“Albin Kurti i urren katundarët, një litër vaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se në Gjermani…”

0
80

Shkruan: Kimete Berisha

Paramilitarët e Vetëvendosjes i kanë “specialitet” gratë e guximshme dhe katundarët
Albin Kurti i urren katundarët.
Kjo dihet. Katundarët e kanë vërejtur, por ju
s’di a keni vërejtur apo ju nevojitet edhe pak kohë për ta vërejtur se Albin Kurti e identifikon katundin me pasul, e jo me intelektualë.
Kurse, paramilitarët e tij i ka stërvitur t’i urrejnë gratë e guximshme dhe të pamposhtura.
Na “mbytën”!
Shamjet që t’i bëjnë këta kriminelë, nuk t’i bën kush!
Këta të “masakrojnë” me fjalët më të ndyra që ekzistojnë.
Veç kush e ka provuar llavën e tyre të urrejtjes, di të tregojë se çfarë gjestesh bëjnë këta “trima”.
Është e pabesueshme kafshëria e paramilitarëve të Vetëvendosjes!
Këta janë “ushtri e urrejtjes”!
Këta të “maten” me t’mbyt me fjalë…..e qysh thotë populli “më keq është me t’u matë sesa me t’ra”!
Prandaj, asnjë punë të mirë nuk e kanë bërë deri tash. Ama, asnjë hiç.
Sherri i urrejtjes që e kanë!
Çdo Insitucion e mbajnë të “pushtuar” me urrejtje dhe me neveri.
Prej urrejtjes nuk ka hair!
Edhe Ganimete Musliu i “tërheq” paramilitarët e Albin Kurtit, sepse është e guximshme, besnike dhe e pathyeshme.
Nuk është Ganimetja si Mimoza Kusari (askush nuk është si Mimoza Kusari) që i ka ndërruar fjalët dhe partitë, pa rreh çerpikë…
që ka fytyrë sot flet për bordin e ri të AKP-së,
e dje akuzohej se ka qenë njëra nga keqpërdorueset e privatizimit…
Ka fytyrë ta përbijë zotimin e Albin Kurtit se do ta shuaj AKP-në, e lëre që nuk e shuajti, por e mbushi me shokë e jarana.
Sa herë e kanë sulmuar Mimozën – e kam mbrojtur.
Kur erdhi puna dhe më kërcënuan me vrasje “njerëzit e saj”, ajo nuk e çeli gojën.
Është mosmirënjohëse, prandaj e pret mosmirënjohja.
Ama me stilin e ri t’frizit, së fundi i ka bë konkurencë serioze “gospodjica Smilkës”!
P.S. Për mua qeveria ka “rënë” dje, kur Kuvendi nuk e miratoi Marrëveshjen e Washingtonit!
Ama, kryesore Kosova nën qeverisjen Kurti, me te tana tana sillet si – “kontinent”! E refuzon edhe Amerikën-abeja!
Një litër vaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se në Gjermani…
Energjia elektrike për një muaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se sa në Evropë, ama shqiptarët që e vjedhin vetveten kah t’rrotullohen dhe që e kanë shkatërruar vendin…
nën hije, merren me ca tema estetike, me ca dilema muzikore, me ca tema luksoze…aman!

Burimi/epilogu.com/