Albin Kurti për Euronews: Do të votoja në favor të bashkimit me Shqipërinë

0
43

Lideri opozitar dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, thotë se nëse do të mbahej një referendum mbi bashkimin e vendit të tij me Shqipërinë, ai do të votonte në favor të këtij bashkimi.Këto deklarime të tij u bënë gjatë një interviste për Euronews vetëm pak ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi pjesën më të madhe të votave në Kosovë deri më tani, duke i hapur rrugën Albin Kurtit për të formuar qeverinë.Mbi 90% e 1.8 milion banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë dhe perspektiva e një bashkimi midis dy vendeve gëzon një popullaritet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.Vetëvendosje duket se ka dyfishuar rezultatin e saj të vitit të kaluar, me më shumë se 50% të votuesve kosovarë që i kanë dhënë votën e tyre Lëvizjes Vetëvendosje pavarësisht faktit se Kurtit iu ndalua kandidimi me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin votë ndëshkuese për të dy partitë që e kanë dominuar Kosovën që nga përfundimi i luftës kundër forcave serbe në vitin 1999, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilat morën vetëm 13%, respektivisht 17% të votës së përgjithshme.Rezultati i arritur e ka bindur Kurtin se përkundër ngjarjeve të vitit të kaluar, Vetëvendosje mund ti përballojë stuhitë politike të javës së ardhshme dhe ta mbajë premtimin e saj për të luftuar korrupsionin në vend, për ta ringjallur ekonominë dhe për ta larguar gardën e vjetër jashtë politikës kosovare.Si një student aktivist që u burgos gjatë viteve 1990 për punën e tij që ndërlidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kurti u shfaq në titujt ndërkombëtarë në vitin 2015 kur hodhi gaz lotësjellës në parlamentin kosovar në protestë kundër një marrëveshje të demarkimit të kufirit me Malin e Zi fqinj.Përgjatë viteve që nga ajo kohë, Vetëvendosje është rritur nga një lëvizje sociale në një forcë politike në Kosovë, duke tërhequr vota nga të rinjtë kosovarë si dhe nga diaspora e gjerë kosovare.Megjithatë, përkundër kapitalit të tij politik në shtëpi, Kurti kthehet në pushtet në një kohë të vështirë për Kosovën, e cila deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, një lëvizje kjo e cila mbetet akoma e papranuar nga Beogradi. Bisedimet mbi anëtarësimin në BE, të cilat i kërkon Kosova, janë kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së saj me Serbinë, me të cilën ajo pati një konflikt luftarak të përgjakshëm dyvjeçar mes viteve 1998 dhe 1999.Kjo është bërë më e vështirë me ngritjen politike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qendra e djathtë nacionaliste e të cilit kërkon që pjesë të territorit të Kosovës t’i jepen Serbisë – apo edhe një ripushtim të të gjithë territorit kosovar, i cili ishte pjesë e Serbisë për shumicën e shekullit të kaluar.Pikëpamja e Kurtit mbi dialogun me Beogradin – e një vije shumë më të ashpër se paraardhësit e tij në Prishtinë – nuk ka gjasa ta bëjë këtë çështje edhe më të lehtë. Mirëpo Kurti, çuditërisht, nuk është i gatshëm të jetë më i butë në lidhje me këtë çështje.Ai foli për Euronews në lidhje me perspektivën e rifillimit të dialogut me Serbinë, një federatë me Shqipërinë, trajektoren e tij politike dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Fitorja juaj në zgjedhjet e së dielës ishte edhe më e madhe nga sa ishte parashikuar. Tani ju duhet të siguroni 61 vota në parlament për të qeverisur. Cili është plani juaj për ta bërë këtë?

Ne krijuam një koalicion parazgjedhor midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Presidentes Vjosa Osmani. Votat janë në numërim e sipër, por mendoj se e kemi tejkaluar gjysmën e votave. Kjo nuk përkthehet automatikisht në 61 deputetë që janë të nevojshëm për një shumicë, prandaj do të na duhen disa deputetë nga pakica joserbe. Unë mendoj se kjo është shumë e mundur.

Edhe nëse nuk është e mundur, ju e keni përjashtuar një koalicion me PDK-në dhe LDK-në?

