (Studione në detaje këto njësi: A “E”, grupin luftrak “BREDOV” (Krahina e Gjilnit), grupin luftrak “LLANGER” (Krahina e Llapit), Grupin luftrak “SHOLLC” (Vija rrugore Shkup-Prishtinë-Mitrovicë), grpin luftrak “Skenderbeg” që bërë luftë në trevën e Kollashinit herë me çetnik e herë njësitë e rregullta të Millan Nediçit. Po historia e Qeverisë Millan Nediqit (1941-1944 si kuisllingu më stabil në Evropë), qysh më 1942 e botoi lajmin se “Serbia është pastruar nga Hebrenjët”. (Burimi: Fondi i M Nediq në AVIIB; “GLLAS SRPSKE CRKVE 1941-1944, detalisht se si hebrenjët nuk guxojnë as nepër autobus ap tarmvaj të lëvizin me serbian). Këtë histori po përpiqen serbët për dy shekuj ta përdorin kundër shqiptarëve. Pra te ky qëllim mbështet Serbia që i përpiloi 35 programe për të na shfarosë (1836-1999). Tani po i kthehem një plage që po më dhemb sikur me më vu thikat e helmatosuna në kurriz. Evropë dyftyrshe, Perendim i admiruar, SHBA të respektuara me tru e të dashura me zemër, ju nuk e dini në përgjithësi fare historinë e popullit shqiptar, si populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës. Po, Evropë e gjashtë Fuqive të Mëdha (1877-1946) kundër Shqiptarisë nuk ke lënë intrigë nga korpusi i Makiavelit që nuk e ke provuar me thika, zjarr dhe topa kundër një populli, vetëm pse në shekujt XIV-XVI e pranoi ISLAMIN, krejt me qëllim për tu shkëputur nga panësllavizmi, për ta pamundësuar politikën shkombtarizuese të serbizimit, sepse më as popa e as “vllastelini” nuk mundnin dot ta detyrojnë që ta ndrrojm origjinën, sikurse provuan në Perandorinë NËNTË Vjeçare të Car Dushanit (1346-1355). E vërteta e islamizit të shqiptarëve, në fillim ishte shpëtimtar dhe më tutje edhe pse religjioni filloi të identifikohet me okupatorin, prap se prap dihej në bazë të një tradite se deri ku duhet t`i thuhet bukës bukë, e ujit ujë. E vërteta, okupatori osman (po i shmangem Epokës Kastriotit dhe Pashallëqeve shqiptare: të Janinës dhe të Shkodrës) ku u fikën më 9 gusht 1830, duke ua këputë kokat 500 deri në 800 politikanëve shqiptarë, që i kishin shkuar Pashait për iftar në Manastir. Nga kjo kohë më nuk ka pasë as miqësi njerëzore, e as rreligjioze me Stambollin. Metamorfoza, në bazë të tri Elaborateve që ruhën në Arkivin e Vjenës (1853?!), u përgatit me shumë kujdes, gjithnjë për të folë shqiptaria me një zë dhe për të jetuar për një ZOT, për një FLAMUR dhe një shtet. Kjo ide, pasi që kishte qarkulluar në popull për dy dekada, u plasua në DIVANIN e Sulltanit më 1869, dhe për tre muaj u pranua se: “SHQIPTARIA duhet të jetë një VILAJET, që për një kohë do të jetë dora e djathtë e Babadovletit”.(Dokumentin e keni në Arkivin e Satmbollit).

Pas shuarjës së mundësisë që: “FEJA E SHQIPTRIT TË JETË SHQIPTARIA”, më 1871, kur Gjermania e shpalli BASHKIMIN në një pallat të Parisit ( VERSAJ,sepse e kishte okupuar pjesën më të madhe të Francës), Stambolli nga ky trasformim në Evropë do të trembët dhe çështja e themelimit të një vijlajejti shqipta,r jo që do të ndalohet të propogandohej, por kundër shqiptarisë do të fillojë një luftë speciale në tri fronte: kundër çdo padrejtësie lokale, kundër çdo nderhyrje nga Stambolli në viset shqiptare dhe kundër çdo politike se “Aranutët janë besnikë, por sllavët serbianë na janë më të zemrës sepse edhe nëna e sulltanit është sllave -ruse). Pikërishtë më 1875 do të filloi të montohet një politikë kriminale serbe kundër shqiptarisë. Ishte fjala për hedhjen e kokave të derrave nepër medrese dhe xhami, e njëherit duke i akuzuar vllazërit katolikë shqiptarë nepër tërë Vilajetin e Kosovës. Kjo akuzë bëhej krejtë me qëllim që në shqiptarët të vinin deri te lufta civile. Çështja pati shkuar aq largë më 1877 sa që Principata serbe do ti propozojë Stambollit që të kërkojë hapur: “Aranutët e rreligjionit islam tua bojkotojnë mallin të gjithë tregtarëve katolikë”. Ky fenomen zgjati për dy muaj sa që shumë vllazër katolik kishin përgatitë çdo gjë që të largohen nga vatrat e veta stërgjyshore. I pari ndër të parët që ngriti zërin e ndërgjegjës ishte Myderriz Ymer Prizreni:”VLLAZËRIT KATOLIKË NUK JANË ATA që po i hedhin kokat e derrave nepër mederese dhe xhami, por janë pikërisht disa “hoxhollarë” të ardhur nga Rusia me leje të nënës së Sulltanit, që ditën i falin pes vaktet e natën po pinë raki me popat serbë m’u në qendër të Prizrenit”. Kjo fjali shpërtheu si vetima nëpër tërë Pearndorinë e sëmurë në Bosfor. M’u për këtë, veprimtaria e Lidhjës Shqiptare të Przirenit me asgjë nuk u kundërshtua në fillim. E vërteta, për tre muaj të gjitha familjet shqiptare katolike më 1881 e furnizuan Ushtrinë e Sulejman Voshit me bukë, djath e kos Dukagjini.

