ALUMNI Liceu Artistik – Eriona RUSHITI

0
107

Eriona RUSHITI, sot njihet si kompozitore, por studimet e saj per rreth 12 vjet i ka ne instrumentin e violines.
Shkollen 8-vjecare e kryen prane shkolles se muzikes “Kongresi i Permetit” e me pas ne Liceun Artistik “Jordan Misja” me Proletare Skenderin. Krahas mesimeve ne violine ne keto vite prane liceut u hapen dege eksperimntale te kompozicionit e dirizhimit. Ne kete periudhe ajo kryen studime te avancuara me Pellumb Vorspin e Artan Licaj ne degen e kompozicionit edhe pse spikaste edhe si nje violiniste e talentuar,
Vazhdon studimet ne Akademine e Arteve per kompozicion me pedagogun Sokol Shupo, e me pas studimet pasuniversitare i vazhdon ne Bukuresht, me kompozitorin e njohur rumun te shekullit te fundit Anatol Vieru.
Ajo tashme njihet si kompozitore jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte saj, pasi krijimtaria e saj muzikore eshte interpretuar ne Shqiperi, Rumani, Zvicer, Gjermani, Amerike, Kosove etj. Nga instrumentiste vendas e te huaj
Ka pjesemarrese te shumta ne festivalet me te njohura te muzikes contemporane si “Gaudeamus Muziekweek”-Amsterdam, ne “Colloquim fur Neue Musik e. v. BCNM”, Berlin, Gjermani, “Darmstadt Contemporary Music Festival”, Gjermani, ne ‘Beyreuth Music Festival” Munchen, Gjermani, ne “ReMusica” Prishtine, Kosove si dhe ne shume festivale te muzikes kontemporane ne Shqiperi ku eshte vleresuar edhe me cmime.
Ne Shqiperi eshte vleresuar me cmimin “Cesk Zadeja” ne Festivalin ‘Ditet e Muzikes se Re” si dhe me cmimin “MUZA” te akorduar nga MInistria e Kultures
Ajo shkruan kryesisht muzike per ansambel dhome. Ja disa nga titujt e ketyre veprave
“Memory”, “Sound of stars” “L’Aura”, “The lost song” ”Viola quartet” etj.
Gjate viteve te fundit, Eriona njihet edhe si autore e shume kengeve, si kompozitore dhe tekstshkruese njekohesisht.
Me kengen “Ktheju tokes” ajo perfaqesoi Shqiperine ne Festivalin Europian 2019 , ne Izrael.
Vazhdon te bashkepunoje me emrat me te mire te kenges si Manjola Nallbani, Aurela Gace, Mentor Haziri, Jonida Maliqi, Era Rusi etj
21/178766445_812855265993337_7635169067584383752_n.docx/Liceu.docx?_nc_cat=104&ccb=1-3&_nc_sid=0cab14&_nc_ohc=9e4KB8cbwmwAX9wprMs&_nc_ht=cdn.fbsbx.com&oh=1725f692deb1da360f4d4cd3c0419f91&oe=608F2086&dl=1
Eriona RUSHITI

Burimi/ALUMNI Liceu Artistik