PDK dhe LDK janë dy fraksione të regjimit të dobët dhe fitorja e jashtëzakonshme elektorale që kemi pasur na tregon se duhet të vazhdojmë me disa prej deputetëve nga komunitetet pakicë dhe se këta dy partnerë të mëdhenj dhe të vjetër, epo, të mëdhenj deri dje, të vjetër me siguri, ata duhet të reformohen.Ne kemi ngritur valën e tretë të entuziazmit në historinë e fundit të vendit tonë. E para ishte çlirimi në vitin 1999. E dyta ishte pavarësia në vitin 2008. Tani ne duam të sigurojmë punë dhe drejtësi, që do të thotë që ne duam të zëvendësojmë migrimin e të rinjve me punësimin dhe ne duam të luftojmë korrupsionin dhe t’i japim fund elementeve të kapjes së shtetit, të cilat u bënë kryesisht nga këto parti që i humbën zgjedhjet të dielën.

Edhe nëse arrini në 61 deputetë, unë e kuptoj që ju ende keni nevojë për të zgjedhur presidentin. Nëse jo, qeveria bie dhe shpallen zgjedhje të reja. Si do t’ia bëni lidhur me këtë?

Ne kemi në plan të zgjedhim kryetarin e Parlamentit, një qeveri të re dhe një president të ri. Na duhen dy të tretat e deputetëve për të mbështetur votën. Unë mendoj se pas kësaj fitoreje të madhe, është e mundur që t’i kesh prezent ata në sallën e Parlamentit sepse ata e dijnë vullnetin e qytetarëve. Nëse ata do ta kishin imagjinuar bojkotimin më herët, unë jam i sigurt se ata kanë mendime tjera sepse do të humbnin edhe më shumë mbështetje në mesin e qytetarëve. Ata nuk e kanë komoditetin të shkojnë në edhe një palë zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo do të ndodhte, gjë që nuk mendoj se do të ndodhë, atëherë në raundin tjetër të zgjedhjeve unë mendoj se ato do të zhduken të gjithë së bashku.Albin Kurti, nga partia politike e VETEVENDOSJE duke iu adresuar përkrahësve të tij në fushatën përmbyllëse elektorale në kryeqytetin Prishtina, të premtën, 12 shkurt, 2021. Visar Kryeziu/The Associated Press

Mandati juaj i fundit si kryeministër përfundoi gjatë pandemisë COVID-19. Cila është gjëja e parë që ju do të bëni si kryeministër për ta luftuar pandeminë në Kosovë?

Ne planifikojmë të fillojmë të alokojmë fonde të përshtatshme për vaksinimin dhe një program prioritetesh në lidhje me grupet sociale të cilët duhet të vaksinohen së pari dhe sipas secilit rend, dhe kemi në plan të kemi 60 për qind të popullsisë të vaksinuar deri në fund të këtij viti, në bashkëpunim me BE-në.Kur u largova nga detyra me 3 qershor të vitit të kaluar, kishim vetëm 30 vdekje dhe numri i njerëzve të shëruar ishte tre herë e gjysmë më i lartë se rastet aktive. Qyshkur jam larguar nga detyra e kryeministrit, kemi pasur më shumë se një mijë e pesëqind raste me vdekje.
A ka pasur diskutime që të pranoni vaksina nga Serbia siç ka bërë Maqedonia e Veriut?Ne planifikojmë ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë, me vendet që na njohën dhe në veçanti me BE-në.A është kjo një jo ndaj vaksinave nga Serbia?Jo, ne nuk do të marrim vaksina nga Serbia, e cila i merr ato vaksina nga Rusia dhe Kina. Si për nga vlerat ashtu edhe për nga interesat, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit.Mund të shihet si një mënyrë për të ndërtuar ura me Beogradin.Ne nuk duam të zëvendësojmë BE dhe Sh.B.A.-të me ndonjë fuqi lindore jodemokratike, sepse është vërtetuar se nuk ka siguri në lidhje me cilësinë, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka gjithmonë pengesa tjera në formë të lojërave gjeopolitike.Keni deklaruar se qeveria juaj do të aplikojë për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian, por kjo e fundit ka thënë në mënyrë të përsëritur se anëtarësimi i Kosovës në BE varet nga dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të rif

illojë. A keni ndërmend ta rifilloni atë?

