ALUMNI /Liceu Artistik -Aksinja Gerbi – piano

0
124

Fillon studimet per piano ne moshen 7 vjeçare ne shkollen e muzikes “Naim Frasheri” Vlore ne vitin 1965.
Qe ne moshe te vogel ndihet dukshem talenti e perkushtimi per kete instrument.
Ne keto vite fillon dhe jeta e saj artistike duke u aktivizuar ne koncertet e organizuara brenda dhe jashte shkolles.
Ne vitin 1973 fillon studimet ne shkollen e mesme artistike “Jordan Misja” Tirane ne degen e pianos nen drejtimin e Mira Dangellise.
Aktiviteti artistik ne keto vite eshte mjaft i pasur.
Ne vitin 1974 ka rregjistruar ne RTSh – Bethoven sonate op 31
Cesk Zadeja Humoreska etj
Ne vitin1975 recital ne sallen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve me nje program te pasur(Beethoven ;Chopin, Harapi , Laro etj)
Ne vitin 1976 rregjistrim ne RTSh
Grig sonate
Ne vitin 1977 merr pjese ne Dekaden e Majit si soliste ku luan Rapsodine per piano e orkester te Kozma Lares e shoqeruar nga orkestra e shkolles se mesme artistike”Jordan Misja”nen drejtimin e
Eno Koços.
Vleresohet me çmimin e dyte ne kategorine e instrumentisteve.
Per arsye objektive ne vitin 1977 nderpret studimet dhe emerohet mesuese e pianos ne shkollen e muzikes “Naim Frasheri”Vlore
Gjate ketij harku kohor zbulohet dhuntia ne fushen pedagogjike(vlere e shtuar per nje pianist) qe pasqyrohet me rritjen e nxenesve ne klasen e pianos si dhe rezultatet e mira tek nxenesit qe ajo drejton .Disa prej tyre vazhdojne studimet e larta dhe sot jane mesues te brezave te rinj.
Ne kete periudhe jeta e saj vazhdon jo vetem si mesuese por edhe si artiste ne skene ku merr pjese ne te gjitha aktivitetet artistike- kulturore ne shkolle e jashte saj, si soliste, ne ansambel-muzike dhome dhe koncertmaester .
Ka bashkpunuar me instrumentistet me te mire te kohes ku permendim Arben Kadesha, Vladimir Kocaqi, Bashkim Jahupi, Edmond Meta me programe dinjitoze si ,Beethoven, Dvorak ,Brahms, Schumann,
Ciajkovskij etj, si koncertmaester
Ne vitin 1978 recital ne hollin e Shtepise se Kultures Vlore me program:
Beethoven, Chopin,Moschkovski, Zadeja, Lara.
Ne vitin 1979 koncertmaester ne konkurrsin e”Zerave lirike” Korce me kengetaret lirik Veneranda Billa, Petraq Zaka,Flamur Haxhiu etj ku merr vleresime maksimale nga juria duke e konsideruar “zbulim” te kohes dhe nje koncertmaester me prespektive.
Ne vitin 1979 recital me tenorin Kristaq Paspali ne sallen e Teatrit Vlore.
Ne vitin 1982 interpreton si soliste me filarmonine e qytetit te Vlores nen drejtimin e Thanas Caci koncert me vepra te muzikes shqiptare.(rregjistrohet nga RTSh)
Ne vitin 1983 recital dipllome ne sallen e Teatrit te Vlores me sopranon Kulla Caci.
Gjate ketyre viteve nuk mungojne koncertet ne muzike dhome duo violoncel , violin, instrumentet te frymes etj me programe te pasura.
Ne vitin1984 fillon studimet ne ILA sot Akademia e Arteve te Bukura duke fituar konkursin ne degen e pianos ne vendin e pare ne 54 konkurent pianiste.
Studjon nen drejtimin e Prof.Margarita Kristidhit
Ne vitin 1985 koncert dipllome me klarinetistin Bashkim Barbullushin ne Sallen e ILA sot AAB
Ne vitin 1988 dipllomohet me vleresim maksimal.
Ne vitin 1990 si rezultat i aftesise dhe pjekurise artistike fiton konkursin ne bashkpunim me instrumentistet e mirenjohur si Rajmonda Stefi, Gjergj Antoniu, Arben Skenderi me nje repertor dinjitoz :
Çezar Franch, Brahms,Hayden, Beethoven, Ciajkovskij etj. duke u emeruar pianiste ne ILA
Ne vitin 1990-koncertmaester ne klasat e Prof.Gjergj Antoniut, Prof .Kico Dako si dhe Ped. Shpresa Nishani.
Ne vitin 1992 asistent pedagoge ne klasen e Prof Anita Tartari
Ne kete periudhe ben nje jete artistike mjaft aktive duke marre pjese ne aktivitete te rendesishme artistike.
Ne vitin 1992 merr pjese ne konkursin e kengetareve lirike me sopranon Sofika Kola ne Caltanissetta Itali
Ne vitin 1993″Festivali Romancave” ne sallen e T.O.B. ku se bashku me sopranon Suzana Frasheri vleresohen me cmimin e pare.
Ne vitin 1994″Festivali Muzikes se re Shqipetare” ne sallen e ILA me vepra te Kozma Laros si soliste dhe duo me flautistin Besnik Dashlani
Ne vitin 1994 konkursi “Maria Calas” Athine me sopranon Sofika Kola
Ne vitin 1994 koncert ne Monopoli Itali me flautisten Klorinda Tepelena, sopranon Suzana Frasheri, violoncel Pjetr Guralumi si soliste dhe ne ansambel muzike dhome.
Ne vitin 1997 transferohet ne Itali ku jeton dhe punon akoma sot.
Ne kete periudhe te rendesishme te jetes se saj i dedikohet mesimdhenies.
Fillon si docente ne nje shkolle muzike te Bergamos.
Puna e saj me pasione dhe profesionalizem ben qe te kete rezultate mjaft te mira me nxenesit, te cilet jo vetem vazhdojne studimet ne conservatoret si ne Milano,Bergamo,Cremona por marrin pjese neper konkurse ne Itali e me gjere ku vleresohen me cmime te para e te dyta
Nje nga studentet e saj eshte pianisti mjaft i njohur ne kariere ne Itali Josef Mossali.
Vazhdon te punoj aktualisht me te njejtin pasion dhe profesionalizem .

Burimi/Facebook/ALUMNI Liceu /Artistik