ALUMNI/Liceu Artistik – Gerta Alla- violine – Lilë ( Fr)

0
74

Gerta Alla ka filluar violinen ne moshen 7 vjeçare ne Licen Artistik ”Jordan Misja” ne klasen e Zishan Kumbaros dhe me tej ne klasen e Pranvera Tegos me te cilen studion deri ne moshen 18 vjeçare. Gjate kesaj periudhe , ajo merr pjese disa here ne konkursin “Kenget e Tokes” ku vleresohet disa here me çmime te para dhe me nje çmim te dyte. Gjithashtu ajo fiton çmimin e pare ne konkursin ”Islam Petrela” pak vite me vone. Gerta merr pjese ne stazhin ”Mozaik” ,ne te cilin ka fatin te punoje me profesor te universitetit te Vjenes , ku do te vleresohet edhe me nje burse.Ne vitin 2010, ajo largohet per te vazhduar studimet ne Paris , fillimisht ne ”Conservatoire à rayonnement régional de Paris” ne klasen e Frédéric Laroque ( koncertmaister i orkestres prestigjoze te Opéras se Parisit) dhe me pas ne ”Pôle Supérieur Paris” ku diplomohet me nje dubel bachelor per violine dhe muzikologji nga universiteti i Sorbones.
Ne 2016 ajo pranohet ne akademine e Operas se Paris ku i jepet mundesia te luaje me orkestren e operas dhe gjithashtu te beje kocerte muzike dhome. Gjate viteve te fundit , ajo ka luajtur ne festivale te ndryshme si ”Festival de Colmar, ”Different trains” , ”Un violon sur le sable”.
Qe prej vitit 2019 , Gerta eshte pjesetare e Orkestres Nationale de Lille.

Burimi/Facebook/ALUMNI – Liceu Artistik