Alimehmeti: Ky ilaç i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga COVID

0
6

“Ilaçi, Tocilizumabi, është i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga COVID-19”. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti jep lajmin teksa publikon në rrjetin social “ Facebook”, studimin e realizuar nga një ekip spanjoll mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Mjeku gjithashtu bën me dije se “Tocilizumabit” jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

“Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19.

Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19”, shkruan Alimehmeti.

Më tej mjeku publikon edhe rezultatet:

2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë;

2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar;

4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë;

2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.

Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.

Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore):

4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab;

25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit;

25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.

Element i rëndësishëm që bie në sy:

Studimi është çuar për botim më 16 maj 2021.

Studimi është publikuar sot, 05 tetor 2021, pra mbi 4 muaj e gjysëm më vonë.

Këto humbje kohë shpesh çojnë në vonesë/mungesë trajtimi të përshtatshëm për pacientët në kohën ndërmjet.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

https://www.nature.com/articles/s41598-021-99291-z

Burimi/opinion.al/