ALUMNI/ Liceu Artistik – Ardita MENI – Pedagoge Kanto/Soliste Lirike Freelance

0
77

Filloi studimet muzikore ne intsrumentin e Pianos me prof. L. Kotorri dhe V. Petrela me vepra muzikore nga autore te ndryshem si: Chopin, Beethoven dhe Mozart.
Gjate studimeve 4 vjecare ne Akademine e Arteve (Tirane) aktivizohet ne nje larmi aktivitetesh, konkursesh dhe masterklasse te ndryshme. Fiton vendin e I-re (ne vitin 2006) ne Masterklass-in e realizuar nga dirigjenti italian Roderto de Nadai, nen kuadrin e sezonit nderkombetar te koncerteve “Klasik”. Dipllomohet gjithashtu edhe ne Masterklass-in e Docentes Carmen Gonzales, te organizuar nga Shkolla Superiore e Muzikes ne bashkepunim me Akademine e Arteve (viti 2008)
Pjesmarrese ne Konkursin Kombetar te Zerave Lirike “Jorgjie Truja” dhe u nderua me cmimin e dyte.
Performon si Aktore/Soprano ne bashkepunimin e pare Shqiptaro-Serb ne filmin “Honey Moon” me regjizor Goran Paskalevic. Roli i nuses, te cilen interpretonte, pervec aftesise aktoriale kerkonte edhenje aftesi vokale e cila shprehej ne film me kendimin live te aries “Oh,Quante Volte” (aria e Giulietes) nga opera “I Capuletti e i Montecchi” nga V. Bellini.
Gjate viteve te studimit, per Specialitetin e Kantos, interpreton ne tre Opera te ndryshme tre role
kryesore, me regjizor N. Gurakuqi ne rolet e Konteshes tek opera “Dasma e Figaros” (2008); ne rolin e Euridices tek opera “Orfeu dhe Euridice”; ne rolin e Suor Angelica-s nga opera “Suor Angelica”
Ardita MENI eshte e angazhuar ne jeten artistike te Liceut Artistik “Jordan Misja” me pjesmarrje aktive qofte si Soliste Lirike, ashtu si edhe ne fushen pedagogjike (pjesmarrese, gjithashtu, ne jurite e konkurseve te ketij insitucioni) per realizimin e koncerteve te ndryshem te organizuar nga drejtoria e ketij insitucioni ne bashkepunim me ambasada te ndryshme.
Perkah eksperinces pedagogjike, eshte fituese (gjate viteve 2009 – 2015) ne audicione te veprave te ndryshme operistike prane insitucionit te T.O.B-it dhe gjithashtu pjesmarrese si soliste ne keto vepra me role komplekse dhe me nje nivel veshtiresie te madh per c`do soprano lirike qofte kombetare qofte nderkombetare. Performon ne role dhe koncerte te ndryshem si :

  • “Porgy and Bess” (G. Gershwin) ku interpreton Klaren – (2009)
  • Premiera “La Vita e un Sogno” ku interpreton Rozauren – (2010)
  • Premiera “Vejusha Gazmore” ku interpreton Anen (2010)
    -“Grand Ballo” Ballo e fundvitit ne T.O.B. si soliste kryesore (2010)
    -Soliste kryesore ne koncertin e organizuar nga Bashkimi Europian per diten e Europes, me orchestren e huaj United Europe Chamber Orchestra, me dirigjentin Massimo Palumbo – (2011)
    -“Flauti Magjik” (W.A.Mozart) ku interpreton Paminen – (2011)
    -Soliste ne koncertin e “Marie Kraja” me dirigjen Zh. Ciko (2011)
    -“Grand Ballo” Pjesmarrese si soliste kryesore ne koncertin e mbylljes se vitit ne T.O.B (2011)
    -Soliste kryesore ne koncertin e organizuar nga Bashkimi Europian per Diten e Europes me orkestren e T.O.B-it, e ftuar nderi dhe e dekoruar nga kryetari Ettore Sequi me titullin “Testimone e Bashkimit Europian” (2011)
    -Soliste kryesore ne Kongresin e Strasburgut, ftuar nga Ambasada Shqipetare per te perfaqesuar muziken shqipetare (2011)

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik