ALUMNI Liceu Artistik – Ardian Isufi – grafikë

0
82

Ardian Isufi ka lindur më 1973 dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës në vitin 1995 në Atelienë e Grafikës. Që nga viti 1996 jep mësim si Profesor i Asociuar në Atelienë e Grafikës. Gjithashtu, ka drejtuar si Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në vitet akademike 2016-2020, Universiteti i Arteve – Tiranë.
Artist me një eksperiencë të gjatë ne skenën e artit pamor, kritikës, çështjeve publike dhe politike, organizimit të platformave kulturore dhe arsimore, si dhe kurator i aktiviteteve të artit bashkëkohor.
Veprat e tij janë të karakterit si vepra të angazhuara që ndikojnë drejtpërdrejt mbi opinionin publik si një dialog me mjetet e artit duke na vorbulluar me paqëndrueshmëritë dhe qëndrimet eklektike të tij si një kostum që me kast e ka veshur për të na destabilizuar përcaktueshmërinë e përkohëshme e të përsëritur që ai propozon.
Me një kurrikul të pasur në profilin e tij duke veçuar veprën “ANTIHOMAZH” Instalacion me maskën e vdekjes të diktatorit Enver Hoxha në Muzeun Historik Kombëtar Tiranë-Shqipëri. Disa nga punimet e tij e kanë bërë të përzgjedhur në aktivitete ndërkombëtare të një rëndësie të veçantë sot në lëvizjet ndërkombëtare, si pjesëmarrje në pavionin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës Venecia-Itali, Bienalja ndërkombëtare e letrës Muzeu Villa Vecchia-Galeria Doria Pamphilj Rome-Itali, “Flash Art Event” Milano-Itali, apo në përfaqësimin e artistëve bashëkëkohor shqiptar në Muzeun Ludwig Budapest-Hungari, “Paralel Viena 2015” në Austri, Galeria Kombëtare e Arteve në Pekin-Kinë, Tribeka Art New York-USA dhe në shumë vende të tjera me aktivitete kulturore.
Si kurator dhe kritik arti veprimtaria e tij është shumë e gjërë duke shtuar edhe kërkimin shkencor mbi tezën doktorale me temë “Fenomenet kulturore në vitet’70 në Realizmin Socialist”, duke përfaqësuar më së miri brezin e artistëve dhe intelektualueve shqiptarë të impenjuar dhe aktivë në të gjithë spektrin e veprimit publik.
Në qasjen e tij Ardian Isufi ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun shqiptar edhe si aktivist duke tentuar përherë ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore dhe politike, por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore ndërmjet lokales dhe globale.

Burimi/Facebook- ALUMNI/Liceu Artistik