ALUMNI – Liceu Artistik – ELIDA PALI – violonçel ( Itali)

0
42

Filloi studimet e saj ne moshen 8 vjeçare ne liceun artistik “Jordan Misja”, me pedagogen Eftali Ndreu. Qe ne vite e para dhe me pas vleresohet ne pjesmarrjet e vazhdueshme te saj ne konkurset e instrumentisteve qe zhvilloheshin çdo vit ne Tirane. Ne vitin 88’behet pjese e orkestres se harqeve formuar nga profesor Zhani Ciko me te cilen aktivitetet e koncerteve te sukseshme jane te shumta ne Shqiperi dhe jashte saj. Gjate studimeve ne Akademine e Larte te Arteve me profesor Astrit Selita e ftuar ne Itali,mbas nje seleksionimi,fiton bursen e studimit nga Rotaty Club qe i jep mundesine te stuioj dhe te frekuentoje kurset e perfeksionimit ne violonçel me Maestro Amedeo Baldovino ne shkollen prestigjoze Scuola di Musica di Fiesole ne Firenze . Ne vitet me pas vazhdon studimet e saj me Maestro Rocco Filippini ne Accedemia Walter Stauffer ne Cremona. Ne diplomen e saj te dyte ne Firenze vleresohet me maksimumin e votave dhe lode. Ne vitin 94′ formon ,se bashku me studentet bashkeatdhetare ne Scuola di Musica di Fiesole, Abigeila Voshtina dhe Irma Skenderi trion e harqeve Trio di Tirana. Te shumta aktivitetet e trios dhe vleresimet nder vite. Ftesa dhe pjesemarrje ne festivale te rendesishme ne panoramen artistike italiane,festival di Ravello,festival di Gubbio,Estate fiesolana,te ftuara ne Palazzo del Quirinale ,konkurse nazionale dhe internazionale,kurse dhe bursa studimi qe u japin mundesine te studiojne dhe te rriten artistikisht me yje te panorames artistike ne ato vite ,si Piero Farulli dhe Franco Rossi (anetare te kuartetit italian)ne Firenze Amedeo Baldovino ,Renato Zanetovich (anetare te Trio di Trieste) Günter Pichler dhe Thomas Kakuska(anetare te kuartetit Albanberg) ne Semmering Austria Amedeo Brengola (Accademia Chigiana ne Siena) Ne studimet e tyre ne Accademia Chigiana ne Siena me Maestro Riccardo Brengola vleresohen meme Maestro Riccardo Brengola vleresohen me Diplome Nderi. Ne vitet me pas,perveç muzikes se dhomes dhe aktivitetit si soliste fillon dhe bashkepunimin me orkestra te ndryshme duke u vleresuar gjithmone ne audicione dhe konkurse . Ne vitin 2008 behet anetare dhe pjese e orkestres prestigjoze ne panoramen artistike internazionale, orchestra del Maggio Musicale Fiorentino ne Firenze duke mbuluar rolin e concertinos se violonçelave e zgjedhur nga Maestro ZUBIN MEHTA. Eshte violoncel i pare ne ” Cameristi del Maggio Musicale Fiorentino ” Te shumta bashkepunimet e saj edhe me orkestra te tjera ne Itali si orchestra di Santa Cecilia ne Romé orchestra del Teatro alla Scala ne Milano ne rolin e concertinos etj

Burimi/Facebook/ALUMNI – Liceu Artistik