MYDRRIZ YMER PRIZRENI BABAI I SHTETIT MODERN SHQIPTAR 1877-1886 Myderrizi famëlartë Ymer Prizreni, në maj të vitit 1877, kur Rusia po shënonte shenjat e para se do ta fitonte luftën kundër Perandorisë Osmane, me përqëndrim në Pleme të Vogël (Bullgari) , ai lëshoi një kushtrim nga xhamia e Prizrenit se SHQIPATARISË I DUHET ITIFAKU, sepse jemi në rrezik, jo që i dhimsej Padishahu, por e dinte si profesor i Medresesë në Kushumli se Sanxhaku i Nishit (Shipnia e Moçme) do të shfaroset në stilin e luftës kryqzatë nga viti 1688-1690, kur treva e Kosovës u bë shkrumb e hi, here-herë ne emër të kryqit, herë në emër të dinit islam. Pra m’u në kushtrimin e lëshuar më 10 mja 1877 duhen kërkuar rrënjët e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, të “cilat kurrë nuk i absorbon toka arbënore”, do të shkruaj famëlarti Bedri Pejani më 1909, kur kishte rifilluar të mendohet për një finale shqiptare të luftës së drejtë për çlirim. Në vitin pasues, në kohën “kur të bjerë dushku prej rremit”, duke imituar kështu Rrevolucionin Francez, Bedriu –Babushi, e tha këtë sepse një vit më parë, KUVENDI më i madh ndonjëherë shqiptar, kishte filluar punimet pikërishtë më 14 korrik 1908 në Ferizaj, tubim ky që ia dridhi themelet shtetit që ishte konservuar të prishet mbi damarët e shqiptarisë.

Ishte pra kjo kohë (1908-1912), a të mirret për MODEL të luftës për të dalur Shqipëria në vete përmes rrevolucionit ameriakan (nacional dhe social), apo farncez(çlirim social), gjithnjë duke u specifikuar nga mendjedlirësia shqiptare, e cila u përckatua për modelin social. Çka do thotë kjo? E vërteta, modeli social i bërjes së shtetit shqiptar ka qenë i pranishëm edhe në Konferencëne Paqës në Londër. Por ky model u aplikua sepse ndryshe, nëse do të forcohej edhe modeli nacional, atëherë Shqipëria duhej të bëhej minimumi ajo e katër vilajeteve . E këtë model Evropa nuk e pelqente sepse donte për t`i ushqyer klyshët e saj, e që ishin fqinjët e shqiptarëve vet. Edhe më konkretisht, dihet fare mirë se çfarë karakteri kishte Rrevolicioni amerikan (çlirim nacional dhe social) e çfarë karakteri kishte ai francez ( çlirim social). Pra mendjendritësia shqiptare shpresonte se, së pari, duhet dhuruar kombit çlirimin socila, e pastaj “rrezet e çlrimit shpresohej që të vijnë më lehtë dhe më me pak gjakderdhje”, e pikë së pari modeli francez është fashur të aplikohet për faktin se Sqiptartë ishin në ndarë në TRI RRELIGJIONE, e IMEDIATIVISHT u duhej parulla: EGALITE- FRATERNITE-LIBERTE (Bashkim, Vëllazërim, Çlirim-liri). E vërteta, në këtë starllim historik ka pasë edhe hilegji edhe fajdexhi që me asnjë provë nuk kishte fuqi që i ndanë nga Stambolli. E këtu dikund pushon edhe tradhtia që nuk ka fare ngjyrë rreligjioze, sepse kishte dyfish më shumë shqiptarë agjentë të Padishahut se sa ata të rreligjionit islam. Është fjala për bajraktarë dhe klerofanatikë të beneficioneve të garantuara ortodokse, po edhe katolike. Socialja kërkohej pikërishtë nga Myderriz Ymer Prizreni, sepse asnjë komb i Ballkanit nuk ishte çliruar për njëherë nga Padishahu. Historianë shqiptarë, hulumtoni dorëshkrimet e Myderriz Ymer Prizrenit se mjaftë keni “pjekë petlla në ujë”!

Pas një pune intensive, deri te tubimi qëndror (pas një sërë tubimesh nepër të gjitha nahitë e Vialejtit Kosovës sidomos-hb), më 10.VI.1878 në Prizëren do të shënohet kurorëzimi. Aty do të lind edhe kjo fjali: “Ne mbesim miqë me Padishahun, por nga kjo ditë OXHAKU JONË TYMON DHE THRRET EZAN (kushtrim) SHQIP PËR SHQIPTARI PA DALLIM FEJE E KRAHINE”. Nuk ishte lehtë ta paralajmëroje lindjën e një shteti të ri, aq më shumë, kur të gjithë fqinjët, e sidomos Fuqitë Evropiane (Anglia, Franca dhe Rusia që themeluan një bllok; Austro- Hungaria, Gjermnia dhe Italia që themeluan bllokun a paknaqur) që ende nuk kishin filluar të sheshëzohen se do ta organizojnë Luftën e Parë Botërore, prandaj në atë rrugëtim ishin të gatëshëm t’u vinin thikat pas shpine, nga çdo pozicion, atyre që i pengonin. Edhe në këtë drejtim, Myderriz Ymer Prizreni, që u zgjodhë drejtues i Kuvendit Prizrenit, e më vonë edhe drejtues i Qeverisë, duke e ditur se asnjë fuqi evropiane nuk ishte që të lindëte një shtet “musliman në Rumeli”, do të klithë kur e pyetën: “Cili është qëllimi i fundit i Kuvendit?” Myderrizi i urtë dhe i ditur do të përgjigjet: “JEMI HU VETËM. Pra jemi me Zotin dhe me fuqinë tonë, me adetet tona, me armët tona, me vëllazërit tanë që nuk janë islamizuar, por që do të na bashkohen rrugës, sepse rruga jonë është edhe rruga e tyre, e cila kur t`i peshon forca jonë e miletit në një vend, do të jemi më të fuqishëm se sa që dukemi tani. Kështu edhe Zoti e ka ba emër të jemi dhe AI na ndihmoftë”.(Cituar sipas Mulla Mustafë Brainës më 1910 në Kulinë, ku krisi TOPI I PARË SHQIPTAR PËR LIRI DHE ÇLIRIM. Pra topi nuk ka krisë në Prishtinë, si këndon Dervish SHAQA i famshëm, por në Ngushticën e Llapit, që quhet Maja e malin Kulinë, ku edhe ADEM DEMAÇI e pati lënë AMANET që të varroset, por kush ta dëgjoi porosinë e tij, kur pikërishtë disa laro shqiptarë, sidomos në Llap, propoganduan mos t’i shkojnë BACËS as në varrim. Ata laro nuk e dijnë se ishte Adem Demaçi ai, që bashk me partiotin Sami Peja e patën varrosë Prof Dr Fehmi Aganin; ata laro nuk e dijnë se kur e grabitën në qytet Bacin, disa policë dhe oficerë, në stacionin e policisë në Laxhën e Muhaxhrëve në Prishtinë, një polic me cinizëm e pyeti: “Ku e ke Ibrahim Rugovën”? E Baca iu përgjegjë (rrefim i Motrës së Bacit), si prej pushke: “UNË JAM IBRAHIM RUGOVA, më vrani rrugaçë, por Ibrahim Rugova nuk do të vdes kurrë”. E ju të LDK, që jeni skajuar dhe përgojoni si politianë të verdhë si lakra, ku ishit për ta mbrojtur “presidentit e juaj historic”; pse përgojoni sot, kur Baca ka pasë dëshirë që Presidenti juaj, i cili quhej Ibrahim Rugova, t’i mbathte ÇIZMET dhe ta komadnonte UÇK-ën si komandant supreme që e thirrte veten, për çka sot do të ishim së paku antarë të OKB-ës, me të drejta të plota. Këtu janë fajet e jueja karieristë prej fajdexhinjësh politikë, por jo vetëm këtu.

