AKEJTE JAN FISE ILIRE

0
15

Shkruan Teuta Reka
Ne Antikitet as ne mesjete nuk kan ekzistuar Greket, Doret dhe Moloset qe jan shtyllat e greqis se vjeter, jan fise Iire. Sipas teoris se genjeshtrave te grekeve dhe filogrekeve ne shqiperi: Akejt ishte emertimi i grekeve, por fatkeqsisht edhe keto jan Ilir. Dhe Faktet nuk mohohen dot me Pensione 350 evro greke. Ju uroj lexim te kendshem.
GUSTAVE GLOTZ:
DYNDJA DORIKE ERDHI NGA SHQIPËRIA. AKEJTI DHE DORËT ISHIN FISE NGA ILIRIA. DYNDJA ILIRE E VITIT 1200 P.E.S, MORI PARA AKEJT, HITITËT ETJ., DHE NDALI NË EGJIPT. RAMSESI THOSHTE PËR TA: NUK KA BURRË QË T’I MBAJË.
(THJESHT HARXHONI PAK KOHË DHE LEXOJENI: DO KUPTONI SE PSE ILIRIA ËSHTË THEMELI I LAVDISË SË “GREQISË” SË LASHTË… FILMAT HOLLIVUDIANË ME SPARTANË DORË “GREKË” QË LUFTOJNË ME PERSË ZEZAKË, JANË PËRRALLA E SOTME HISTORIKE)
Dyndja dorike (1200). Duke u vetëshpërndarë, akejt ishin zgjeruar rrezikshëm në një mënyrë të dobët. Duke shkuar në çdo breg të Mesdheut, ata lanë shumë boshllëqe pas tyre. Gradualisht grupe të së njëjtës racë [me akejt], që flisnin një dialekt të së njëjtës gjuhë dolën prej Ilirisë dhe kaluan nëpër Pind, duke zbritur gjithnjë e më tepër drejt jugut. Dorët po hynin në histori. Rreth 1200-s, ky infiltrim i ngadaltë u shndërrua në një dyndje. Mbase ai u spraps për njëfarë kohe; kalatë e Mikenës duhet të kenë bërë detyrën që pritej prej tyre. Por Heraklidët [shënim imi: bijtë e Herakliut, sic quheshin dorët] u kthyen triumfues me ushtritë e tre fiseve të tyre. Disa ndoqën rrugët e Perëndimit dhe pushtuan Epirin, Etolinë, Akarnaninë dhe Elisin; të tjerët, duke përparuar nga Lindja, nënshtruan Fokisin, Korintin, Argolisin, Lakoninë dhe Mesenian. Në Peloponez, akejt u detyruan që, ose të nënshtroheshin, ose të strehoheshin maleve të Arkadisë. Pas kontinentit u erdhi radha e ishujve jugorë: Melosi dhe Thera, Kreta, dhe pastaj Karpatosi, Kosi dhe Rodi ranë pre e zaptuesve.
Egërsia e këtij sulmi nga gjithkah, shpërndau fluturimthi te njerëzit, llahtar. Pati trazira e ngjeshje të egra. Të pushtuarit kërkonin shtëpi të reja me çdo kusht dhe ata u bënë të tmerrshëm për të tjerët. Turbullirat ishin të zakonshme. “Ishujt nuk gjenin paqe”, thotë një dokument i Rameses III; dhe po kështu ishte pjesa kontinentale. Shumë akej kërkuan strehim te vëllezërit e tyre në Atikë. Një rrymë e fortë emigrimi lindi në tërë Azinë e Vogël dhe transformoi civilizimin e saj. Ionia priti akejt e çdo vendi, përfshirë këtu, pa dyshim, popullsi nga Pylosi. Delosi u bë qendra religjioze e kësaj Akaie atiko-ioniane. Rreth së njëjtës kohë, mushki, frigjianët, rrëzuan hititët dhe morën kryeqendrën e tyre, Pterian; ishte fundi i një fuqie e cila kishte kundërpeshuar atë të faraonëve dhe që sprapsi atë të asirianëve. Një dinasti e heraklidëve u bë sunduese e Lidisë.
Dhe pastaj një masë egjeasish, përfshirë “pelestët” ose “kheretimët” (kretanët) dhe “zakaritë” (teukrët ose burrat nga Zakro) u shfaqën në kufijtë e Egjiptit. Kishin ardhur nga toka dhe nga deti, me gratë e fëmijët e tyre të grumbulluar tog mbi qerret me buaj. “Nuk kish njeri që t’i mbante!”. Rameses III ia doli t’i ndalojë në Magadil, por nuk mundi t’i pengojë ata që të vendosen në vendin që mori nga palestët emrin Palestinë (1193). Ajo që ndodhi me botën mikenase, pas pushtimit të 1200-s, nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me atë që i kishte ndodhur Kretës, dyqind vjet më parë. Akejtë, të përshtatur me civilizimin kretan, kishin ruajtur trashëgiminë e tij, edhe pse e lanë që të mpaket. Dorët, të ardhur nga egërsia e Shqipërisë [“Albania”, sic!], shkatërruan gjithçka mbeti prej tij.
Kalimi i tyre, nga Korinti në Spartë, u shënua nga një vazhdë rrënojash. Në Kretë portet u braktisën, për të kapur majat në brendësi, dhe mbetjeve të mjeruara të Knososit iu dha flaka. Kësaj radhe, për qytetin që dikur ishte “Zonja e Mesdheut”, gjithçka kishte mbaruar, me të vërtetë; mbi rrënojat e nxira, të varrosura nga shekujt, tre mijë vjet do të kaploheshin nga heshtja e vdekjes. I gjithë ky shkatërrim, nuk ishte, jo!, shenjë e një stuhie lokale e të përkohshme, por ishte shenjë e një kataklizmi universal dhe përfundimtar. Civilizimi i bukur i Bronzit ra, kur u shfaq Hekuri.


Gustave Glotz (17 February 1862, Haguenau, Bas-Rhin – 16 April 1935, Paris) was a French historian of ancient Greece. He was a supporter of the theory that history never follows a simple, logical course. In 1920, he became a member of the Académie des inscriptions et belles-lettres, and was named its president in 1928. His work on the economic history of Greece and the ancient Greek city is particularly noted.
Titulli: The Aegean Civilization
Autori: Gustave Glotz
Botues: Routledge, 2013 (reprint)/
First edition: Routledge & Kegan Paul Ltd. 1923
https://archive.org/details/in.ernet.dli.2015.125085

Burimi/Facebook/Fari Xh Xharra