Alumni /Liceu Artistik – Adelajd Zhuri

0
70

I lindur me 1998, fillon studimet ne instrumentin e pianos ne moshen 6 vjecare ne Liceun Artistik Tirane me ped. Valbona Kasaj (Shehu). Qe ne moshe te re eshte fitues i shume cmimeve ne disa konkurse ne Shqiperi dhe Itali si “Epta”, “Kenget e tokes”, “Tirana Talent”, “Città di Barletta”/Itali. Ne 2017 regjistrohet ne Akademine e Arteve ne klasen e ped. Nora Çashku duke arritur te fitoje audicionin e Universitetit per te dhene nje koncert recital ne festivalin prestigjioz “Nei suoni dei luoghi” ne Cormons/Itali. Nje vit me vone vazhdon studimet e Baçelorit ne konservatorin “Giuseppe Tartini” ne Trieste/Itali, ne klasen e prof.ss Teresa Trevisan ku ne 3 vitet e fundit eshte vleresuar me cmime te para absolute ne konkurse kryesisht ne Itali, si: “Diapason D’oro” Pordenone, “Città di Valtidone” (prov. di Milano), “Città di Villafranca” Verona, “Città di Treviso”, “Citta di Gorizia”, “Ugo Amendola” ( Venezia) ku tek ky i fundit eshte perzgjedhur nga Juria e konkursit te regjistroje n albumin e pare diskografik (CD) me IMD Music&Web di Roma.
Duke permendur dhe koncertet recitale solo ose muzike dhome pianoforte-violino neper salla te ndryshme ne Trieste, Pordenone, Lignano, Udine ecc.
Paralelisht me studimet e Masterit eshte pranuar ne akademine e Pinerolos ne klasen e prof. Roberto Plano duke u mbeshtetur nga fondacioni Amerikan “WFM” dhe nga fondazioni “Marizza”.

Burimi/Facebook/Alumni – Liceu Artistik