Edhe një fakt. Po, unë e di, se kur është diskutuar ÇMOBILIZIMI DHE ÇARMATOSJA E UÇK-së, Gjeneral Ramush Hradini nuk është pajtuar me asnjë çmim që USHTRIA FITIMTARE të ÇARMATOSET. Aty ështi diku hapi i dytë i gabimve që janë pranuar, dihet prej kujtë dhe dihet se sa do të na kushtojë. E vërteta, po ai Ramush Haradini nuk shkoi sikur tre musketarët e LDK në Vashington për HAFIELLËK, por shkoi dhe e mori BEKIMIN e GJENERALIT MATIS: BËRËNI USHTRINË, DHE U BË, e pengesat dhe kërcnimet dihet se të cilit nivel ishin, ishin të nivelit të BE-së dhe të Rusisë me Serbinë, në aksion intrigash. E ju të LDK-së mos na shitni patriotizëm dhe ‘institucionalizëm’, sespe jemi zhgënyer nga yrrneku se si Kryetari juaj ia mbathi me avion të Italisë, sikurse Zogolli me qeza dhe tri makina bartëse kur ia mbathi për Greqi e gjetiu më 1939. Jo, jo, trimat dhe partiotët ndalen pranë popullit dhe i sherbejnë atij dhe nuk luftojnë për ta sunduar popullin e vet, siç provoni ju në çdo etapë historike të kohës më të re. E vërteta, unë prap lëshohem në histori. Erdhi momenti që të themelohet një Qeveri Provizore (1881) dhe nga ajo të krijohet një mundësi që edhe shqiptarët mund të krijojnë shtet gjithëkombëtar, fakt ky që tregojnë emrat që e kanë firmosë shpalljen, duke pasë në krye një burr famëlartë që quhet Myderriz Ymer Prizreni. Në lidhje me këtë, duke i konsultuar dokumentet gjermane (austriake) del sheshazi se: “Shqiptarët me këtë i kanë zbuluar letrat e tyre, dhe do të gjënden para një presioni të egër nga tërë Evropa”. Gjithnjë, në lidhje me këtë forcë të bashkuar shqiptare 1878-1881, nga Rusia do të vjen kërkesa drejtuar Jovan Ristiqit se: “Lidhjen e Prizrenit nuk mundet ta ndalë Stambolli e asnjë kongres Evropian. Por me të gjitha mjetet duhet nxitur luftën ndërshqiptare me karkater rreligjioz dhe vëllavrasës. Për fillim, qendra e kundërthënieve, sipas instruksioneve ruse, duhet të jetë Vilajeti i Kosovës, aty ku elementi aranut musliman është 92%, aty ku “IMAMË” janë shumë priftërinjë ortodoks me orgjinë ruse. Dhe për ta nxitur elemnetin kundërshtues rreligjioz, duhet nxitur urrejtjën në mes tyre. Ajo urrejtje nuk duhet të duket se po e urrejmë ne, e as që po e nxitim ne rusët, por gishti islam duhet drejtuar kah popullsia e krishtere, që bashkëjeton me ta dhe janë të një gjaku. Urrejtëja, duhet të nxitet në mes shqiptarëve muslimanë dhe shqiptarëve katolikë, që janë në minorancë apsolute në pjesët veri lindore të Aranutllëkut. I njëjti fenomen i nxitjës së luftës rreligjioze, duhet të nxitet në viset jugore të Aranutllëkut, por dallimi është se shoqëria islame në jug është më e brishtë se ajo në veri, prandaj atje duhet të kenë përparësi për ti luftuar të krishterët ortodoksë (?). Bota evropiane, në lidhje me këtë, do të shkruaj diplomati rus, duke instrukturuar Beogradin (UPUT RADA SA ARANUTIMA), instiktivisht do të anojë kah latiniteti shqiptar. E natyrëshme. Por, si të arrihet ky nivel i hasmërisë brenda shqiptarëve është çështje që duhet mësuar edhe nga politika e Stambollit, mbi ta në stilin: Një javë bukë njerës palë, dy javë helm palës tjetër, bukën duhet dhuruar të krishterëve që mos të na zbulojnë, e helmin duhet përplasur muslimanëve që të arrijmë dy efekte: ti joshim të krishterët me bukë, duke amortizuar akuzat e latinitetit evropian, dhe t’i helmatisim myslimanët e të i mjegullojmë ambicjet ruse dhe urrejtjen evropiane ndaj tyre. Pra, me këtë e zbulojmë se Rusia ka për ambicje viset tona, kurse Evropa ka për bazë urrejtjen dhe provon që Ajasofinë ta konvertoi sërish në kishë të ritit të Papës. E pikërishtë këtu fillojnë intrigat dhe kunderthënjet aty ku ishin në MESJETË. Pra, asgjë nuk ka ndryshuar. Kanë ndryshuar kohërat dhe personat që i prodhojnë, por shkolla dhe znati janë duke u mësuar nga i njejti USTA-Rusia dhe…..

