ALUMNI- Liceu Artistik – Brunilda Stefani – violinë

0
38

Brunilda lindi dhe u rrit në qytetin e Korçës ku morri mësimet e para të violinës.
Ajo studioi në shkollën e mesme artistike Tefta Tashko në Korçë ku u dallua si një instrumentiste me aktivitet të pasur koncertal. Studimet e larta i kreu në I. L. Arteve me rezultate shumë të mira. Menjëherë mbas diplomimit në vitin 1980 filloi punë si mësuese e violinës në Liceun Artistik Jordan Misja ku punoi deri në vitin 2016. I kujton me nostalgji vitet e para të punës… Të qenit pjesë e një stafi pedagogësh me shumë eksperiencë ishte një shkollë e dytë, një mundësi edukimi me disiplinën profesionale të punës nëpërmjet diskutimeve dhe debateve për çdo arritje. Në vite në klasën e saj u diplomuan më shumë se 50 nx, të cilët debutojnë me sukses në shumë vende të botës. Çdo nxënës ishte një eksperiencë më vehte, një pasuri për rritjen e saj profesionale. Për vite me radhë ajo drejtoi komision e violinës në shkollë me përkushtim duke qenë e hapur profesionalisht me kolegët permjet diskutimeve dhe organizimin e jetës artistike të nxënësve.
Nga viti 2004 ajo është edhe pedagoge e jashtme në akademine e arteve.
Në vite Brunilda ka qenë pjesë e disa jurive ndërkombëtare si “këngët e tokës”, ArsKosova, në Ohër dhe Kavadarc (Maqedoni e Veriut), Kroaci…
Pjesemarja, paraqitja dinjitoze dhe suksesi i vazhdueshëm i nxënësve të saj, si fitues të çmimeve absolute dhe GRAND PRIX në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare e bëri të njohur dhe të vlerësuar në rrethe artistike të vendeve të tjera.
Brunilda është hartuesve e programeve mësimore për lëndën e violinës nga klasa 1-12

Burimi/Facebook/ALUMNI/Liceu Artistik