AKTUALITET Rama shkon për herë të dytë në familjen Rasha/ Gazetari nxjerr detaje: Çfarë pazari po bën kryeministri

0
100

Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar vizitën e dytë të kryeministrit Edi Rama në familjen Rasha, e cila prej të martës ka humbur djalin 25-vjeçar, Klodianin, i cili u qëllua nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Sipas Çollakut, vizita e sotme e Ramës ka dashur që të kalojë pa vëmendje, dhe sipas tij kjo synon që të fshehë një pazar që mesiguri është duke kurdisur kryeministri.

Postimi i Çollakut:

Rama serish sot ne banesen e te riut te vrare Klodian Rasha!! Edi Rama shkon perseri sot ne familjen e te ndjerit Klodjan Rasha. Çfare pazari po sajon Edi Rama me ngjarjen e vrasjes se 25-vjeçarit ?! Nje furgon dhe dy makina ne njeren prej te cilave gjendej Kryeministri kane qene ne mesdite te familja e djalit te ri te vrare ne mesnaten e 8 dhjetorit.

I veshur me pallto te shkurter me tuta dhe atlete Rama eshte shoqeruar vetem nga nje person i shkurter dhe ka shkuar ne banesen e te ndjerit. Nje mik qe ka qene ne ato momente aty prane me tha se kete here nuk kishte asnje kamera me vete. Makinat jane parkuar me larg baneses, duke dashur te mos terheqin fort vemendje.

Duket se KM kerkon serish te sajoje apo binde familjen per diçka qe nuk ka mundur deri me tani. Çfare e ka shqetesuar, trazuar Edi Ramen, qe po shkon serish ne banesen e te ndjerit?!? Dhe kaq pa zhurme dhe mbuluar?!? Nje hall i madh sigurisht..!!!

Gjatë ditës së djeshme u shpërnda fillimisht në mediat pranë qeverisë, dhe një letër e supozuar nga familja Rasha, sipas të cilës kërkohej që protestave tiu jepej fund. Edhe më herët ka pasur aludime se Rama ka arritur një akord me familje, ndërkohë që deputeti Kujtim Gjuzi ka denoncuar faktin që sipas tij kryeministri i ka dhënë një shumë parash të afërmve të të ndjerit.

Burimi/CNA.al