Epo, unë mendoj se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj. Ajo i shkaktoi katër luftëra në ish-Jugosllavi dhe duket se nuk shprehet asnjë keqardhje e pendim lidhur me këtë brenda Serbisë. Është e rëndësishme që të ketë ndryshime në Serbi në lidhje me mënyrën se si ata e shohin Kosovën.Unë jam gati të përfshihem në një dialog ku përfitues do të jenë qytetarët. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askë në Kosovë – natyrisht, duke përfshirë edhe mua – që të përfshihem në një dialog ku supozohet se do ta kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviqit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë.Ne nuk kemi pse të lexojmë libra historie ose t’i dëgjojmë gjyshërit tanë. Ne e përjetuam vetë atë. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për adresimin e drejtësisë së vonuar dhe të mohuar dhe e cila bazohet në të kaluarën në mënyrë që të kemi më shumë paqe, siguri, stabilitet dhe pajtim afatgjatë.A kërkoni akoma një falje, njohje dhe dëmshpërblim të plotë nga Serbia?Mendoj se është e nevojshme. Çfarë tjetër do të bëjë Serbia, të provojë dhe të na sulmojë përsëri? Unë mendoj se ata duhet të qëndrojnë larg nga Federata Ruse dhe nga Kina dhe duhet të provojnë ta bëjnë këtë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ata duhet të çlirohen nga Kosova. Ne e çliruam Kosovën nga Serbia. Unë mendoj se Serbia duhet të çlirohet nga Kosova.Si do ta arrini pajtimin ndërmjet serbëve dhe kosovarëve në Kosovë?Për pajtim me serbët në Kosovë, nuk është e nevojshme sepse ne nuk kemi luftuar me ta. Ne luftuam kundër Beogradit, i cili ishte kundër nesh dhe bëri gjenocid në pranverën e vitit 1999 dhe për atë qëllim ne kemi nevojë që Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të shohë veten në pasqyrë më parë sesa ta shohë Kosovën përmes dylbive ushtarake. Serbia duhet ta njohë pavarësinë tonë dhe të shprehë keqardhje për krimet e kryera nga regjimi i saj. Unë mendoj se ajo që Serbia ka nevojë, është një Charles de Gaulle serb i cili do të thotë, ashtu siç ka thënë Charles de Gaulle ‘Franca është e madhe pa Algjerinë’, se Serbia është e madhe pa Kosovën.Jeni përshkruar si një nacionalist, megjithëse nacionalist i majtë, si ndiheni për këtë epitet të dhënë?Unë jam një socialdemokrat dhe nëse shihni disa tipare nacionaliste tek unë, kjo vjen nga historia e Kosovës dhe është e një karakteri anti-kolonial, çlirimtar. Në mënyrë që të arrihet barazia midis njerëzve dhe kombeve dhe të mos dominojë dikush tjetër. Mund të themi që Charles de Gaulle, Marine Le Pen dhe Franz Fanon, që të tre ishin nacionalistë, por nëse i vendosni këta të tre emra në të njëjtin shportë mund të bëni një gabim të madh.Një herë keni thënë që do të mbështesni bashkimin e madh me Shqipërinë, a mendoni akoma kështu?Ne besojmë në forcimin e shtetit të Kosovës si një republikë sovrane dhe e pavarur dhe në kushtetutën tonë, neni 1.1 është në kundërshtim me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë se Kosova është një shtet i pavarur sovran dhe neni 1.3 thotë se Kosova nuk mund të bashkohet me një shtet tjetër. Kështu që unë besoj se pavarësia e plotë nënkupton edhe pavarësinë nga pavarësia, kështu që ne mund të bashkohemi në një federatë me Shqipërinë ose në një federatë të BE-së.Dy referendume në të ardhmen mund ta zgjidhin këtë, në Shqipëri dhe Kosovë, por asnjëherë duke e shkelur kushtetutën tonë. Fillimisht, kushtetuta duhet të ndryshohet dhe, e dyta, vetëm nëse një ditë kjo mund të bëhet në mënyrë paqësore dhe demokratike.Si do të votonit në atë referendum?Pasi të kishim fuqizuar shtetin e Kosovë. Pasi ta bëjmë këtë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja po. Po.A keni ndonjë porosi për Evropën?Evropa duhet të reformojë vetveten dhe jo vetëm objektivin e saj të zgjerimit. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin. Dhe unë mendoj se me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, BE do të arrijë harmoninë me Evropën si një kontinent dhe asnjëherë nuk duhet ta harrojmë këtë.

Burimi / Kallxo.com