Mendoj se mjeti më frytëdhënës i krijimit të konfliktualitetit shqiptaro–shqiptar, është aktualizimi i pasojave të hudhjës së kokave të derrit nepër xhamia, vetëm se tash ka koka të derrave që duhen paguar më “shtrenjët” dhe Dosjet e atyre që e kanë spiunuar popullin shqiptar, në kohën kur i njejti virus me plumba, thika dhe topa e zjarr po vriste gra e fëmi, pleq e plaka nepër shtëpia, tani po hudhë helm në mes partive dhe tarafeve për t’i vu thka pas shpine njëri-tjetrit, krejtë me qëllim për ta kthyer Serbinë neofashite këmbkryq edhe një herë në Kosovë.

Pra, sot (2020) nuk ka hudhje të kokave të derrit nepër xhmia, por ka hudhje të dosjeve në pikë të ditës, në zyrën e punës, përtej së cilës nuk ke ku të shkosh. Dhe i njëjti okupator modern të akuzon dhe të burgosë, madje me një brutalitet të përserituar në kohën e luftës për serbizmin e Kosovës (1989-1999). Në këtë skenar nuk ka llogaritë askush në Kosovës, por ja qe, historia po përseritet si fantomë tragjedie, me fajin kryesor të partive tona të plaçkës së popullit dhe pasurisë tij. E vërteta, tani nuk ka hudhje të kokave të derrave nepër medrese dhe xhamia, sespe aty tani nuk po kujdestarojnë talebet, dhe hudhja e emrave të krijuesve të DOSJEVE, në zyrën e OVL UÇK-ës, do të zbulohet një ditë, se kush ishin hudhësit. Por ka intrigantë të paguar qysh kishte më 1981 e tutje dhe më thellë në lashtësi, që kohën e zbulimit do ta prolongojnë sa të munden. Për fat, koha nuk punon më për atë përrallë tragjike, le ta dinë fare mirë të gjithë. Këtë dukuri të kurdisjës së luftës fetare, që sot është konvertuar në luftë partiake speciale (të trafeve-partive politike), si dukuri të tillë e zbulojnë dokuemnetet serbe më 1884, pikërisht kur në Prizëren, Gjakovë dhe Pejë, si vende të zgjedhura, ishin planifikuar pasoja që pretenduesve të okupimit të trojeve shqiptare do t`u sillnin pasoja pozitive për planet e tyre të programuara në “Naçertani1844” edhe pse kemi edhe një “Naçertani1988”, siç është “Programi jugosllav për Kosovën 1988”, tash me bazament neokolonial, por me dyzen dhe dizajn modern. Pra më 1884 u zgjodhë treva ku ka popullsi aranute të konfesioneve të ndryshme, jetonte në harmoni, pra në rastin vijues u zgjodh shtresa e popullit që më 1993-1999, u përcaktua për ta derdhë gjakun për liri, e dikush ka sabotuar dhe nuk ka lënë intrigë pa përdorur për ta kompromituar atë përcaktim civilizues. Kjo për faktin se edhe atëherë (1884) konsiderohej që sektet islame në Prizren, Rahovec dhe Gjakovë, do të prijnë në “përçarje” antikatolike-anishqiptare; kjo planifikohet sot kur treva e Llapit dhe e Drenicës, janë treva “fanatike të bashkimit me Shqipërinë, edhe pse trevat tjera nuk mbesin prapa, por nga armiku nuk zgjidhet që të sulmohet tërësia, sepse detali duhet sulmohet e tërësia duhet frigohet”. A nuk është kjo politikë në mes partive sot më se e saktë dhe më vrasëse se sa dje koka e derrit? E sot (2020) koka e njeriut “modern” nën hetime, si “kriminel” iu duhet të njëjtëve programues. Pra, ngjyra rreligjioze (bibrrizmi i kunderthënjeve ) e intrigave është kthyer në ngjyrë ideologjike të akuzës, që duhet të prodhojë pasoja defaktorizuese për Republikën e Kosovës. Të mos e zgjasim: A e tha hapur Albin Kurti, si drejtues partie se: “E ëndrroj dhe kam sumpati për revolucioin AMERIKAN, e jo për modelin revolucionar Francez, sepse rrevolucioni Ameriakn ka karakter nacional dhe social”. E kah u bë Albini “antiamerikan”?!. Këtë e kanë dijtë dhe trilluar vetëm ata që nuk kanë lexuar asnjë normë se si duhet të sillesh ndaj sinqeritetit, por vetëm prindi vagabon e rreh fëmijën dhe pastaj edhe e akuzon, sepse ai (prindi) don të mbetet padroni i një jete në rritje të sigurtë . E çka kur të ngjanë rritja, ju them atyre që rritjen e kanë në perspektivë, mos u sillni ashtu si janë sjellë dhunuesit me juve. E pata pyet Bacin Adem Demaçi: Pse nuk i urreni serbët? U përgjeggj si rrufe: “Sepse nuk e meritojnë as urrejtjën time!” Pra, a do të kemi zbulues të hedhjes së DOSJEVE në zyrën e OVL UÇK-së, pas 10-15 vjetësh, madje të tërë skenarin që është kurdisë me vite kundër Kosovës? Jam i sigurtë, se po. Po, plagët do të shërohën, por vrragët do të mbesin. E këtë po e sqarojmë me pakë filozofi. Pse plaket njeru, dhe pse intrigat dhe vrraget konfliktuoze janë përsëritë dhe do të përseritën? Sepse, në përtritjen e miliarda qelizave, është e nevojshme njëra të gaboi në konvertim-ripërtritje, pra të intrigohet, dhe aty qelizat e tjera marrin në thua, dhe tëposhtëza pastaj është e sigurtë, si nata dhe dita; vetëm koha nuk vdes kurrë!

