ALUMNI – Liceu Artistik -Artemisa Repa – SOPRANO -Romë

0
90

Mbaron Liceun Artistik në vitin 1999
Diplomuar në vitin 2003 në Akademinë e Arteve Tiranë,
Në vitin 2006 është specializuar me nota maksimale pranë Konservatorit të Muzikes “S. Cecilia”, Romë .
Fituese e një numri të konsiderueshëm konkursesh ndërkombëtare, mes të cilëve Konkursi i “G. Rossini”në Bad Wilbad në (2003), Konkursi “Enrico Caruso” Milano (2004), Konkursi “Martinelli-Pertile” në Montagnana (2004), Konkursi “Zandonai” Riva del Garda (2004), Konkursi “Marie Kraja” në (2004), Konkursi i “Citta di Airola (2019), etj.
Ka ndjekur kurse të këngës me Mirella Freni, Raina Kabaivanska, Katia Ricciarelli, Mietta Sighele, Giovanna Canetti, Renata Scotto, Renato Bruson, Elizabeth Norberg-Schultz, Donata D’Annunzio Lombardi.
Ka luajtur role kryesore në disa vepra, përfshirë: La Serva Padrona (2001), Il Matrimonio Segreto (2001),Telefoni (2003), La Scala di Setta (2003), në Tiranë dhe Shkodër; Kapuletët dhe Monteget në Shtëpinë e Operës në Stamboll (2008); Rigoletto në Teatrin Komunal të Rio de Janeiro (2012); Berberi i Seviljes nga Paisiello në Teatrin San Pedro në Sao Paulo (2012); Cosi fan tutte në Teatrin AlBustan në Bejrut (2015).
Ndër koncertet e saj mund të përmendim: “Mass in C major” nga Cherubini, Sala Santa Cecilia, Romë,
2004; “Gala Concert”, Haghia Irini, Stamboll, 2007; “Salve Regina në C Maggiore ”nga Pergolesi,
Manastiri i San Bento, San Paolo, 2010; “Arie operash”, Teatri Kombëtar i Campos do Jordão, 2011; “Arie Operash”, Teatri Kombëtar i Brazilia, 2012; “Muzika e dhomës e Verdit”, Sao Paulo, Asunción, Bejrut,
2013; “Mass in C minor” nga Mozart, Bejrut, 2013; Rossini “Messa di Gloria”, Bejrut, 2014; “Romance di
Tosti”, Bejrut, 2015. Soliste në Petite Messe Solennelle, dirigjuar nga Michele Campanella (2010) dhe Pasioni i Bach sipasJohn, drejtuar nga Nicolau De Figueiredo, me orkestrën dhe korin e Teatrit Komunal të San Paolo (2011).
Nga 2015 deri në 2017 ka dhënë mësim për Kanto në Shkollën e Muzikës së Universitetit Notre Dame(NDU) në Louaize, Liban.
Në 2016, 2017 dhe 2018 u rendit e para në audicionet për artistë të korit të Teatro dell’Opera në Romë, me të cilin aktualisht bashkëpunon (“Trovatore”, “Andrea Chénier”, “La damnation de Faust”, “Aida”, “Les
Vêpres Siciliennes”).

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik