ALUMNI- Liceu Artistik – Kledia STEFANI – piano

0
132

Kledia Stefani lindi ne 1985 ne Tirane, Shqiperi. Ajo nisi te luante ne piano ne moshen 6 vjecare ne shkollen e muzikes “Kongresi i Permetit” ne kujdesin e mesuese Zana Pirdenit. Ne moshen 10 vjecare nisi studimet ne Liceun Artistik ne klasen e pedagoges Nadjezhda Porodini. Ajo mori pjese cdo vit ne Konkurset e organizuara nga shoqata shqiptare EPTA ku dhe u vleresua me disa cmime. Ne Vitin 2006 vleresohet ne konkursin kombetar me cmimin Cesk Zadeja. Ne vitin 2003 ajo nisi studimet ne universitetin e arteve Folkwang ne Essen ne klasen e Prof. Till Engel. Gjate studimit, ajo koncertoi si soliste ne „Essen Original“ dhe ne Tirane e Bochum si soliste me orkestrengjermano-shqiptare te te rinjve. Ne 2007 luajti Beethoven Triple Koncert me „filarmonine 2000” ne Potsdam. Ajo ishte soliste ne Produksionin e WDR 5 „Der Untergeher“. Ne 2008 u vleresua me cmimin „Pjanistja me e mire e vitit“ ne konkursin Folkwang ku interpretoi si soliste me orkestren e universitetit ne Essen. Ajo u specializua me masterin e muzikes se dhomes ne klasen e Profesoreve Andreas Rainer (Rosamunde Kuartet) dhe Dirk Momertz (Faure Kuartet). Ne 2010 nis punen ne Universitetin Folkwang si Doncente. Me trion e saj Lafroyg koncerton rregullisht ne Gjermani si dhe ne Shqiperi. Ajo eshte pedagoge e shkolles internacionale per piano I&K.

Burimi/Facebook/ALUMNI/Liceu Artistik