Myderriz Ymer Prizreni e zbulon zinxhirin e ‘atentatorëve’ nepër xhamia Nga një dokumnet, që ruhet në Arkivin e Serbisë, mësojmë se “Profesor Ymer Prizreni, i pari e kishte drejtuar gishtin kah popi serb, që është organizator i hedhjes së kokave të derrit në tri xhamia: në Prizëren, në Gjakovë dhe në teqe të Rahovecit”. Lidhur me këtë, Valia nuk ishte i intresuar fare që të gjindet ai që i kishte hudhë kokat e derrit, por për dy javë, në bashkpunim me kadiun, e torturaun imamin (Myderriz Ahmet Kabashin) e xhamisë për ta pranuar se: “katolikët shqiptarë janë ata që kanë hudhë kokat e derrit nëpër xhmia”. Imami, për çmimin se do ta varin, nuk e pranonte, sepse meizini i tij e kishte parë popin duke siellë kokën e derrit në një thes nga leshi i deles. Madje imami Ahmet Kabashi kishte shumë miq shqiptarë katolikë dhe gjithmonë u drejtohej: Mirëdita or vëlla i dashtun. Megjithë këtë, pas tre muaj të qënrimit në burg, Myderriz Ahmet Kabashi do të dënohet me varje, ditën e merkurë në ora 12. Por, nja tri orë para se të varej, Imimin famëlart e nxierrin nga burgu tre kreshnikë të Murta Xhakës (muhaxherë) dhe e skajojnë në katundin Shajkofc të Llapit. Myderriz Ahmet Kabashin e vëndosin në detyrë të imimait të xhamisë, me mundësi që ta paguaj populli e jo pushteti, sepse do të zbulohej. Në ndërkohë akuzohet për herë të dytë Myderriz Ymer Prizreni, se “ka treguar rrejshëm se disa imamë ishin me origjinë ruse, jo vetëm në Nahinë e Prizërenit, dhe mu për këtë shkak Myderrizi për t` i shpëtuar më të keqës, do të kërkojë azil në Mal të Zi (në Ulqin, ku edhe vdes më 1886 . Vdes pra Kryetari i Qervrrisë së Parë Shqiptare, pas kohës së Kastriotit, e ne e kemi injoruar dhe me tendencë mjegulluar rrolin e tij). Myderrizi vdes, por nuk vdesin vujatjet, e nuk vdes kurrë krenaria që i duhet populli ta kultivojë për punën e tij dhe të shumë shembujve që e trashëgojnë.

Më 1890, kur vritet në derë të konsullatit konsulli serb Lluka Marinkoviqi në Prishtinë, prap me tendencë hetohet dhe gjykohet njeriu i gabuar, sepse atentatorë ishin tre kreshnikë muhaxherë dhe jo ata që u akuzuan. E pse erdhi deri te atenti që nuk ishte i organizuar në Prishtinë më 1890? Erdhi sepse konsulli dhe shteti i tij ishin FAJTORË për një tragjedi që e kishin përjetuar 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare të Sanxhakut Nishit (Shipnia e Moçme) në dimrin 1877/78. Por jo vetëm për atë tragjedi, por më shumë për faktin se konsulli serb planifikonte tragjedi me plagë edhe më të mëdha dhe plus publikisht po i provokonte muhaxherët e shkretë që frekuentonin pranë zyrës së tij në rrugën kah shkohet për Gërmi, në Lindje të qytetit Prishtinë. Edhe sot, ata që kanë shkaktuar tragjedi 1989-1999, plus po provokojnë dhe janë kthyer përkohësisht në një ofensivë agresive, do të varrosen vet në të, por vrragët mbesin.

Edhe vrasja e Haxhi Zekës, sipas dokumenteve austriake, nuk është kryer nga Zajmi, por nga një gjysëm pop që sherbente në Patrikanën e Pejës. Rasti zbulohet më 1936, kur grueja e vrasësit e shtyrë në mosh i drejtohet Princ Pavlit: “Dua të më shpërbleni se burri jem e ka vrarë Haxhi Zekën dhe për atë vrasëje palni është bërë në Patrtikanë. Aty janë dokumentet.” Dhe vërtetë, ato u palsuan më 1937 në Dosjën e Patrikut, në signautrën S.14. Po çetnikët që e kishte organizuar, një çetë çetnikësh të veshur me rroba kombëtare shqiptare, frekventonin në tërë Vilajetin e Kosovës (1907-1914), vranin serbë të pafajëshëm, dhe pranë kufomave fotografoheshin si vrasës shqiptarë me emrin: “Arnauska çeta”. Kjo zejtari kriminale serbe ka zgjatë deri më 1999. Tani e shtrojmë pyetjen: Pse disa shqiptarë që kanë punuar në UDB 1981-1990 nuk i zbulojnë se kush ka qenë rrënues i varrezave serbe? Në Arkivë të Kosovës, pati filluar të arrijë tinzisht një Dosje nga ky arsenal kriminal, me qëllim për të na mbajtë qëndrimin: a po i ndalin ato dokumnete këta kuadrot shqiptare. E Vërteta, ato dokuemnete i fotokopjonim dhe “origjnialin” e ftonim një UDBASH që na syrvejonte dhe ia dorëzonim ato dokumente që tregonin se: “Janë serbët ata që vet po rrënojnë varre e vet pastaj po akuzojnë shqiptarë”. Për fat, kam dije se ish sigurimsi është gjallë dhe jeton diku në Evropë. Fol more burrë, laj mëkate. Hulumtoni ose dilni ish UDBASHË të tjerë që është Kosova plotë, dhe lani mëkatet, pse jo, sepse askush sot nuk ju tarzon, shihni për padrejtësitë që i keni toleruar. Mos u frigoni, folni sepse kombi ju thërret në rrëfim dhe sigurisht do t’u falënderoi!

