Aksioni në Ministrinë e Brendshme/ Zbulohen emrat e të arrestuarve

0
87

Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme, ndërsa një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pas një operacioni antikorrupsion nga SPAK, në lidhje me abuzimet me prokurimet publike.

Operacioni është ndërmarrënga SPAK në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.

Kjo e fundit u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë, si pjesë e ristrukturimit të kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, që Kryeministri Rama dhe Ministri Çuçi e njoftuan më herët.

CNA.al ka mesuar se urdhër arreste janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndersa Anisa Bogdani eshte lene ne “arrest shtepie”.

Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrstuarve.

Hetimet kanë nisur për disa tendera të dyshimte nga Agjencia e Përqendruar në Ministrinë e Brendshme. Prokurori i SPAK, Dritan Premçi ka kërkuar nga GJKKO arrestimin e 9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme.SPAK ka gjetur parregullsi e falsifikim të dokumenteve dhe favorizim të kompanive pjesëmarrëse në këtë tender.

Sipas burimeve nga SPAK, hetimet vijonë ende edhe për ish ministra që janë kallëzuar nga opozita.

Burimi/CNA.al