Alfred Cako zbulon pse ranë rrjetet sociale: Do zerohen llogaritë bankare të të pasurve, por edhe kreditë

0
6

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorura kudo në botë – dhe që i përkasin Mark Zuckenberg u bllokuan dje për disa orë, duke shkaktuar në një farë mënyre kaos në të gjithë botën.

Humbjet reale në ekonominë globale deri më tani përllogariten në 160 milionë dollarë, çdo orë që kalonte ato u rritën, së bashku me protestat e klientëve.

Kompania Facebook, që zotëron të tre platformat, ka humbur ndërkohë rreth 5% në bursë, praktikisht 7 miliardë dollarë në aksione të humbura nga aksioneri kryesor i kompanisë, pikërisht gjeniali Zuckenberg.

Konspiracionisti, Alfred Cako, deklaroi në emisionin “Breaking” se e kishte paralajmëruar edhe më parë një gjë të tillë.

Cako tha se kjo bëhet me qëllim, që të bien vendet në kolaps. Sipas tij, pas kësaj skeme fshihet familjet e pasura botërore, Vatikani si dhe familja mbretërore britanike.

“E kam thënë vazhdimisht se do ketë shkëputje të internetit. Që vendet të bien në kolaps, që të shkatërrohen bizneset e vogla. Nga pandemia janë pasuruar më shumë të pasurit, Amazon, Tesla, të gjithë me radhë. Kanë shtuar miliarda dollar. Këta janë kukulla që drejtohen nga Vatikani, Rokfelerët dhe familja mbretërore britanike”, tha Cako.

Sipas Cakos, do ketë një zerim të të gjitha llogarive bankare në botë.

“Unë e kam parashikuar si skenar të agjendës 2030. Këta duan të kalojnë tek paraja elektronike. Duan të kalojnë në “black out” total gjithë njerëzimin. Duan të kalojnë në zero të gjitha ata që kanë depozita parash. Edhe ata që kanë kredi do u zerohen. Do shkohet në zero dhe pastaj do futet në lojë paraja elektronike”, tha Cako.

Burimi/fierisot.com/