Cila është analogjia e hudhjës së kokave të derrit nepër xhamia më 1884, me rastin tragjik te të rinjëve serbë në kafenenë “PANDA” në Pejë, më 14 dhjetor 1998? Kur nuk u arrit që UÇK-ja të shkatrrohet përmes “faktorit brendëshëm shqiptar-LDK”: përmes dezertimit (qershor 1998), të grupit oficerëve të FARK-ut, që silleshin në pikë të ditës nëpër Tiranë me armë në brez, për t`u dukur se ja kush janë, sepse merrnin rroga të majme, në realitet ishin disa oficerë, kuptohet të shkolluar, por pa USHTARË; pas kërkesës që UÇK-ja të demobilizohet (shtator 1998); pas themlimit (19 nëntor 1998) të Shtabit për ‘hulumtimin e krimeve serbe dhe të vrasjeve ENIGMATIKE’, makineria neofashiste e S. Milloshit do ta organizojë atentatin makabër në kafenenë “Panda” (më 14 dhejetor 1998), duke i vrarë të rinjët serbë, krejt me qëllim që ta akuzonte UÇK-në si organizatë “terroriste”. Analizoni intenerarin e datave dhe do të kuptoni më tepër se sa çka shkruaj unë. Ky organizim kundër UÇK-ës në rastnin “Panda”, ishte i jashtëm. Lidhur me këtë, në bazë të dokumenteve që kanë mbetë në “bërllogun që UNMIK e planifikohente për asgjasim, sipas porosisë së Velko Odalloviqit dhe Zoran Angjellkoviqit” (pra bashkpunonin me UNMIK-un), vërtetohet katerciprisht se atentati në Pejë është organizuar drejtë për drejtë nga KOS-i i Millovan Drecunit dhe nga SPB serbe e Odalloviqit.(Lexoni deklaratën e Vuk Drashkoviqit dhe deklaratën për shfajsim të Aleksander Vuçiqit, që në ato rrethana ishte ministër i informatave të kasapit të Ballkanit dhe sot, në saje të Rusisë dhe BE-së, po moralizon dhe po shtiret si viktimë. Pra, kënga e vjetër e intrigave po na këndohet, por ne shqiptarët përsëri, duke i vënë njeri-tjetrit thika pas shpine, po shihet se jemi në mjegull për shkaqe politike dhe profit të xhepit. E vërteta, emrat e urdhërdhënsëve në tragjedinë “PANDA” e dijnë

fare mirë ish prokurori serb dhe gjykatësja hetuese urdhëruesja e vrasjes së Familjës Muçoilli nga Drenica, hetuesja e Familjes Jashari në Prekaz të Danicës e ashtuquajtuar sadistja Danica Marinkoviq. Pse kjo grua mizore nuk hetohet? Është krim i BE-së që i akuzon ata që bënë luftë të drejtë, e jo ata që i mbuluan të gjitha mizoritë, çak e mbuluan edhe bartjen e kufomave të shqiptarëve deri në Beograd për një kohë, për t`i bartur për Rusi, për të humbur gjurmë. (Lexone: Viktor Çernomerdinin, Kujtimet në dorëshkrim dhe botimin e redaktuar).

Rasti i sjelljës së DOSJEVE të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në zyret e OVL UÇK-së Ku ka hipokrizi më eklatante në botë e që janë të ngjajshme sikurse ato të hudhjes së kokave të derrave nepër xhamia? Dënohet imami (1884), vritet personaliteti shqiptar dhe akuzohet një familje e tërë (1902); organizohet çeta serbe me rroba kombëtare shqiptare (1907-1914), e cila vret serbë dhe fotografohet pranë kufomave të pafajshme serbe (fshatarë të mjerë dhe të varfër) dhe ato fotografi shpërndahen nepër Evropë, duke i akuzuar shqiptarët se “janë terroristë”. Këtë e bënte Vlladan Gjorgjeviq (19071-1914); këtë zanat e bënte Nikolla Pashiqi (1914-1926); këtë zanat kriminal e kryente Bozha Maksimoviq- Kundak, Punisha Raçiq, Toma Popoviq; këtë zanat e vazhdoi Millan Stojadinoviq (1934-1938:Millan Nediq 1938-1943), A. Rankoviq (1945-1966), Oficeri Graçanin që vrante ushtarë shqiptarë dhe Stoilkoviq që vrante civilë shqiptarë për çdo vit (1973-1993), për ta marrë bajrakun Jovica Stanishiq (1993-1998) dhe për ta përmbyll urdhëruesi i vrasjes së fimijëve shqiptar me libra në dorë; e mos ta harrojmë thyerjën e varrezave serbe nga SPB serbe nga viti 1981 e deri më 1990, e duke ua mveshë gjithëmonë shqiptarëve. Po, pse disa ish UDBASHË shqiptarë sot nuk e zbulojnë këtë dukuri të shëmtuar, kur dokuemnetet i kanë pasë vetë në duar? Dilni dhe lani mëkate, sepse kurrë nuk është vonë. Tani shtrohet pyetja e pyetjeve: Kush i solli Dosjet në OVL UÇK në pikë të ditës në Pristine? E them publikisht, unë po ti kisha ato dosje, do ti botoja menjëherë, jo për të shitur trimëri, por për ti treguar botës civilizuar se Dhomat e Specializiara janë themeluar me premtime dhe shantazhe monstruoze kinse: “UÇK ka organizuar trasplantim të organeve njerëzore në një Shtëpi të Verdhë, afër torishtës bagëtive në Malësi, ku as gomarët nuk kanë pasë fuqi ta përballojnë një rrugë plotë hormoqe. Po, kompromitimin po luftojnë ta mbulojnë tash duke i burgosë dy drejtues të OVL UÇK-ës pa asnjë faj, mu në stlin kur pushteti i Stambollit, në vend se ta hetojë priftin serb (1884) për hudhjen e kokave të derrit nëpër xhamia, e dënoi imamin famëlart shqiptr, krejt me qellim për ti mbuluar 16.000 proceset gjyqsore të oragnaizuar kundër një populli që po luftonte për liri, nën amanetin e Lidhjës Shqiptre të Prizrenit; krejt me bazamnet se “me serbët nuk hapim luftë; i torturojmë aranutët e na frigohen sllavët”.

