ALUMNI – Liceu Artistik – Igli Tuga- Krarinitist

0
46

Një tjetër artist shqiptar me zë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare i bashkëngjitet Alumni Liceu Aristik. Igli Tuga
Igli Tuga i lindur në Tiranë, një prej klarinetisve më në zë të brezit të tij, e kombinon karrierën artistike me punën si pedagog. Në harkun kohor të viteve 1998 -2003 drejton klasën e klarinetes pranë liceut artistik, dhe në vitin 2007- 2008 i besohet dhe roli i pedagogut në Akademine e Arteve. Shkollën e lartë e kreu ne Tirane ne Akademine arteve , në klasën e profesor Fatos Qerimaj. Së fundi, është diplomuar në master me rezultate të shkëlqyera në njërin prej universiteteve më të njohura në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Sunny Purchase College, në klasën e Ayako Niedich Oshima, edhe Charles Niedich profesor në Juliard School. Ka marrë vlerësime nga kritika amerikane si sfidues i të të gjithë elementeve teknike me një djeshmeri te larte në interpretim Klarinetist i parë i orkestrës së radio televizionit shqiptar në vitin 1998 -2002. Roli i tij shtrihet dhe si solist me koncerte te shumta me këtë orkestër. Numëron bashkëpunime me të gjithë kompozitorët më të njohur në Shqiperi Se fundmi mbaron me rezultate te shkelqyera Mastrerin per Music Education ne Bridgport University , Ka një kontribut të qënësishëm në interpretimin dhe publikimin e repertorit të muzikës bashkëkohore shqiptare. Pjesëtar i Asmus Ansamble; me një repertor konteporan përfaqëson me sukses prezatimin e muzikës shqiptare në një sërë festivalesh në Europë, si solist edhe anëtar i ansambleve të muzikës së dhomës. Është pjesëtar i ansamblit ditët e muzikës shqiptare; është vlerësuar disa herë me cmime kombëtare në festivalin Nikolla Zoraqi.

Burimi/ALUMNI – Liceu Artistik