Aktori nga Kosova, flet pas infektimit të tij: Nëse shpëtoj nga Covidi s’keni nevojë nuk do jetë nevoja të më bleni lule dhe të më zmadhoni fotografinë

0
160

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në rast se bëhet mirë të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyohen t’i blejë lule dhe ti zmadhojë fotografinë e tij, nëse do të vdes.

KOSOVË– Aktori nga Kosova, Çun Lajçi, i cili së fundimi është infektuar me Covid-19, ka folur në lidhje me gjendjen e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në rast se bëhet mirë të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyohen t’i blejë lule dhe ti zmadhojë fotografinë e tij, nëse do të vdes.

“Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! PoKam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë! Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua! Dardani, 28.03.2021,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:


Çun Lajçi

Nëse…!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.
Pse?
Se s’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!
Po
Kam thanë, e po them, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!
Atje ka zogj e njerëz s’me duhen për kurtuazi!
Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’ishit tjetër pos fotografi mashtrimi. Jo, malësori s’duron hipokrizi!)
Rrini rehat, se nuk vdes nga nji virus, jo, nuk e humbi hijen e malësorit për nji mortajë zezonash!
Po
Dua me m’përcjellë zogjët, kur t’vie koha, ju jo, e me vdekë tue knua bashkë me mua, trumcakët e bjeshkëve t’mia!

Dardani, 28.03.2021

Burimi/dosja.al/