Ja lexues të nderuar arrestohen dy drejtues të OVL UÇK-ës, kur dihej se ata nuk e pranonin asnjë kompetencë të Dhomave të Sprcializuara të Republikës Kosovës me seli në Holandë (!!!). E pikërisht, për këtë mosparamin, janë provokuar dhe kanë rënë në grackë të prokurorëve, të cilët e dijnë se në çdo vend të botës prokurori urrehet. Në rastin konkret shtrojmë pyetjen: Ku ka shembull të tillë në histori, që një firmë është regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë në një shtet, ndërsa Ministria respektive, nuk e ka asnjë kompetencë për të, aq më parë kompetencë nuk ka as Parlamenti që e ka themeluar duke e ndryshuar KUSHTETUTËN(?). Madje, kompetencë për Dhomat e faqezezuara… nuk ka as Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse Dhomat e faqezezuara, kanë themeluar tinëzishtë dhe jashtligjshëm trupa antiligjorë, duke u mbështetë në Konventat ndërkombëtare. Pse për këtë krim të shekullit, Ministria e Drejtësisë Republikës Kosovës hesht? Është pytja e oportunizmit dhe qyqarisë, sepse, së pakut ,me një dekret mundet për t`i shpallë të jashtligjëshme veprimet e Dhomave…. Tek e fundit, vepra për të cilën akuzohen Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj, nuk janë në kompetencë të Dhomave të Specializuara, e as të EULX-it. Po, kjo ndodh kur ke një qeveeri servile, një staf kuadrosh që e kanë quajtë Bacin Demaçi çka jo… kur Baca e qiti Jirzhi Dinzbirin si kuferin jashtë zyrës, sepse e quante UÇK-në TERRORISTE. Jo, unë nuk them se kuadrot shtetërore duhet të sillën me arrogancë me të huajtë, por me dinjitet kombëtar dhe shtetëror, pa asnjë dilemë-PO.

Si ra Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në grackën e Grenellit dhe LDK-së? Nuk dua të tautaligjoj asgjë, por si u oragnizua nepër terr të natës rrëzimi i Qeverisë Kurti, krejt me prapavi që: “ kinse Qeveria LDK, do të përkushtohet fuqishëm në shpërndarjën e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë”. Hipokrizi e llojit të paparë. Pra Dhomat e Specializuara u themeluan me intriga kinse: “Republika e Kosovës nuk ka gjyqësi të përkryer për veti e një parlament senil po themelon Gkykatë Speciale me seli në Hagë, sepse dëshmitarët e mbrojtur këtu nuk paska kush ti mbrojë”. Ky çervish nuk është as për qenë, e lene më për tua pështjelluar shqiptarëve trurin. Jo, jo, rrogat e majme duhet të hargjohen e jetohen nepër pallatet e Hollandës, së pakut për nja 10 vjetë. Këtu diku në therrat e Serbisë pushon djalli; këtu diku pushon çervishi që dikush luftonte e derdhte gjakun lumë, e dikush i shkollonte fëmijët nëpër Evropë e SHBA, e ata që kishin mbetë i quanin të frustruar dhe agjenta të UDB-ës. Histori e humbur për ta. E mu kjo politikë ishte ERË NË SHPINË TRADHTARËVE dhe THIKË NË KURRIZ UÇK- ës. Cili ishte çmimi i kësaj tragjedie? Unë nuk e di tani për tani, por në bazë të standardeve, kur janë llogaritë dëmet e Luftës së Dytë Botërore, Serbia i ka sjellë dëme Kosovës (plus minus 10 miliradë), nga shfarosja e Sanxbakun Nishit 1877; ndërsa në kampet e përqëndrimit në: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës e nepër tërë Kosovën më 1999, jo më pak se 152 miliardë dollarë.

Por, ishte disi ÇMIM që Abdullah Hoti si eknomist që është, Borrelit, Llajçakut apo Grenellit, në vend që t’ua përplaste me fakte detale gjenocidin serb për dy shekuj (madje të vërtetaur edhe me Konventa ndërkombëtare Jugosllavi-Turqi më 1938 dhe 1953, e ato fakte nuk mungojnë), por bëri të kundërtën. E tha pse ta mshefim se: “duhej në draftet e Riçard Grenellit, ta vente një pikë se: ABROGOHEN DHOMAT E SPECIALIZUARA PËR UÇK DHE ÇËSHTJA E KRIMEVE TË FUTET NË FRIGORIFER, për të ardhur deri te pajtimi në mes serbëve dhe shqiptarëve”. Kështu disi duket fjalia e konstruktuar. Lidhur me këtë, a nuk është e rastësishme që një gazatar me emrin Baton Haxhiu, në TV shkoi deri aty, sa që hapur tha se: “duhet të falen krimet dyanshme e të pajtohemi me neofashizmin serbian”! Ai gazetar nuk ka folë krye më veti, por e ka marrë porosinë si “kallfë i ustait”. E ustai është diku në Beograd, ose prapa grillave, por miqësia ka mbetë, pa u lëkund. E kur dihet botërisht se në mes shteteve dhe popujve që kanë luftuar në mes veti, asnjë instutucion nuk është i autorizuar për t`i falë krimet, gazetari trim dhe i dutur (!) del në sheshin e ekranit të infektuar dhe kërkon falje të gjakut. Pra, faljen (duhet të thuhet PAJTIMIN) ta bëjnë viktimat shqiptarë, pa kërkuar serbët falje (PAJTIM) fare. Nuk ka falje, por ka pajtim, sepse gjakësori nuk ka pranuar, së pari, se ka bërë krime. E krimi ka shkuar deri aty sa që më 1999 është kthyer deri në GJENOCID, që dëshmohet me një milionë shqiptarë të deportuar, e krime tjera të çdo lloji nëpër Kosovë, dhe bartje të kufomave shqiptare për të humbur gjurmë deri në Beograd. Madje ka fakte, se shumë kufoma janë asgjasuar nepër furra të minierave!

Tash tërë parabolën e planifikimeve për Marrëveshjën e Vashingtonit e zbulon sekretari i Hitlerit të Ballaknit, Ivica Daçiqi: se në Vashington tipi i Gebelsit, A. Vuçiqi (ministër i informatave dhe sekretar i Qeverisë së Millosheviçit, i radikalëve që të nxierrin sytë me pirun!) e paska hudhur si: “të papranuar porpozimin në draftin e Riçard Grenellit se :Dhomat e Specializuara nuk mund të shuhen”(!) Mjaftë kemi bërë pyetje Por korrekt kemi shtruar edhe përgjegje. Ja edhe një: A nuk janë KATËR DREFTAT E KRIST HILLIT (1998/99) të ngjashme me KATËR DRAFTET E RIÇARD GRENELLIT (2020), të cilat Presidenti Donalld Tramp as nuki ka parë me sy kurrë? E them këtë, sespse në momentin final, Presidenti TRAMP në fytyrë dhe grimasa vërehej, se po ‘lexonte’-fliste dhe do të nënshkruante diçka që nuk ishte gjë tjetër, përpos një avaturë, bje fjala për hekurudhën. Hej një shtet dhe një kryetar i Kosovës nënshkruante një dokuemnt ndërkombëtar që: një hekurudhë serbe të kalojë nepër Shqipëri, pa e pyetë askend atje! O Perëndi! Kjo është dhe do të mbetet në histori si avanturë speciale. Jo nuk e besoj që së pakut Edi Rama, Baton Haxhiau dhe Hashim Thaçi nuk ishin në dijeni për këtë avanturë që rrënjët i kishte në natën i shtrigave, kur u bind një deputet për ta votuar fronin e LDK-ës tani në pushtet. E këtë hekurudhë, pse mos ta themi, e pati refuzuar si propozim Sulltan Andyl Hamiti më 1897, kur të njejtën gjë e kërkoi për Serbinë Vlladan Gjorgjeviqi (kryeministër i Mbretëisë Serbe).

Kah po shkon shoqëria Kosovare sot dhe ku duhet të jetë gjatë dekadës së tretë të shekullit XXI? Në Kosovë 10% e popullsisë sot është e pasur dhe këta do të bëhen edhe më të pasur. Kurse 90% e popullit në Republikën e Kosovës sot janë të varfër dhe me këtë trend historiko-politik do të bëhen edhe më të varfër. Pra, ngadalë por me hapa “shtetërore” këtu, me fajin e politikës garbitqare, po vritet socjalja, po vritet historia. Në këtë drejtim pika kryesore për tu larguar nga varfëria janë investimet e huaja dhe të brendëshme, e që të dyja së bashku do të sjellin punësim që, si pasojë kanë zhvillimin ekonimik. E lidhur me këtë, pa e mbaruar fonomeni PUNËSIM, shtrohet pyetja: A ka siguri i huaji që të investoi në Kosovë? Edhe më konkretisht, pushtetarët e deritashëm dihet publikisht se po e rrejnë popullin, duke i thonë: “Vizat do të lejohën këtë muaj, madje edhe këtë datë”. Jo, pushteti duhet ti thotë popullit se: “Kosova për BE nuk është shtet dhe vetëm ndonjë mrekulli, se viza nuk ka”, pra rrena në Kosovë është model për qeverisje nepotiste dhe të korruptuar. E populli do të pyet: a ka anarki, që të përseritet koha 1989-1999, që të veprohet kush si mundet, ka e ajo po ngjanë para syve tanë për çdo ditë. Se ne jemi shtet i kolonizuar nga eksponenti i BE-së, siç është EULEX-I, gjë që u pa me rastin e burgosjes së katër drejtuesve kryesorë të UÇK-ës. Madje një arrestim ishte një kopje se si sillej policia e Milloshit e që u kopjua me rastin e arrestimit të Dr. Jakup Krasniqit. Të paktën të rinjtë që kanë lindë pas 4 korrikut 1992 do të mësojnë se si është sjellë pushteti ndaj neve. Por mbi të gjitha shtrohet pyetja pse po ndodhë ky fenomen dhe ku është pika start e fajita? Po përgjigjem: pika e vetme e fajit është servilizmi i partive ndaj të huajve, fetishizimi i rrolit të tyre, duke spiunuar njera (partitë) kundër tjetrës. Ja shembulli më ekselent. Si përfundim. Riçard Grenëll dhe LDK-ja, për një kohë fare të shkurtër, ia futën thikë pas shpine LVV-ës. Në këtë “thikë” tërthorazi u ngjitën dy premtues duke koketuar me kreun e LDK me moton: “E propozoni ju në një bisedë me Grenëllin, abrogimin e Dhomave të Specializuara, ne ju mbështesim në themelimin e qeverisë re, duke e rrëzuar LVV-n”. Në Kur shkuan në Vashington, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, Grenëll i kishte në tavolinë KATËR DRAFTE, ashtu si i kishte Kris Hill më 1998/99. Në draftin e tretë (jo të katërtin) shkruante se palët pajtohën që të abrogohen Dhomat e Specializuara dhe me këtë hapet shansi që të falen edhe krimet”, edhe pse Grenëll e dinte fare mirë se nuk falen. Propozimin u hudh poshtë nga Gëbelsi i Ballkanit, A. Vuçiq, dhe me këtë shënoi një përparësi për ta luajtur rrolin e “viktimës”. Dhe delegacioni ynë heshti!

Po, në dekadën që do të hyjmë për disa ditë, makineria politike serbe do të pozicionohet se rroli i viktimës së Serbisë, u luajt madje nga një deputete Turke në Biundestag, e pse mos ta luajnë këtë rrol edhe ambasadat e Serbisë nëpër botë.

Me gjithë këtë, në Vahington ndryshoi EPOKA dhe politikanët në Kosovë duhet të ulen dhe të besatohen se ku do t’iu presë sopata. Pra, jo thika pas shpine njëri-tjetrit, dhe së bashku në maratonën e lirisë dhe të zhvillimit ekonimik për ta gëzuar çdo qyetar çlirimin nga robëia. E në këtë maratonë, publiku duhet që maratonistëve politikanë t`u japi ujë kur kanë nevojë, por uji (pozita) të mos jipet me hile dhe pa meritë.

Unë kombit i besoj. Prishtinë më 17/18 XII 2020